Etrita Abdullahu, një copëz balet nga trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës - në Amerikë

Amerika

Etrita Abdullahu, një copëz balet nga trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës - në Amerikë

Nga: Beqir Sina Më: 1 mars 2019 Në ora: 14:39
Etrita Abdullahu

Etrita, vjen nga Shkolla e Baletit në Prishtinë, dhe është padyshim një supertalente dhe një shpresë e ardhmërisë së ndritur për Baletin Kombëtar të Kosovës në Amerikë.

Është hera e dyte qe takohemi me balerinen e talentuar nga Kosova Etrita Abdullahu,

Të parën herë ajo preferomoje para komunitetit te artistëve shqiptar dy vjet me pare në kuadër të edicionit të II të sfilatës Java Shqiptare e Modës në Neë York, organizuar nga artistja e mirënjohur Mrika Krasniqi, në mbrëmjen përmbyllëse të festivalit, jashtë konkurrencës, në skenën e top modeleve, ku ajo u paraqit me një pjesë solo .

Dhe kësaj radhe përsëri me një vallëzim vetjak qe mahniti qindra të pranishëm balerina e talentuar nga Kosova erdhi ne mbrëmjen Gala për të ndihmuar Nenat e Gjakovës - koncertin e organizuar nga veprimtari Ramiz Kukaj javën e kaluar te titulluar "Thirrja e Nenave", një koncert bamirësie ky nga me te suksesshmit ne komunitetin shqiptar ne SHBA.

Paraqitja e anëtares së trupës së baletit nga Prishtina, Etrita Adullahu, po behet me të vërtetë një surprizë e kendeshme në komunitetin shqiptar të Neë Yorkut me rrethe,, mbasi ky komunitet kaq i madh artistesh po i sjell shqiptareve të Amerikës edhe një supertalente dhe një shpresë e ardhmërisë së ndritur për Baletin Kombëtar të Kosovës, e cila vjen nga shkolla e baletit në Prishtinë.

Të gjithë kush e ka pare balerinen nga Kosova, e ka duartrokituar atë nxehtësisht dhe e ka përgëzuar për performancën e saj si një baletmaestre nga Kosova. Mbasi eshte vet Etrita që me perfomancën e saj fiton adhurimin e artdashësve shqiptarë dhe mysafirëve amerikanë, me plasticitetin e balerinës nga Kosova, me figurat që krijojnë ajo nën tingujt e muzikës së brilant klasike shqiptare.

Gazeta jone  i cili ndoqi sfilatën e modës dhe preformancën e balerinës Etrita Abdullahu,  nga trupa e baletit kombëtar të Kosovës në kuadër të edicionit të II të sfilatës Java Shqiptare e Modës në Neë York, dy vjet me pare pati rastin t'a ndjek   me supertalenten nga Kosova, edhe ne interpretimin e shkëlqyer të saj për koncertin e madh "Thirrja e Nenave" organizuar dhe ideuar nga Ramiz Kukaj muajin e kaluar ne Queens  - Nju Jork, dhe ri kthen ne vëmendjen e lexuesve  këtë intervistë të posaçme për gazetën Bota sot.

Bota sot : A ishin fillimet tuaja në Trupën e Baletit në Prishtinë, si rrjedhojë e dashurisë për Baletin apo zgjedhja ishte diçka krejtësisht e rastësishme?

Etrita Abdullahu : Fillimet e mia me Trupën e Baletit të Kosovës ishin si rrjedhojë e dashurisë që kam për baletin qysh nga vegjëlia.  Kur mbusha 9 vjeç, një balerinë gjermane, Albina Baermann erdhi në qytetin tim, në Ferizaj dhe hapi një studio baleti. 12 Maji ishte dita kur fillova baletin. Pas shumë vitesh kur erdhi koha që të zgjidhja drejtimin që do ndiqja në shkollë të mesme, doja të vazhdoja baletin. Baleti ishte pjesë e imja, pjesë e personalitetit tim, dhe e dija se do ndihesha jo e kompletuar pa të. Fatmirësisht babi pa një intervistë në televizion për një shkollë muzike që po hapej në Prishtinë. Shkolla "Misbah and Friends" që do ofronte edhe klasat e baletit, duhet ta shfrytëzoj rastin të shpreh mirënjohje për mirësinë e treguar nga drejtoresha e asaj shkolle në atë kohë Jeta Dumnica dhe stafit të shkollës, që ma dhanë mundësinë të ndjek klasat e baletit në atë shkollë, për një vit, pa pagesë. E dinin që unë udhëtoja nga një qytet tjetër, dhe kisha shpenzime udhëtimi, kështu, së bashku vendosën që të më ofronin shkollimin në balet falas. Mësuese baleti ishte Teuta Krasniqi – balerinë e Trupës së Baletit të Kosovës. U regjistrova në atë shkollë, dhe kështu mësova se në Prishtinë ekzistonte dega e baletit në kuadër të Shkollës së Mesme të Muzikës - Prenk Jakova, prej nga kishte diplomuar edhe balerina Teuta Krasniqi. Kështu në vitin e ardhshëm, shkollimin e mesëm e fillova në Shkollën e Mesme të Muzikës "Prenk Jakova" në degën e baletit. Prej këtu filloi edhe rrugëtimi im me Trupën e Baletit të Kosovës.

