Kardinali i Nju Jorkut Timothy Dolan vizitoi komunitetin katolik shqiptar në Kishën Zoja e Shkodrës në Nju Jork - Bota Sot
Kardinali i Nju Jorkut Timothy Dolan vizitoi komunitetin katolik shqiptar në Kishën Zoja e Shkodrës në Nju Jork

Amerika

Kardinali i Nju Jorkut Timothy Dolan vizitoi komunitetin katolik shqiptar në Kishën Zoja e Shkodrës në Nju Jork

Nga: Beqir Sina - Hartsdale New York Më: 4 mars 2019 Në ora: 19:10
Mesha Solemne

HARTSDALE NYC : Mijëra besimtar katolik shqiptarë të zones se Tri-Shteshit, (Nju Jorkut, Nju Xhersit dhe Kenektikët), pritën të dielën Eminencën e Tij, Cardinal Timothy Dolan, i cili është një prelat kardinal amerikan i Kishës Katolike, i emëruar nga Papa Benedikti XVI, dhe shërben si arqipeshkvi i dhjetë i Nju Jorkut ne Katedralen San Patrik ne Manhattan - NYC.

Para 20 vitësh, pikërisht ditën e Shën Markut, më 25 prill 1999, arqipeshkvi i New York-ut, tani i ndjeri John Cardinal O’Connor, nuk lejoi që dikush ta zëvendësonte, por ai vetë, edhe pse i sëmurë rëndë nga kanceri, i cili edhe ia mori jetën, shkoi dhe e shuguroi Kishën “Zoja e Shkodrës”, e para në botë me atë emër. Akti i shenjtërimit është transformimi i diçkaje nga profane (e kësaj bote) në hyjnore (të shenjtë). Ndërtimi i godinës së kishës ishte kryer që nga fundi i vitit 1998. Edhe mesha e parë qe kremtuar më parë, pikërisht Ditën e Krishtlindjes, më 25 dhjetor 1998.

Dolan i shoqëruar nga Meshtari Dom Pjetër Popaj, Dom Nikolini, dhe Diakoni i përhershëm, Marash Shkreli, mbajti Meshën e Shenjtë të së Dielës, në Kishën Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodrës" në Hartsdale - Nju Jork, e cila është edhe një nga kishat katolike shqiptare, të parat në Amerikë, e themeluar 50 vjet më parë.

Kardinali i Nju Jorkut, erdhi për vizitë i ftuar nga Famullitari i kësaj kishe Dom Pjetër Popaj, dhe kishte zgjedhur të mbaj mëshën e madhe të së Dielës, dhe të takohet e bekojë me këtë rast të gjithë besmitarët katolik shqiptar, që morën pjesë në këtë meshë. Besimtarët e Kishës Katolike “Zojës së Shkodrës”, e cila eshte një famulli shqiptare në Hartsdale, ku mblidhen masivisht në cdo Meshë, dje ka qenë një ditë e vecantë për të gjithë këta besimtarë.

Cardinalit Timothy Dolan, i është rezervuar një pritje madhështore, dje në Kishën “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale, ku kishin ardhur plot besimtar, sa që tha Olsi Turmalaj : “ Sot kanë qenë mbushur të 2200 vendet dhe të tjerë kan qëndruar nëpër koridore e në këmbë”.

Kryeipeshkvi i Nju Jorkut, kardinali Timothy Dolan gjate meshes inkurajoi komunitetin katolik shqiptar të Amerikës të qëndrojë i bashkuar dhe të ruajë besimin. Ai foli të dielën pasdite gjatë një vizite në Kishën Zoja e Shkodrës në Hartsdale të Nju Jorkut, dhe shprehu simpati për katolikët e Shqipërisë që vuajtën veçanërisht shumë gjatë komunizmit.

Kardinali Timothy Dolan u prit me përzemërsi dhe me një stuhi duartrokitjesh nga komuniteti katolik shqiptar që kishte mbushur kishën Zoja e Shkodrës në periferitë e Nju Jorkut.

Kardinali Dolan, i njohur si konservator dhe si njeri mjaft karizmatik, është kleriku më i lartë dhe kardinali i dytë që vjen për të dhënë meshë në këtë kishë.

Dioqeza që ai përfaqëson përfshin disa qindra kisha dhe komuniteti katolik shqiptar i Nju Jorkut e shikon vizitën e tij si një nder të madh.

“Ju admiroj shumë për arsye të historisë që ju keni, historisë së vuajtjes dhe përndjekjes për besimin tuaj të thellë katolik,” tha kardinali.

Për vizitën e tij ne Kishen Katolike Shqiptare “Zonja e Shkodrës”, Dom Pjetri i dhurojë atij një korrnizë me fotografitë e 38 martirëve të Kishës Katolike, viktima të diktaturës komuniste të Lumnuem , dhe një korrnizë me portretin e të Shejtes Nëna Tereze.

