Dy ish kongresistë republikan Michael Grimm dhe Joe DioGuardi u flasin të rinjëve në Nju Jork - Bota Sot
Dy ish kongresistë republikan Michael Grimm dhe Joe DioGuardi u flasin të rinjëve në Nju Jork

Amerika

Dy ish kongresistë republikan Michael Grimm dhe Joe DioGuardi u flasin të rinjëve në Nju Jork

Nga: Beqir Sina - New York Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 18:56
Kongresistet republikan Michael Grimm dhe Joe DioGuardi

Republikanët e NYC dhe folësit e mbrëmjes u bashkuan në një vizion të përbashkët  “Make Great Again 2020” , për të ri-bërë SHBA një vend të drejtësisë, lirisë dhe mbrojtjes së popullit amerikan.

Themeluesi i grupit të republikanëve të NYC, Marko Kepi, ftoi kete uikend në një takim në qytetin e Nju Jorkut, dy ish kongresistët Republikanët Michael Grimm dhe Joe DioGuardi, të cilët patën rastin të flasin për her të parë për këtë grup të  republikanëve në qytetin e Nju Jorkut, i themeluar 10 vjet me pare.

Marko Kepi, themeluesi i ketij grupi i cili e organizojë këtë takim dhe e drejtojë atë e filloi aktivitetin duke falenderuar republikanët e njujorkut, që zgjodhën kete tubim për t'u bashkuar me te rinjet republikan dhe shpjegoi disa nga vizionet  e republikanëve të NYC. 

Image

Kepi tha se grupi që ai ka themeluar i republikanëve te rinjeve në qytetin e Nju Jorkut, e filloi aktivitetin e tij 10 vjet më parë, kur ai ishte president i republikanëve të kolegjit John Jay College, pasi ai kishte arritur të marrë pjesë në shumë aktivitete në Partinë republikane , në rang kombëtar dhe shtetërore.

Më tej Kepi duke folur për partinë republikane në këtë qytet  tha se  ai e kuptoi gjate ketyre viteve se disa republikan në Nju Jork, e kishin braktisur NYC, duke e konsideruar ate si një "kauzë të humbur". 

Mirëpo, u shpreh megjithse skepticizimin e tyre ai  besonte duke nisur republikanët “qëndrestar” të  NYC,  ata kan  për të u rigrupuar edhe  më shumë rreth vizionit republikanë, dhe kan për tu bërë perseri së bashku në NYC, që ata mund të bëjnë një ndryshim në disa zona të NYC.

Image

Ish Kongresisti i Staten Island NY, Michael Grimm duke u drejtuar pejsmarresve  foli për ate qe ai e quajti  ëndrrën amerikane, duke e ruajtur atë dhe duke njohur barrierat ndaj popullit amerikan. Grimm foli me pas mbi disa  çështje kritike, kombetare si ajo e çështjes për emigracionin  dhe si ai i qëndronte asaj,  duke thënë se vendimi i Presidentit Trump per emigracionin është për të mbrojtur të drejtat e lirit e Amerikanëve. 

Gjatë fjalimit të tij para këtij grupi republikan entuziast dhe të frymëzuar, të larmishme të republikanëve të Nju Jorkut, Grim foli po ashtu edhe për nevojën që zërat republikanë të jenë të guximshëm dhe të dëgjohen kudo në cdo  vend - që ne keto momente  të bëjnë ndryshmin dhe të bëjnë qe me ne fund  të heshtnin më shumë grupet majtiste që po i marrin frymën Nju Jorkut, u shpreh ai.

Kurse, Ish - Kongresisti republikan e Nju Jorkut, Joe DioGuardi - Presidenti i lobit të parë dhe të vetëm shqiptarë në SHBA, foli në fjalën e tij para grupit të republikanëve të Nju Jorkut,për  të informuar ata mbi gjendjen e llogaridhënies së Kongresit të SHBA. Ai gjate fjales se tij dha një perspektivë për ngritjen e vemendjes se amerikaneve, duke sjell eksperiencen e pervojen  si një politikan veteran dhe me peshë ne krizës kombëtare të borxhit, që rëndonte pa tjeter edhe te të rinjtë e Amerikës. 

Image

Mbas fjalës së Diouguardit, të rinjët republikan të  NYC, pjesmarres ishin të interesuar dhe morën nga nje kopje të librit të tij "Kongresi i Papërgjegjshëm", të nënshkruara prej tij, dhe thane se pajtohen plotesisht dhe u bashkuan me referencat e këtij politikani strategjist republikan dhe  me famë amerikane, i konsideruar dhe si heroi i çështjes shqiptare në SHBA. 

Marko Kepi, mbas zgjedhjeve te reja  uroi  Ian Reilly Walsh qe u zgjodh si President të ri të Klubit të Republikanëve  Metropolitan NYC, dhe u zotua të punojë së bashku më të në bashkimin e republikanëve në të gjithë NY - Republikanët e NYC dhe folësit e ketij tubmi thane se u bashkuan në një vizion të përbashkët për një vizion te Presidentit te SHBA, Donald Trump  “Make Great Again 2020”,  për të bërë Ameriken një vend të drejtësisë, lirisë dhe mbrojtjes së popullit amerikan.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...