Bota sot : Na flisni më shumë për veten tuaj?

Etrita Abdullahu: Baleti është bërë vetë jeta ime, është pjesë e pandashme e imja. Ka luajtur rol në formimin tim si individ, jam kjo që jam falë baletit. Po të mos kisha zgjedhur baletin jeta ime do të ishte krejtësisht ndryshe. Jam me fat që kam zgjedhur këtë rrugë. Baleti më ka dhënë një zë që nuk e kam pasur më parë, më ka dhënë forcë, ambicie dhe ëndrra. E ka formësuar rrugën që unë kam ndjekur, e kam për ta ndjekur.

Bota sot : Çfarë dinit ose çfarë mësuat ju për Trupën e Baletit në Prishtinë?

Etrita Abdullahu: Para se të nisja shkollën e mesme në degën e baletit fatkeqësisht jo vetëm unë, por edhe shumë moshatarë të mi nuk kemi ditur asgjë për Trupën e Baletit. Kur fillova të bëhem pjesë e shfaqjeve të tyre, mësova për procesin krijues të shfaqjeve, mësova për balerinët, punën e palodhshme që ata bëjnë e bashkëpunimet që kanë me koreografë nga e gjithë bota. Janë një grup i të rinjve që derdhin shpirtin e tyre, për artin që bëjnë, janë ata që i japin ndjenjë e kuptim çdo lëvizjeje.

Aty njoha njeriun prej të cilit jam frymëzuar shumë, e sa herë që më ka shikuar në orën e baletit më ka shtyer të jap dyfshin e potencialit tim, drejtorin e Baletit të Kosovës – Ahmet Brahimajn, njeriun që i ka dhënë jetë baletit në Kosovë, njeriun pa të cilin Kosova sot nuk do kishte balet. Ka qenë profesori im i baletit për dy vite, ai që më ka përkrahur shumë qysh prej fillimeve të mia.

Ai që ka parë një të ardhme tek unë, ma ka dhënë mundësinë të bëhem pjesë e shfaqjeve të Trupës qysh nga viti i parë i shkollës së mesme. Do jem falënderuese përjetë për mbështetjen, e këshillat e tij. Nuk mjaftojnë fjalët për ta përshkruar sa madhështor është ai jo vetëm në sytë e mi, por besoj edhe në sytë e të gjithë atyre që e kanë njohur e punojnë çdo ditë me të.

Një viyrtyt tjetër shumë të vlefshëm që e ka Trupa e Baletit të Kosovës, është lidhja e balerinëve mes vete. Ata janë si një familje e dytë. Qysh nga fillimet e mia kam gjetur përkrahje, dashuri e mirësi nga balerinët. Ke lënë shtëpinë dhe familjen në mëngjes për të shkuar në teatër, për të gjetur një familje tjetër. Duke qenë se orari i provave është shumë i gjatë dhe pjesën më të madhe të ditës e kalojmë në teatër me njëri tjetrin, është shumë me rëndësi të kesh marrëdhënie të mira me secilin prej pjesëtarëve të Trupës. E kjo për trupën e baletit të Kosovës  është diçka e natyrshme.

Bota sot : Sa është e vështirë të zhvillohet ky profesion në Kosovë, kur dihen kushtet e artit në përgjithësi?

