45 mijë dollar për Shoqatën “Thirrjet e Nënave” në Gjakovë - nga Shqiptarët e Amerikës - Bota Sot
45 mijë dollar për Shoqatën “Thirrjet e Nënave” në Gjakovë - nga Shqiptarët e Amerikës

Amerika

45 mijë dollar për Shoqatën “Thirrjet e Nënave” në Gjakovë - nga Shqiptarët e Amerikës

Nga: Beqir SINA - New York Më: 2 mars 2019 Në ora: 00:31
Pamje nga tubimi

Një tubim përshëndetës është organizuar për nder të veprimtarit nga SHBA, z..Ramiz Kukaj në qytetin e Gjakovës, ideator dhe organizator i Mbrëmjes se madhe luksoze "Gala" në Queens - Nju Jork, për nder të 17 Shkurtit Dita e Pavarësisë së Kosovës dhe 20 vjetori i të rrëmbyerve të më të dashurve tanë.nga kriminelët serb gjatë luftës së fundit në Kosove. 

Ku tubim ne Gjakove, nisi me një përshëndetje të Nesrete Kumanova nga  Shoqata"Thirrjet e Nënave", e cila  falenderoi z.Ramiz Kukaj për inisiativën dhe organizmin e mbrëmjes humanitare, si dhe bashkëatdhetarët tanë në SHBA, për gjestin e tyre fisnik, për përkrahjen dhe senzibilizimin ndaj Nënave Gjakovare, që kan humbur tash 20 vjet anëtarët e familjeve të tyre.

Iniciativën e Ramiz Kukaj, e kan përshëndetur atë natë që u mbajtë në Nju Jork,edhe  përfaqësueset e shoqatës “Thirrjet e Nënave”, Nesrete Kumnova, Sanije Berisha dhe Ferdonije Qerkezi, të cilat përmes një video mesazhi, falënderuan tërë komunitetin shqiptarë në Amerikë, për ndihmën dhe mbështetjen që dhanë për ato shqiptaret e Amerikes.,

Ato thanë se :"Pas 20 vjetëve të lirë, janë të nderuara dhe krenare se dikush mendon për to, e ai sipas tyre, është komuniteti shqiptaro-amerikan, e veçanërisht nikoqiri i asaj mbrëmje të madhe në Nju Jork, Ramiz Kukaj".

Veprimtari nga SHBA, Z Ramiz Kukaj i cili  grumbullojë 45 mijë dollarë dhe të gjitha mjetet financiare të grumbulluara nga ajo mbrëmje, ai i’a dorëzojë sot Shoqatës “Thirrjet e Nënave”, në Gjakovë - Kosovë, duke marrë pjesë në tubimin përshëndetës  në Sallën e Kulturës në qytetin e Gjakovës nga foltorja e tubimit,  ka përshëndetur  Nënat - prindërit, dhe  pjestarët të familjeve të humburve! 

"Anëtarve të dhimbjes sonë të përbashkët si e quajti ai, që  sot mbas 20 viteve në mesin e tyre, ai ndijejn dhimbjen njëzetvjecare , dashurinë për këto Nëna, dhe krenarinë e përbashkët". 

Ai u shpreh : “Dhimbjen, sepse përjetojë si ju dhimbjen e mbredëshme të shpirtit tuaj të hapur nga plagët e tash 20 viteve, dashurinë, sepse gjendem në mesin tuaj që buron edhe ajo nga shpirti i juaj, për dikë që ri-ngjallë shpresën e kthimit dhe të drejtësisë, krenarin sepse shikojë sot fytyrat e Nënave, që edhe mbas 20 viteve bën rezistencën duke ndal këmbën e kriminileve që kan lyer duart me gjak.”

Veprimtari nga SHBA  më pasë fajësoi vetën dhe të tjerët duke thënë se “për 20 vjet këtu në diasporë, që i kemi 20 vjet të pritjes, nuk kemi bërë asgjë, hiq asgjë, për nënat gjakovare, që kanë humbur bijtë e tyre”.