Vizita e Kardinalit të Nju Jorkut, koncidoi edhe me 4 Marsin, e cila është zgjedhur si dita, kur komuniteti katolik kujtojnë fillimet e masakrës masive komuniste kundër klerit katolik në Shqipëri.

Duke shfletuar kalendarin historik, më 4 mars, të gjithë besimtarët katolik shqiptar përkujtojnë fillimet nji masakre masive komuniste kundër klerit katolik në Shqipëri. Më 4 mars 1946 u pushkatuan në Shkodër, atë G. Fausti e atë D. Dajani, së bashku me nxënësin Mark Çuni, atë Gj. Shllakun ofm, Qerim Sadikun dhe Gjelosh Lulashin, të cilët Kisha katolike i paraqet si shembull të dëshmisë së fesë në Krishtin, për çka i ka radhitur tashmë në aradhen e të Lumve.

Ata u akuzuan si sabotues e armiq të popullit, meqë ishin anëtarë të Shoqatës Bashkimi shqiptar, në të vërtetë u pushkatuan me urdhër të diktatorit famëkeq komunist Enver Hoxha vetëm pse besonin në Zotin e vetëm pse mbronin të drejtat themelore të popullit e të atdheut. Vrasja e këtyre martirëve ishte vetëm fillimi i rrugës së kalvarit, që përshkoi kleri e populli shqiptar gjatë regjimit komunist, kalvar që ngadhënjeu mbi errësirën dhe tmerret e përbindshme të diktaturës komuniste në Shqipëri.

Duke iu referua viztes se Kardinalit Dolan, meshtari shqiptar thote se kjo vizitë dhe Meshë, simbas tij është një ngjarje madhe për të gjithë besimtarët katolik shqiptar, të cilët së bashku me mua, natyrisht, e falënderojmë dhe i urojmë ngrotësisht Mirëseardhjen Kardinalit të Nju Jorkut, Dolan.

 

“I nderuar dhe i përulur me vizitën e tij në Kishën e Zonjës së Shkodrës këtë fundjavë, duke festuar Meshën me Kardinalin e Tij Eminenca Timothy Dolan. Një rast i mbarë me shumë bekime dhe gëzim të mirë për të gjithë ne!” tha Popaj ndersa fliste nga altari.

Më pas meshtari i dalluar i kesaj kishe, ka folur edhe mbi historinë e kishës katolike shqiptare “Zonja e Shkodrës” në Nju Jork, rrugëtimin e gjatë të saj , presekutimin e klerit katolik në Shqipëri gjatë kohës së diktaturës së Enver Hoxhës, dhe figuren madhore të Shëjtores Nëna Tereze.

“Për të aritur deri te ndërtimi i kësaj kishe, është dashtë të bëhën shumë gjëra të tjera, të cilat kanë kërkuar mund, urti dhe mjete financiare, e në rastin e kishës sonë, është dashtë edhe një gjë më e vështirë, bashkimi i të gjithë besimtarëve shqiptarë në një kongregatë të përbashkët—pra, kisha jonë ka një histori—një histori gjysëm shekullore”, tha ai, duke permendur edhe ata që e ndërtuan këtë kishë : Dom Zef Oroshin, Dom Rrok Mirditën dhe Dom Lazër Sheldia.

“ Natën e Krishtlindjes, më 24 dhjetor 1969, Dom Zef Oroshi kremtoi meshën e mesnatës, me ç’rast na përshëndeti me: “Mirë se u ka pru Zoti në shtëpinë e Zotit dhe në shtëpinë tuej”. Më 19 gusht 1973, Arqipeshkvi i atëhershëm i Neë Yorkut, tani Shërbëtori i Hyjit Terence Cardinal Cooke, e përligjon qendrën me të gjitha të drejtat kanonike dhe emëron Dom Zef Oroshin Administrator të qendrës. Së shpejti emri “Lidhja Katolike Shqiptare Amerikane” u shndërrua në Qendra Katolike Shqiptaro-Amerikane “Zoja e Këshillit të Mirë”. Dom Zefi mbetët vetëm, andaj edhe u kujdesua për të gjetur një ndihmës dhe trashëgimtar të ardhshëm. Kjo ndodhi më ardhjen e Dom Rrok Mirditës, më 1973, e që më 1974 u inkardinua në Arqipeshkvinë e Neë Yorkut.

