SHBA - Konferenca Ndërkombëtare:“Liria fetare globale”, një epokë e re për avokim në përgjigje të një epoke të re të sfidave dhe kërcënimeve

Amerika

SHBA - Konferenca Ndërkombëtare:“Liria fetare globale”, një epokë e re për avokim në përgjigje të një epoke të re të sfidave dhe kërcënimeve

Nga: Beqir Sina - New York Më: 2 mars 2019 Në ora: 15:33
Teuta Sahatqija

UN (1 mars 2019 Bota sot) - Dje në selinë e Kombeve të Bashkuar u mbajt një konferencë ndërkombëtare e titulluar “Liria fetare globale” në një epokë e re për avokim në përgjigje të një epoke të re të sfidave dhe kërcënimeve, organizuar nga Misioni i Përhershëm Observer i Selisë së Shenjtë.

Në këtë konferencë morën pjesë, diplomat, klerik dhe ambasadore të vendeve të ndryshme të botës përfshirë : shkëlqesinë e Tij Sam Brownback, Ambasadori i SHBA-ve në Lirinë Fetare Globale. Kryepeshkopi Ignatius Kaigama, Kryepeshkopi i Jos Nigeri, Ish-Presidenti i Konferencës Peshkopëve të Nigerisë. Dr. Hajnalka Juhasz, Komisionere Ministrore, Hungari, Dr. Thomas Farr, President, Instituti i Lirisë Fetare, Kryepeshkopi Bernardito C. Auza, Observer i Përhershëm i Selisë së Shenjtë në Kombet e Bashkuara i cili ishte dhe moderator.

Mbasi ka marrë një faleminderim nga moderatori, i konferencës ndërkombëtare “Liria fetare globale”, Ambasadori Broënback dhe z. Farr, për diskutim e saj në këtë konferencë megjithëse Kosova nuk është anëtarë e Kombeve të Bashkuara, Ambasadorja Teuta Sahatqija, e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme pjesëmarrjen e saj si përfaqësuese e Kosovës në këtë konferencë ndërkombëtare.

“Sot isha e ftuar në eventin “International Religious Freedom”, të organizuar nga Misioni i Selisë së Shenjtë, Vatikanit pranë Kombeve të bashkuara dhe nga NGO Committee on freedom of Religion.

Konferenca u mbajt në sallën e madhe të ECOSOC, ku organizatori kishte rezervuar ulesen në vendin e nderuar për personalitete të dalluara, edhe përfaqësueses së Kosovës” shkruajti në statusin e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, i njohur si Misioni i Kosovës, Ambasadorja Teuta Sahatqija.

Mbas fjalës së panelistëve të kësaj konference: Amb i SHBA për lirinë e besimit Sam Brownback, Tomas Farr, Dr Hajnalka Juhasz deputetë nga Hungaria dhe Kryepeshkopi i Nigerisë, Moderatori Tomasz Grysa nga Misionini Selisë së Shenjtë i dha fjalën, duke ju adresuar Konferencës Ambasadores Teuta Sahatqija, trasmeton UN-TV.

Ambasadorja Teuta Sahatqija, shkruan në statusin e KP të Kosovës, se ajo ka folur për Kushtetutën që e definon Kosovën si shtet sekular, Legjislacionin mbështet liritë fetare.

“Fola për harmoninë fetare që mbretëron tek shqiptarët si vlerë e çmuar që e kemi. Për shpëtimin e hebrenjve nga Holokausti si pjesë e traditës shqiptare, për të shpëtuar njerëzit që janë në rrezik” shkruan Ambasadorja Sahatqija.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat