Misioni diplomatik i Kosovës në Nju Jork, shënoi 11 vjetorin e Pavarësisë

Amerika

Misioni diplomatik i Kosovës në Nju Jork, shënoi 11 vjetorin e Pavarësisë

Nga: Beqir Sina - Manhattan NYC Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 19:16
Tetuta Sahatqija

BIG APPLE NYC : Më, 19 shkurt- Misioni diplomatik i Republikës se Kosovës ne Nju Jork, ka kremtuar 11 vjetorin e Pavarësisë , me organizimin e një pritje solemne dhe një koncerti recital me Guitar, të dy artistëve mjaft të njohur nga Kosova, Agron Peni & Endrit Xerxa, mbajtur në njërën e mjediseve të qendrës kulturore japoneze “Japan Society” në qytetin e Nju Jorkut.

Në këtë pritje solmne dhe koncert morën pjesë edhe diplomatët e të dy vendeve tona në Nju Jork dhe Uashington, përfshirë Ambasadoren e Kosovës Vlora Citaku, dhe ambasadoren e Shqipërisë Floreta Faber, si dhe diplomatët e të dy vendeve tona në Kombet e Bashkuara.

 Me praninë e nderuar të tyre ishin edhe disa Ambasadorë e diplomatë të vendeve mike të Kosovës, në Kombet e Bashkuara, veprimtar dhe njerëz të suksesshëm , studentë që studiojnë në shkollat e larta amerikane, drejtues e zyrtarë të institucioneve lokale këtu në Nju Jork, si dhe përfaqësues të mediave kryesore në diasporën shqiptare në SHBA( gazeta Illyriapress, Bota sot, portali Telegraf ,TV 21, TV Cultura Shqiptare, ALBTVUSA, American TV of Kosova, e tjer), biznesmen e afarist shqiptar.

Besa Xani një artiste shqiptaro-amerikane dhe një projektuese nga Kosova, në Nju Jork, duke hapur këtë pritje solmne dhe koncertin, tha se jam e nderuar që ta ndaja këtë festë të 11 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, me të gjithë të pranishmit, Shkëlqesi, Ambasadorët e Misioneve Diplomatike në Kombet e Bashkuara, trupat diplomatike në Nju Jork, dhe bashkëatdhetarët tanë .

 “Kjo mbrëmje e mrekullueshme e organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork, ka të bëjë me festimin e pavarësisë sonë, si dhe promovimin e kulturës sonë, tha ajo duke prezantuar dy artistët që kishin udhëtuar nga Kosova, për dhënë një koncert të mrekullueshm me me rastin e 11 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës”, tha ajo.

Agron Peni, është kitarist dhe kompozitor, i njohur për kombinimin e tij të muzikës klasike me flamenco dhe etno, si dhe Endrit Xërxa, është një kitarist klasik dhe i njohur për muzikën e tij të shkrirjes klasike.

Në fjalën e saj përshëndetëse, Ambasadorja Tetuta Sahatqija, Konsulle e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në SHBA, ka thënë se ndjehet i privilegjuar qe  t'ju uroj mirëseardhjen të gjithëve në këtë pritje me rastin e 11 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, dhe se jemi të lumtur që jemi së bashku sonte në këtë vend të bukur, të rrethuar nga miqtë të shumtë, dhe bashkatdhetarët tanë, për të festuar 11 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, këtu në Nju Jork.

“11 vjet më parë në temperaturat e ngrirjes, Parlamenti në Prishtinë e shpalli Kosovën shtetin e pavarur dhe sovran. Pavarësisht nga i ftohti arktikë, të gjitha rrugët ishin mbushur plot me njerëz të qeshur, duke kënduar, duke u uruar njëri-tjetrin për realizimin e ëndrrës sonë të gjatë.

Emocionet dhe lotët e lumturisë u përzier me kujtimet e së kaluarës. Kujtimet e kohës kur qenë shqiptarë në Kosovë ishin qytetarë të dorës së dytë, koha e aparteidit ku universitetet dhe shkollat e mesme nuk u lejuan për studentët shqipfolës, ku në 90% të vendit shqiptar gjithçka ishte shkruar në cirilik. Kujtimet iu drejtuan kohës së luftës dhe mizorive që vetëm mendja më e errët e Millosheviqit mund të imagjinojë dhe të përpiqet të realizojë” tha Ambasadorja Sahatqija.

Më pasë ajo kujtojë me këtë rast edhe faktet se lufta në Kosovë, la pas 13.590 të vrarë, rreth 20.000 abuzime seksualisht, dhe më shumë se 800.000 shqiptar u larguan me forcën e policisë e ushtrisë nga shtëpitë e tyre, përfshirë edhe mua dhe familja time që ishin në mesin e tyre.