Mbasi u vendos blerja e trollit ku sot gjëndet kisha jonë dhe, me pëlqimin e zyrës dioqezane të New Yorkut, më 26 shtator 1989, u nënshkrua kontrata e shit-blerjes dhe dy ditë më pas, Eminenca e Tij John Cardinal O’Connor e shpalli famullinë e re dhe për herë të parë në histori, nga një prelat i lartë i kishës katolike, zyrtarisht u pranua emri “Zoja e Shkodrës” (Our Lady of Shkodra). Poashtu, Kardinali emëron të përndershmin Dom Rrok Mirdita famullitar të parë të famullisë së parë shqiptare në Amerikë. Ndrësa, në valën e përgatitjeve për ndërtimin e kësaj kishe, Shenjti Atë Papë, Gjon Pali II, emëron famullitarin Dom Rrok Mirditën, Argjipeshkëv të Arqipeshkvisë Durrës-Tiranë, gjë që e detyron atë të kthehet në atdhe ku, më 25 prill 1993, në Shkodër, shuguruohet nga Papa, bashkë me tre ipeshkvij të tjerë, Imz. Frano Ilija, Imz. Çesk Ashta dhe Imz. Zef Simoni.

(Ditën e Krishtlindjes, më 25 dhjetor 1998, Dom Pjetri celebroi Meshën dhe Arqipeshkvi i New Yorkut, John Cardinal O’Connor bëri përkushtimin e Kishës dhe shenjtërimin e altarit. Me atë rast, ai përgëzoi famullinë dhe Dom Pjetrin për kishën e re duke përsëritur disa herë: “…kjo Kishë është një xhevahir, vërtetë një vepër madhështore”.)

Në një shkrimin në revistën Jeta Katolike, Dom Pjetër Popaj, shkruan: “Vërtetë kjo është dita që e bëri t’agojë Zoti . Të brohorisim e të gëzojmë së bashku duke falënderuar Atë që na bëri fat për të pasur këtë kishë madhështore”, dhe vazhdon, “… kjo kishë shpreh edhe dashurinë për atdhe, sepse në të, përveç fesë, ruhet edhe kultura e gjuha shqipe që janë themelet e një kombi”.

Famulltari i Kishës Zoja e Shkodrës, Dom Pjetër Popaj u bëri jehonë fjalëve të kardinalit. Ai kujtoi kohën kur në Shqipërinë komuniste përndiqeshin njerëzit e besimit, rrëzoheshin kishat dhe shkatërroheshin kambanaret:

“Krimet e kryera ndaj priftërinjve ishin përtej përfytyrimit njerëzor, pra që një qënie njerëzore duhej të trajtohej aq mizorisht nga një tjetër qënie njerëzore.”

Kardinali Dolan dhe Dom Pjetri folën përpara një audience ku një pjesë e mirë e njerëzve janë të ardhur nga Shqipëria dhe i kanë përjetuar vetë ato vuajtje.

“Ata shkatërruan kishat tuaja, vranë priftërinjtë tuaj, ju shkatërruan katekizmin, ata madje nuk ju linin tu vinit fëmijëve emra të krishterë. E megjithatë, ju, prindërit dhe gjyshërit tuaj nuk u përkulën por u mbajtën fort pas besimit të tyre.”

“Dhe tani, ju e sillni këtë besim të thellë katolik që u sprovua në zjarrin e përndjekjes, këtu në Shtetet e Bashkuara, ku ne kemi nevojë për të. Sepse këtu në Amerikë ne nuk na është dashur të vuajmë aq shumë për këtë besim. Ne e marrim atë si diçka të natyrshme.”

“Prandaj ruajeni këtë besim, ruajeni gëzimin dhe unitetin në familjet tuaja. Ruajeni dashurinë për besimin tuaj dhe bëni që ai të jetë një dritë për botën. Ne kemi nevojë për ju, kemi nevojë për shembullin tuaj,” tha kardinali Dolan.

Kardinalit iu dorëzua një pllakat me fotografitë e 38 klerikëve shqiptarë të vrarë nga komunizmi në Shqipëri, dhe një portret i Nënë Terezës.

Eminenca e Tij, Cardinal Timothy Dolan, i cili është një prelat kardinal amerikan i Kishës Katolike, mbasi faleminderojë Meshatrin Dom Pjetër Popaj, për ftesën, tha se ishte i mrekulluar nga pritja e besmitarëve të shumtë shqiptar.

Ai tha se kishtë lexuar shumë për historinë e presekutimit të egër komunist në Shqipëri, sidomos për atë të klerit katolik, martirizimit të priftërinjëve, dhe vlerësonte kombin shqiptar që lindi të Shejtën Nëna Tereze, të cilën ai me humor dëshironte t’ua “vidhte” shqiptarëve teksa pyeti besimtarët “ Më duket se Nëna Tereze është Irlandeze” dhe qeshi.