Etrita Abdullahu: është e lehtë, asnjëherë nuk ka qenë e lehtë, as për balerinët e as për drejtorin e baletit. Duke marrë parasysh vështirësitë që ka kaluar drejtori dhe gjenerata e parë e balerinëve pas luftës, tani gjendja është shumë më e mirë, por mangësitë nuk mungojnë. Gjendja e sallës, ku balerinët e trupës punojnë çdo ditë nuk është në gjendje të mirë, pastaj dhomat e zhveshjes e deri te skena ku prezentohen para publikut.

Dihet që baleti ka nevojë për Teatrin e Operës dhe Baletit, kërkesë që përsëritet për një kohë shumë të gjatë, por Trupa nuk mund ta ndalë punën e të presë për kushtet, ata punojnë çdo ditë, me shpresën që një ditë kërkesat e tyre të realizohen. Pastaj është nevoja edhe për ndërtimin e Shkollës Kombëtare të Baletit, në mënyrë që puna dinjitoze  45 vjeçare e kësaj Trupe të ketë vazhdimësi në të ardhmen.

Dega e baletit që ka ekzistuar deri tani në kuadër të Shkollës së Muzikës "Prenk Jakova" prej nga kam diplomuar edhe unë, e pothuajse të gjithë balerinët e trupës, ka denigruar në joprofesionalizëm, duke rënë pre e njerëzve jokompetentë. Është shumë e rëndësishme që këto kushte të realizohen, por puna e Trupës do të vazhdojë.

Bota sot : A është e vështirë të qenurit balerinë për vajzat në Kosovë?

Etrita Abdullahu: Unë personalisht kam pasur fatin që të rritem në një familje dhe në një rreth intelektual, një familje që gjithmonë e ka dashur dhe ka vlerësuar artin, kështu asnjëherë nuk jam përballur me vështirësi apo paragjykime nga familja apo shoqëria. Përkundrazi kam pasur gjithmonë përkrahje të madhe, sidomos nga prindërit e në veçanti nga babai. Ai është personi që më ka përkrahur në çdo moment, çdo sukses i imi i dedikohet atij. Edhe tani që jam në Neë York, ku dihet që standardi jetësor nuk krahasohet me pagat në Kosovë, ai e ka bërë të pamundurën për të më përkrahur financiarisht e moralisht.

Duhet t'i përmend edhe familjarët e tjerë, axhin, hallat, fëmijët e tyre e tezen time  që më kanë dërguar ndihma financiare jo vetëm tani në Neë York por edhe më herët. Një falënderim shumë i veçantë i dedikohet familjes Coleman. Unë e kam takuar në Prishtinë koreografen Christie Coleman nga Neë York-u e cila kishte ardhur me qëllimin për të punuar me trupën, i tregova se kisha fituar një bursë në një festival në Itali për të bërë një ëorkshop në Neë York dhe e pyeta për këshilla rreth klasave të baletit dhe audicioneve, pasi biseduam ajo më pyeti ku do qëndroja në Neë York, i tregova se nuk kisha familjarë kështu që do qëndroja në hotel për dy javë dhe do kthehesha, kur i thashë kështu ajo menjëherë më ofroi mirëseardhje në shtëpinë e saj. Kur kam ardhur në Neë York ajo ishte në Kosovë duke punuar me trupën, por nëna e saj, ms. Jenny, më ka pritur në mënyrën më të mirë, më ka bërë të ndihem si në shtëpinë time, më ka ndihmuar me audicionet dhe për gjithçka që kam pasur nevojë.

Janë bërë 2 muaj e gjysmë që po qëndroj në shtëpinë e saj dhe kam gjetur vetëm bujari, dashuri e mbështetje. Ka qenë një fat i madh që e kam takuar këtë familje të mrekullueshme. Asnjë nga këto nuk do kishin ndodhur po të mos ishin këta njerëz të mirë. Jam pafundësisht falënderuese për përkrahjen që kam.

Bota sot : Sa janë të talentuar dhe të interesuar për baletin sot në Kosovë?

Etrita Abdullahu: Interesimi është shumë i madh nga vajzat e vogla, por edhe talenti nuk mungon. Unë para se të vija në Neë York kam mësuar një grup vajzash të vogla në qytetin tim tek studio "Vjosart" dhe në mesin e tyre ka pasur vajza shumë të talentuara që mund të kenë një të ardhme premtuese. Por siç e përmenda edhe më lart, kemi nevoje për Shkollën Kombëtare të Baletit që këto gjenerata të reja të talentuara ta kenë shkollimin e duhur në balet dhe të mos bien në duart e njerëzve joprofesional e jokomeptentë, duke ditur që baleti është art i perfeksionit, ka nevojë për trajtimin e duhur.