“Të dashur miq ata që harrojnë të kaluarën - të ardhmen e kan të errët! Ata që mbyllin syt e kthejnë kokën dhe ata që nuk dëgjojnë kumtin tuaj, të ardhmen e tyre të errët e kan.Prandaj ma mirë vonë sesa kurr ! Edhe, pse ndoshta i vonuar në inisiativën time, mbrëmjes së 17 Shkurtit kësaj nisme humanitare i dhanë shpirt njerëzit, e vullnetit të mirë, atdhetar të cilët thellë në zemër e ndjejn dhimbjen tuaj.”

Ndërsa, duke folur për gjestin e madh fisnik të shqiptarëve të Amerikës, në mbrëmjen e 17 Shkurtit, me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në New York, ku u mbajtë edhe ajo mbrëmje luksoze Gala, e cila përpos që ishte festive, iu kushtua edhe nënave të Gjakovës, që humbën më të dashurit e tyre në luftën e Kosovës., Kukaj - faleminderojë të gjithë pjesëmarrësit.

 “Faleminderojë gjithmonë dhe u jam mirënjohës të gjithë atyre, që atë natë nderuan veten - por edhe mua  për gjestin e tyre tepër fisnik. Dhashtë Zoti që pritjet tona si andej e këndej përtej Oqeanit t’ju vijë fundi shpejt . Ju faleminderit për pritjen e ngrohtë dhe dashurin që ndjeva këto dy ditë me ju këtu në Gjakovë. Zoti ju ruajt dhe ju bekoftë të gjithëve - Ju Faleminderit !” tha në fjalën e tij z.Ramiz Kukaj.

Mbrëmja festive, e 17 Shkurtit e cila përkonte me Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, ishte lidhur edhe me një aspekt shumë tragjik në Kosovë, e që ka të bëjë me të zhdukurit. Ajo u organizua më iniciativën e biznesmenit dhe humanistit të madh shqiptar, Ramiz Kukaj, për të vetmin qëllim për të ndihmuar shoqatën “Thirrjet e Nënave” nga Gjakova.

Kësaj iniciativë që ju përgjigjen një numër i madh i komunitetit shqiptar në Amerikë, duke i dhënë kështu përkrahje shoqatës së nënave, e cila është shumë aktive në kërkim të drejtësisë për gjetjen e më të dashurve të tyre, pra familjarëve, të cilët për 20 vjet më radhë konsiderohet të zhdukur, me gjestin e tyre, bashkeatdhetaret mblodhën 45 mijë dollar.

Iniciatori i kësaj mbrëmje dhe pronar i restorantit “Çka ka Qellu”, Ramiz Kukaj, ka deklaruar se kjo ide i ka lind para disa viteve, kur për herë të parë ka parë në televizione një fotografi të njërës prej nënave të Gjakovës, zonjën Ferdonije Qerkezi, e cila me sofrën e shtruar me 5 pjata me ushqim, ajo ishte duke pritur familjarët e vet, burrin dhe katër djemtë e saj, të cilët janë të zhdukur në luftën e Kosovës para 20 viteve.

Për këtë kategori shumë tragjike të shoqërisë, Kukaj ka thën se “ndaj tyre ndihem shumë borxhli, dhe mund të them se ne me nënat e Gjakovës, kemi diçka të përbashkët, kemi pritjen, e që për 20 vjet presim fëmijët e tyre ose të gjallë ose të vdekur për tu kthyer tek të afërmit e tyre”.

Image
Image
Image

“Nënave të Gjakovës dhe të Kosovës në përgjithësi, në këtë ditë të rëndësishme të shtetit të Kosovës, pikërisht me 17 shkurt ditën e pavarësisë së Kosovës, ua dërgojmë një mesazh se ato nuk janë vetëm, dhe se do t’i kujtojmë për çdo vjet, dhe se dhimbjen e tyre do ta ndajmë bashkë të gjithë, edhe pse larg këtu në ShBA, e nuk jemi pranë tyre, me të vetmen shpresë se sofrat e tyre të mbushën plotë shumë shpejtë, jo me mjete financiare, por me më të dashurit e tyre”, ka deklaruar Kukaj në atë mbrëmje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...