Pas Meshës në Qendrën Kulturore “Nënë Tereza”, Kardinali Dolan, u takua me të gjithë besimtarët të prenishëm, dhe me një buzqëshje dhe knaqësi të vecantë Kardinali tregoj një gëzim të madh dhe ciltërsi që gjindej në mesin e besimtarve katolik shqiptar në Nju jork..

Kryetari i Këshillit të Kishës Katolike “Zonja e Shkodrës” i tha gazetës tonë se me vizitën e Kardinalit Dolan krenohemi dhe e ndijejm vehten të plotsuar të gjith ne antarët e Famullisë dhe Kishës “Zoja e Shkodrës”, mbasi ky ishte nje rast i vecant për të gjithë ne tue me kenë se Kardinal Dolan është Kardinali i dytë amerikan, pas kardinalit O’Cnnor që vizitoj Kishën tonë të re.

“Mua personalisht më la përshtypje të jashtëzakonëshme Predikimi dhe fjala e tij me të cilën falenderoj të gjithë ne për ndertimin dhe mirembajtjen e Kishës “Zoja e Shkodrës”. Ai gjithashtu foli edhe mbi organizime të shumta dhe donacione të mëdha që Kisha dhe Komuniteti jonë, ka dhënë për ndërtimin e Shkollave, Qendrave kulturore e në vecanti Kishave në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, dhe ku do tjetër që jetojn Shqiptarët.

Shumë emocionuse për mua por edhe për të gjith të tjerët ishte shpjegimi I tij për vuajtjet, dhe sakrifcat e Klerit Katolik dhe besimtarve të shumt në Shqipëri gjatë diktaturës.”

E falenderojmë Eminencën e Tij dhe shprehim kënaqesinë tonë për praninë. Kardinalit Dolan i dëshirojmë shëndet të mirë, të vazhdoj punën e tij të palodhshme në shërbim të Zotit, tha Leonardo Berishaj Kryetar i Këshillit të Kishës Katolike Zonja e Shkodrës në Hartsdale - Nju Jork

Ilir Ikonomi i Zerit te Amerikes, qe kishte udhetuar nga Uashingtoni per te ndjekur kete ngjarje foli me besimtaret :

Tonin Mirakaj është veprimtar i Kishës Zoja e Shkodrës:

“Unë personalisht ndiej një emocion të posaçëm sepse një prej atyre është Fran Mirakaj, xhaxhai im. Kur e pashë atë pikturë në dorën e tij ndieva sigurisht një emocion. Ai u zhduk, nuk dihet as varri i tij e asgjë tjetër. Fran Mirakaj është një ndër 38 martirët e Kishës Katolike. Ishte njpë akt i mirë që bëri Dom Pjetri që i dhuroi kardinalit atë pikturë bashkë me atë të shënjtores Nënë Tereza. Për ne shqiptarët të gjitha këto janë me shumë rëndësi.”

“Me fjalët e tij, ai respektoi shqiptarët, historinë shqiptare dhe të gjitha ato që kanë ndodhur në trojet shqiptare gjatë komunizmit dhe gjatë shtypjes ndaj besimit të fesë,” thotë Marjan Cubi, veprimtar i qendrës kulturore të Kishës.

Njerëzit e duan këtë kishë, e cila u ndërtua me ndihmën e të gjithëve, edhe të komunitetit mysliman. Ata vijnë me shumë dëshirë, disa udhëtojnë më tepër se një orë me makinë për të ardhur këtu. Nuk është thjesht një kishë por edhe një shtëpi.

Por kjo e dielë ishte mjaft e veçantë.

Lidia Curanaj, është një personalitet i njohur televiziv i Nju Jorkut.

“Jemi shumë të gëzuar që ka ardhur kardinali. Jemi shumë krenarë që ka ardhur këtu. Ai na do dhe ne e duam,” thotë ajo.

Lidia e ka mësuar shqipen nga prindërit që emigruan në Amerikë dhe thotë se është mjaft e lidhur me këtë kishë:

“Nëna dhe babai kanë ardhur këtu pa shkollë dhe na kanë mësuar shqipen. S’e di krejt por mirë boll e di. Kemi blerë shtëpinë afër këtu për që qenë afër kishës. Aq shumë duam që të jemi shqiptarë. Duam edhe vajzën ta rrisim që të jetë shqiptare. Është me shumë rëndësi që vajzën ta rrisim të jetë amerikane krenare dhe shqiptare krenare.”

Kardinali Dolan ka një mënyrë të hapur komunikimi dhe dëshron t’i takojë të gjithë, një për një. Kur e pyesim se ç’mendon për komunitetin shqiptar, ai përgjigjet thjesht:

“I dua shumë, jam i gëzuar që ndodhem këtu”.

Ai thotë se një ditë Nju Jorku ndoshta do të ketë një arkipeshkv shqiptar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...