Dhe, kështu në atë kohë Kosova, u bë vendi i shkatërruar nga lufta. Shtëpi, monumente që dëshmojnë ekzistencën, kulturën dhe historinë e shqiptarëve, vendet fetare dhe bibliotekat shumë të vjetra, u dogjën në themel. Kurse, deri më sot, 1.640 persona - pra shqiptarët ende mungojnë, duke lënë familjet të presin në ankth për çdo informacion për të dashurit e tyre.

Sipas Ambasadores Sahatqija, përveç këtij përvjetori të rëndësishëm, Kosova sot  gjithashtu feston përvjetorin e 20-të të çlirimit të Kosovës, i cili nuk do të ishte e mundur nëse bota e civilizuar nuk do të ishte bashkuar dhe do të vendoste të ndihmonte popullin e Kosovës nga golgota e tmerrshme që ishte kryer nga kasapi i Ballkanit, diktatori Millosheviç.

“Zonja dhe zoterinj, Liria jonë dhe shtetësia bazohen në themelin e fortë të Rezistencës Paqësore të Presidentit Ibrahim Rugova, luftëtarëve të lirisë nën udhëheqjen e guximshme të Adem Jasharit, sakrificave të mëdha të grave dhe burrave të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës UCK-ës.

Ajo bazohet në krye të punës së madhe dhe angazhimit të diasporës sonë në mbarë botën që ishte zëri ynë kur Kosova nuk kishte të vetat. Ajo bazohet në respektin dhe miqësinë e përjetshme për botën progresive, demokratike që nuk mund të tolerojë pastrimin etnik dhe vrasjet masive të bëra para syve të tyre. Dhe, ne do të jemi përjetësisht mirënjohës për ju!”

 Kurse, duke përmendur atë se Kosova sot është vend i lirë dhe demokratik, duke u përpjekur të gjejë vendin e saj midis kombeve të lira, Sahatqija, tha se Kosova është duke u përballur edhe me shumë vështërsi dhe sfida dhe shumë më tepër për të arritur në shumë fusha, arritje të shumta që tashmë janë realizuar.

“Ushtria e Kosovës bëri paradën e parë zyrtare për përvjetorin e 11-të të shtetit tonë të ri për përhapjen e mesazhit të Nderit dhe Detyrës, duke kontribuar në stabilitetin e rajonit dhe duke u përgatitur për aleanca paqësore.

Kosova po aspiron të bëhet anëtare e BE-së, NATO-s, OKB-së dhe të gjitha organizatave të tjera ndërkombëtare ku do të sjellim vlerë të shtuar këtyre organizatave.

Qytetari ynë po shkëlqen në mbarë botën në shumë fusha. Kur Majlinda Kelmendi mori shansin për të konkurruar si të barabartë me xhudokët e tjerë, ajo solli medaljen e artë në shtëpi. Nën udhëheqjen e krijuesit të kampionit Toni Kuka, Kosova u bë vendi më i mirë i Xhudos në botë.

Vajzat e guximshme kosovare u ngjitën në majat më të larta malore të botës duke thënë me zë të lartë se qielli është kufiri i tyre. Ndërkohë, që djemtë e ekipit Kombëtar të Futbollit po e vënë flamurin e Kosovës në hartën botërore të futbollit profesionist.

Vajzat dhe djemtë po bëhen ambasadorët më të mirë në universitetet e tyre anembanë botës duke u bërë bests në klasat e tyre. Këngëtarët tanë opera po interpretojnë në fazat më të mira botërore. Katër vajza nga Kosova u bënë Megastarët e muzikës Pop Botërore.” tha Ambasadorja Teuta Sahatqija Konsulle e Përgjithëshme e Republikës së Kosovës, në Nju Jork, e cila ishte mikëpritëse e kësaj pritje së bashku me stafin e saj diplomatët Butrint Ymeri, Ines Demiri, Albana Bylykbashi, Lulëzim Krasnqi, Milot Krasniiqi, Dafina Shkreli, dhe Vlora Marku.

Mbas fjalës së përshëndetëse të Ambasdores Teuta Shatqija, dhanë shfaqjen e tyre kompozitori dhe Mjeshtri i Guitares, z.Agron Peni i shoqëruar nga kitaristi i ri, por shumë i talentuar, z. Endrit Xërxa, të cilët erdhën posaçërisht nga Kosova për të sjellë në Nju Jork koncertin e madh të Guitar për të shënuar festimin e Ditës Pavarësisë së Kosovës 11-të Vjetorin të shtetit shqiptar, shtetit të ri .

Përgjatë gjithë kohës, që ne ambientet e “Japan Society”, po pritej të zhvillohej koncerti u mbajt një pritje me verërat me të mira të bodrumeve e brendeve kosovare të verërave “Stone Castle”, me pronar Rustem Geci.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat