Ekspozita personale e artistes Teuta Ibriqi - fryma e Introduktit simbolist “Gjenerata Ilire” - Bota Sot
Ekspozita personale e artistes Teuta Ibriqi - fryma e Introduktit simbolist “Gjenerata Ilire”

Amerika

Ekspozita personale e artistes Teuta Ibriqi - fryma e Introduktit simbolist “Gjenerata Ilire”

Nga: Beqir Sina - New York Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 17:11
Pamje nga ekspozita

Misioni i Kosovës në Nju Jork, Ambasadorja Teuta Sahatqija për nder të 11 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, hapi  expozitën personale të piktores nga Kosova, Teuta Ibriqi

Mbrëmë në mjediset e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, u hap një ekspozitë vetjake e piktores nga Kosova në SHBA, Teuta Ibriqi, duke nderuar 11 Vjetorin e Pavarësisë dhe 20 Vjetorin e Clirimit  . 

Ekspozita e titulluar “Gjenerata Ilire” e artistes Teuta Ibriqi, ekspozitë personale- paraqet frymën e Introduktit simbolist  - dhe do të qëndrojë e hapur nga data  21 Shkurt 2019  gjerë më datën 21 Mars 2019.

Kuratore është Konsulata e Përgjithshme të Republkës së Kosovës në Nju Jork, personalisht  e Ambasadoria Teuta Sahatqija.

Grafikat e Ibriqi, janë në  mënyrën e shprehjes abstrakte e cila e  bën atë të shprehet më lirshëm.

Teuta Ibriqi është piktorja që është duke vazhduar një cikël të veprave të saj në vazhdimësi me ekspozitën e radhës  "Gjeneratat Ilire", hapur këtu në New York.

Image

“Ngjyra e zezë si e kam thënë edhe ma heret në intervista e mëparshme është sikurse gjaku i njeriut për trupin e tij, kështu që në këtë rast për teknikën e grafikës, është ajo që i jepë jetë gjithë veprës. Ngjyra e bardhë i jepë një qetsi  dhe e zbutë punimin, i jepë një bukuri të pastërt. Ngjyra e kuqe i jep një gjallëri energj” tha Ibriqi për gazetën tonë.

Mes pjesëmarrësve mbrëmë në këtë ekspozitë  ishin  edhe piktorët e njohur Nazmi Hoxha, Sislej Xhafa, aktorët Ariot Myrtaj,  Besa dhe  Shpend Xani, Prag Radoja, Tenori Ergin Oda, fotografi Ilir Rizaj,  Dr. Alan Ross, diplomat e të dy vendeve tona, Misioni Përherëshëm i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, dhe diplomatët e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës, biznesmen, veprimtar, artist e studentë.

Image

Në këtë ekspozita që u vizitua në natën e parë nga dhjetra artistë, veprimtar dhe studentë Ibriqaj, paraqiti 16 grafika:

16 punime të mia lëmija e Grafikes,:

1) Gjeneratat Ilire

2) I Lyme

3) One Life

4) Copw Toke

5) Promise Land

6) Stil life 

7) In Unity

8 In Unity

9) The profile 

10) Dandelion 

11) Swan

12) Nderi

13) Earth

14) Buke e Kripe 

15) The road 

16) COMPOSITION

Image

Dr. Hivzi Muharremi nga Prishtina , shkruan për këtë ekspozitë: 

Ekspozita përsonale e grafistes Teuta Ibriqi hapet në qytetin e Neë Yorkut në SHBA me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës në ambientet e Ambasadës së Kosovës.

Padyshim, dita e hapjes të një evinimenti të tillë, pikërisht në datën e Pavarësisë sëKosovës është një ngjarje e rëndësishme për artin shqiptar, për v etë personalitetin e artistes e cila një kohë të gjatë është duke u marrë me trajtimin e temave ilire, nga periudha më e hershme e bronxit e deri tek ajo e rilindjës, ku arti dhe kultura e arrijnë pikën kulmore të vlerave të njëmendta artistike e figurative.

Artistja Teuta Ibriqi edhepse ishte e brymosur me motive dhe imazhe nga ambienti  përkatësisht nënqielli ku deri në përfundim të studimeve në Fakultetin e Arteve në Prishtinë në Departamentin e Grafikës dhe në klasën e grafistit të njohur Prof. Fatmir Krypa, kryesisht është marrë me realizim të temave akademike-shkollore nga spektri i imazheve kosovare, poashtu sic vepronin edhe studentët e brezit të saj. 

Image

Por, te Teuta që nga ajo kohë studentore i është rrënjosur thellë në shpirtin e  saj kultura e hershme me imazhe nga paraardhësit tonë Ilirët, veprat e realizuara që nga koha e hershme filluan të implementohën në opusin e saj e që në vazhdimësi  shpërfaqen edhe në ditët e sotme, e posacërisht reflektojnë në ekspozitën e  titulluar Nostalgji për ritën zhvillimore të artit ilir. Për t’i prezantuar këto  kompozime me imazhe dhe motive ilire, autorja kryesisht shërbehet me elementet  simbolike që nga lashtësia të cilët ngërthejnë në vete një histori të vërtetë, një dëshmi të periudhave historike gjatë periudhës Perandorike ilire, me një shtrirje të gjerë dhe me një specifikë të vecantë zhvillimore të segmenteve artistike të të shtatëdhjetë e më shumë fiseve ilire që përbënin tërësinë e Perandorisë ilire.

Fryma e introduktit simbolist shpërfaqet në shumë tablo të ekspozuara, drejtim ky, i cili autorës do t’i bëhet si imperativ edhe për punime që paraqitën në vijimësi të krijimtarisë së saj artistike. 

Implementimi i pikave dhe rradhëve në ca kompozime simbolizojnë brezat e kulturave ilire, ku këto pika asocojnë në formën e stolive (byzheterive), duke e vënë spikamë atë se Ilirët ishin një popull që i përkushtuan kujdes të madh zbukurimit që nga qeramika e deri të amforat e formave të ndryshme, si dhe të monedhave që simbolizonin qeverisjen e shtetit të tyre.

Një qasje e shpërfaqjes së elementeve simbolike mund të shifet edhe te figura e një femre ilire e mbushur me stoli qe nga koka e deri të këmbët në mënyrë strukturale prap venerohen breznitë-gjeneratat Ilire në formë të pikave, me të njëjtin synim për përshkrim të tematikës së punimit rreth bukurisë fizike të saj. Si burim frymëzim i mëtutjeshëm i artistes është trajtimi i bujarisë dhe e bukurisë së femrës shqiptare, padyshim si trashëgimi nga e kaluara e lashtë të të parëve tonë ku në mënyrë gjenetike përcjedhën deri në ditët tona…

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...