Bota sot : Cili ka qenë roli më i dashur deri më tani dhe cili mund të jetë roli që besoni se do ju plotësonte edhe më shumë si balerinë?

Etrita Abdullahu: Unë jam balerinë e re, dhe duke marrë parasysh moshën time unë akoma nuk e kam pasur mundësinë të kërcejë në shumë shfaqje, apo të kem role kryesore, por secili nga rolet që kam kërcyer ka pasur veçantinë e tij, dhe më ka dhënë një mësim, diçka të re. Por një nga dy rolet më të dashura ka qenë roli im i kukullës te baleti "Kopelia" pasi që ishe roli im i parë me të cilin kam ngjitur skenën e teatrit. Ka qenë rol i thjeshtë, por që më ka dhënë emocione shumë të veçanta, ka qenë roli që më ka dhënë mundësinë të shkel dërrasat e një skene ku kanë shkrirë shpirtin e tyre artistët më të mëdhenjtë të kombit tonë. Roli tjetër më i veçantë ka qenë roli i zanës te baleti "La Sylphide" ka qenë një rol që më ka dhënë më shumë mundësi për të kërcyer, e më ka dhënë ndjenjën e baleteve përrallore, ashtu siç i kam ëndërruar qysh e vogël.

Një rol që besoj që do më kishte plotësuar shumë si balerinë do ishte roli i Zhizellës te baleti "Zhizell". Kam qenë prezente në prova kur Trupa e Baletit po e realizonte këtë shfaqje dhe e kam mësuar koreografinë e këtij roli, kam qenë aty kur koreografja ka shpjeguar lojën që ky rol e kërkon dhe më ka lënë shumë mbresa. Përveç se është një nga rolet më të vështira teknikisht është shumë sfidues edhe në aspektin e lojës, prandaj mendoj që si balerinë do kisha përfituar shumë nga ky rol si nga ana teknike ashtu edhe artistike apo e lojës. 

Bota sot : A mendoni se Trupa e Baletit në Prishtinë, do të jetë deri sa ju të mbyllni karrierën tuaj, apo ëndërroni dhe keni ambicie për të arritur skenat e ndonjë Trupe Baleti edhe më të madhe?

Etrita Abdullahu: Trupa e Baletit të Kosovës ka qenë dhe do mbetet gjithmonë vendi nga ku kam filluar gjithçka, aty kam marrë hapat e parë drejt skenës. Aty kam njohur njerëz që kanë një vend të veçantë në zemrën time, prandaj gjithmonë do jem në kontakt me ta, shpresoj që gjithmonë ta kem mundësinë të bashkëpunojë prap me Trupën. Kështu që mendoj se Trupa e Baletit të Kosovës do jetë gjithmonë me mua deri në mbyllje të karrierës.

Një ndjenjë e thellë shpirtërore ka për të më lidhur gjithmonë me atë Trupë, por nuk e mohoj faktin që kam synime dhe ambicie edhe për skena të tjera. Unë jam akoma e re në moshë, përvoja dhe eksperienca me trupa të tjera besoj që do më sjellë vetëm të mira e do përfitoj më shumë si balerinë.

Bota sot : Si u ndjetë me performancat në Neë York?

Etrita Abdullahu: Ishte një ndjenjë shumë e mirë. Pas dy muajve që kisha ardhur në Neë York, ishte kënaqësi dhe emocion i veçantë të rrethohesha nga shqiptarë. Ngado që rrotullohesha në prapaskenë njerëzit po flisnin shqip, nganjëherë më dukej sikur isha kthyer në Kosovë. Është hera e dytë që performoj për komunitetin shqiptar në Amerikë.

Herën e parë performova për komunitetin shqiptar në Arizona në një manifestim kushtuar Shenjtores sonë Nënë Terezës, ku kam takuar një grua shumë të veçantë znj. Lule Lane, e cila është përkrahëse e imja qysh nga momenti që më ka parë, gjithashtu përveç dashurisë, më ka dhënë një ndihmë të madhe financiare për të cilën e falënderoj shumë. Tani hera e dytë që performova para komunitetit shqiptar në Amerikë dhe jam shumë e lumtur që në të dy rastet publiku e ka pritur shumë mirë performancën time. E mora vesh që shumë  bashkëatdhetarë tonë në Neë York nuk ishin në dijeni që Kosova ka trupën e baletit, prandaj mendoj që kjo performancë e kishte rëndësinë e saj. Dua ta falënderoj Mrika Krasniqin - organizatoren e këtij evenimenti, që më dha mundësinë të bëhem pjesë e tij, përveç që performova, njoha shumë shqiptarë nga komuniteti ynë që jetojnë e veprojnë këtu.

Bota sot: Sa do dëshironit të bëheshit balerinë me Neë York City Ballet?

Etrita Abdullahu: Neë York City Ballet është një kompani shumë e famshme, që njihet për punën e saj jo vetëm në Amerike, por në tërë botën, por që nuk do doja shumë të bëhesha pjesë e saj. Dihet që kjo Trupë e Baletit shfaqjet i ka në një stil më ndryshe, shfaqjet e saj janë të bazuara në teknikën e koreografit të famshëm George Balanchine, teknika e tij është  balet i modernizuar. Unë as nuk jam trajnuar në atë stil apo teknikë, por edhe nuk besoj që do përshtatesha me repertuarin e tyre, nëse ndonjëherë do më jepet mundësia të bëhem pjesë e tyre, do bëhesha, për të provuar diçka të re dhe për ta sfiduar veten në diçka më ndryshe.

Përndryshe trupa ime e ëndrrave është American Ballet Theatre - ABT, është trupë e njohur në të gjithë Amerikën por edhe një ndër trupat më të mira në të gjithë botën. Teknika dhe repertuari i tyre gjithmonë më ka tërhequr. Po ti bashkohesha kësaj trupe, ëndrrat e mia, ambiciet e qëllimet do realizoheshin.

Bota sot: A kishit ndonjë mesazh?

Etrita Abdullahu: Për prindërit e mi, për gjithë familjen time, për familjen Coleman, për shoqërinë, për Baletin e Kosovës dhe të gjithë ata që më kanë përkrahur gjatë këtij rrugëtimi, ju falënderoj shumë. Pa të gjithë ju nuk do isha kjo që jam dhe këtu ku jam.

Unë kam edhe një mesazh të shkurtër, këtu në Neë York, jam pranuar në disa programe verore dhe shkolla presitigjioze të baletit si në American Ballet Theatre, Joffrey Ballet School dhe Marymount Manhattan College, por dihet që shkollimi në Neë York kushton shumë, unë kam marrë disa bursa por prap se prap shpenzimet në Neë York janë të papërballueshme për familjen time, andaj kam hapur një llogari në GoFundMe, për të mbledhur fonde për shkollimin tim.

Për të gjithë ata që shohin vlera në punën time dhe në artin e baletit, për të gjithë ata që kanë mundësi të  më ndihmojnë, do isha shumë mirënjohëse. Ky është linku https://ëëë.gofundme.com/etritas-ballet-dream ku njerëzit mund të mësojnë më shumë për mua, të lexojnë historinë, rrugëtimin tim dhe të japin ndihmën e tyre. Do isha shumë mirënjohëse për çdo lloj ndihme edhe nëse është vetëm një koment motivues apo disa fjalë të mira. Ju falenderoj shumë.

E di që jam e re dhe ndoshta nuk më takon të jap mesazhe të tilla, por le ta marrin thjeshtë si një ide. Të gjithë artistëve që tashmë kanë arritur majat në skena botërore, solo këngëtarë e muzikantë si Ermonela Jaho, Inva Mula, Saimir Pirgu, Shkelzen Doli, Genc Tukiçi, Ramë Lahaj, Gëzim Myshketa, Rita Ora, Dua Lipa, e shumë të tjerë, aktorë, balerinë shqiptarë, që kemi shumë që performojnë nëpër skena presitigjioze nëpër botë, Fadil Berisha fotografi ynë i famshëm e shumë të tjerë si këta që i përmenda, ju bëj thirrje që të bashkohen dhe të krijojnë një fond për të gjithë artistët e rinjë që kanë ëndërra e qëllime e që po kalojnë nëpër vështirësi që i kanë kaluar ata vetë, e unë sot, që ata ta kenë sadopak një ndihmë. Një fond për ta mbështetur rininë shqiptare në shkollimin e tyre dhe rrugën drejt majave.

Etrita Abdullahu: Zoti Sina, Ju falënderoj përzemërsisht që më patë të denjë për të më intervistuar për gazetën Bota sot.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat