Kompleksi Memorial, Adem Jashari në Prekaz - Drenicë - është më shumë tërheqje Atdhedashurie se një përkujtim - Bota Sot
Kompleksi Memorial, Adem Jashari në Prekaz - Drenicë - është më shumë tërheqje Atdhedashurie se një përkujtim

Amerika

Kompleksi Memorial, Adem Jashari në Prekaz - Drenicë - është më shumë tërheqje Atdhedashurie se një përkujtim

Nga: Beqir Sina - Prekaz Më: 6 mars 2019 Në ora: 16:22
Në Kompleksin e Memorialit Adem Jashari në Prekaz

PREKAZ- DRENICË ( 2017): Të bësh një vizitë në Prekaz, dhe sidomos në muajin Mars, nuk është veçse ajo e një udhëtime se je duke vizituar thjesht një muze - apo një vend turistik , por je duke vizituar dhe duke goditur për atë moment thellë edhe ekuilibrin mendor e shpirtëror, të njeriut që të vjen në atë vend ashtu natyrshëm midis, asaj që të ngjallet prej përkujtimit dhe atdhedashurisë për vendin tënd.

Pas sulmeve të rënda ushtarake, që nisën në orët e hershme të mëngjesit të 5 mars 1998, në Prekaz, u sulmua sërish nga ish - Ushtria e mbetur ish- Jugosllave dhe forcat policore, një familje e tërë - ishte Familja Jashari nga Prekazi - i Drenicës. Sulm ky që ishte i barbarët me një luftë frontale- ku si tregojnë sot dëshmitaret, ajo kishte mburritur deri në fshatrat për rreth Prekazit, ka si thonë ata ka pasur një rrethim të dytë, e të tretë, me të gjitha armatime ushtarake, përfshirë tanke, autoblinda dhe mjete të tjetra ushtarake e policore, që rrethuan Drenicën, në atë aksion barbar për të pamundësuar çdo ndihmë, që mund t’i vinte familjes së rrethuar Jashari nga fshatrat përreth për shpëtimin e ndonjë jete, apo ndonjë ndihme tjetër njerëzore.

Forcat ushtarake ato që kryen sulmin e drejtpërdrejtë ndaj shtëpive Jashari, sipas dëshmimeve përbëheshin nga transportues të blinduar dhe pjesëtarë të policisë, të mbështetura nga artileria, e cila qe vendosur jo më shumë se 200-300 metra larg në një kodër, aty afër shtëpive, ku ishte edhe një fabrikë municioni në afërsi, që nuk mund ta shteronte asnjëherë armatimin e forcave serbe të tërbuara . Ndërkohë, që shtëpitë e Jasharjve i kishin rrethuar diku me rreth 7- 8 mije trupa me mjetet më të rënda ushtarake, bombardimet ishin të njëpasnjëshme deri sa më nuk u dëgjua asnjë frymë, 56 anëtar të kësaj familje ishin vrarë barbarisht, përfshirë fëmijë, burra e gra dhe pleqtë .

Sulmi ushtarak, ndaj Familjes Jashari zgjati dy ditë.

Sipas dëshmitarëve të asaj kohe tregohet se forcat policore, së pari më autorpolantët, kërkuan nga kodra që Adem Jashari, të dorëzohet, pasi se kjo nuk ndodhi, ata i dhanë 2 orë afat për të shqyrtuar gjoja “ofertën” e shpëtimit. Pas kësaj kanë filluar të shtënat e njëpasnjëshme. Policia, filloi të qëllonte edhe nga një shtëpi, aty afër me mortaja, sulm ky i pasuar nga gazi lotsjellës.

Ndërkohë që shumica e familjes së gjerë e Jasharajve, thuhet se u mblodhën në një dhomë të vetme, e cila ishte e murosur me tulla. Një predhë pastaj ra përmes çatisë, duke vrarë një numër të anëtarëve të familjes. Granatimet e vazhdueshme për nja tridhjetë e gjashtë orë, deri sa ia mundësuan policisë më në fund të hyjë në shtëpi, tregojnë dëshmitarët.

Ndërsa, ka qenë Organizata "Amnesty International", në një raport të bërë për rastin, e cila ka thënw se sulmi kishte për qëllim eliminimin jo vetëm të Adem e Hamz Jasharit, por e të gjithë familjarëve dëshmitarë. Dhe kështu, Adem Jashari, Hamza, së bashku me pesëdhjetë e gjashtë anëtarët e familjes së tij u vranë. Gjithsejt pesëdhjetë e tetë persona janë vrarë, në mesin e tyre tetëmbëdhjetë ishin gra dhe dhjetë fëmijë nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare.

Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, është më shumë tërheqje Atdhedashurie se një Përkujtim

Një vizitë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, është një lexim të mënyrave në të cilat historia dhe arsyetimi historik janë integruar në praktikat e përkujtimit në Kosovë, me një fokus të veçantë në familjen Jashari.

Ajo tregon se si një pjesë dominuese e kujtesës kolektive në Kosovë, përkujtimi i Familjes Jashari, është një vend i veprimeve diskurse dhe memorialë si dhe praktikave kulturore performuese në shërbim të kombit tënd në çdo vend të botës.

Prekazi është një element kryesor i kujtesës kolektive dhe i mënyrave në të cilat përfaqësohet e kaluara dhe si mbrohet kuptimi i saj nëpërmjet përkujtimit.

Memoriali “Adem Jashari “ ka marrë në qendër skenën në projeksionin e historisë së Luftës së Kosovës; ajo është bërë një epikë e re, duke shërbyer si një burim i legjitimitetit të shtetit dhe si një diskurs për të solidifikuar kombin.

Ky, Memorial tashmë është një vend i mbushur me histori, memorie dhe ndenja të thella kombëtare organike. Ku kujtimi i familjes Jashari, nuk përfaqësohet si një incident brutal në historinë e luftës; përkundrazi, është një vizion i së kaluarës dhe historisë më të lavdishme të kombit tënd, që e bën luftën të pamundur të harrohet.

Të Jasharajt valon flamuri kuqezi çdo ditë…..

Në mes dimrin dhe mes janarin 2017- me Kryetarin e Këshillit Shqiptaro Amerikan Haxhi Dauti, gjatë vizitës se tij, në Kosovë, me rastin e përurimit të shtatores së Ambasadorit William Walker në Reçak, dhe shënimin e përvjetorit të tetëmbëdhjetë të masakrës së Reçakut, kishim rastin për të vizituar edhe Komleksin e Memorialit Adem Jashari në Prekaz, të Drenicës, ku është pritur nga pjesëtarët të familjes Jashari, ku jemi pritur me respekt nga anëtarët më të ngushtë të Familjes Jashari.

Fillimisht, së bashku me zotin Haxhi Dauti, veprimtari i njohur i komunitetit, i cili e themeloi (1991) dhe udhëheqë për 26 vjet, Këshillin Shqiptaro Amerikan me bazë në Nju Xhersi, një organizatë e vogël lobiste në SHBA, gjatë vizitës në këtë memorial, të shoqëruar edhe nga gazetari i RTSH, Ben Tafili, bëmë homazhe në varrezat e 56 anëtarëve të familjes Jashari, duke u përulur me respekt përpara tyre.

Ku, pranë varrit të tre martirëve të kësaj familjeje, Shaban, Adem, Hamëz pandërprerë, do të qëndrojnë roje nderi dy ushtarë me uniformë nga trupat e FSK-së, të cilët e nderojn komandantin legjendar dhe mbarë Jasharajt, në përjetësi.

Pas homazheve dhe vizitës së varreve të Adem Jashari, Hamza Jasharit dhe 61 anëtarëve të tjerë të kësaj familje, të shoqëruar edhe nga Ambasadori Bekim Sejdiu, gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, dhe gazetari Ben Tafili, për së arfëmi, kemi vizituar shtëpinë muze që u bombardua 72 orë, dhe, duke pritur me këtë rast, ngrohtësisht nga Mani Beqir Veliu - Drejtor i Shkollës Fillore në fshatin Polac - Komuna Skenderaj.

Mani Beqir Veliu, është më konkretisht, dhëndri i Shaban Murat Jasharit, gruaja e tij, Zyla Veliu Jashari, është e motra e Ademit e Hamzë Jasharit, e cila ka qenë e martuar në Polac, dhe ka vdekur në vitin 2012

Man Beqir Veliu - i cili me shumë dëshirë dhe mikpritje, mori rolin e ciceronit, nisi duke na treguar për shtëpinë e qëndresë heroike dhe vendin e ngjarjes - Kullën e Jasharjave, kur dikur rezistuan për 72 orë më rradhë, i vogël e i madh me armë në dorë, për të mbrojtur pragun e derës së Jasharjve dhe dinjitetin e tyre kombëtar.

“Në këtë shtëpi, e cila tani është kthyer edhe në një shtëpi muze, tha ai vizitorë të shumtë gjenë çdo ditë. Pavarësisht, se është ditë jave apo fund jave, ditë me diell apo borë e shi, vizitorët nga e gjithë Kosova, Shqipëria, trojet shqiptare dhe diaspora, por edhe të huajt vinë e vizitojnë Kompleksin e Memorialit të Familjes Jashari në Prekaz të Drenicës”.

10 milionë vizitorë, thuhet se kan qenë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz për 13 vjet, të cilët besohet se kanë ardhur dhe e kanë vizituar miliona qytetarë shqiptarë nga të gjitha trojet etnike, duke përfshirë edhe diasporën në SHBA, Kanadanë, e Australinë e largët, si dhe vizitor nga Europa, dhe rajoni. Madje sipas faqes zyrtare, thuhet se dita - ditës, vjen e po rritet edhe me shumë numëri i vizitorëve.

Kurse, “ciceroni” ynë, Man Beqir Veliu, tregojë se : “Në këtë shtëpi, të shkatërruar dhe të shpuar nga predhat në të katër anët, e cila ndodhet 100 metra larg nga ish kazerma ushtarake, e ushtrisë serbe( sot, kazerma e FSK-së), mbi një kodër aty afër e rrethuar nga lisat e lartë, është bombarduar me gjyle, granata hedhës, dhe goditur me mitroloz deri sa nuk mbeti asnjë i gjallë brenda saj”.

Ndërsa, ky është ai traktori i vogël - bën me gisht ai, që keni parë nëpër fotografit e Adem Jasharit, të atyre viteve, teksa, na tregon nga afër traktorin ngjyrë blu, ngjitur me murin e pullazit të shtëpisë, i cili është një ndër të vetmit objekte që i ka “mbijetuar” atyre predhave, …..

“Por u shpreh Mani, Jasharët që mbijetuan, janë Jasharët e ripërtërirë, në fytyrat e tyre nuk kanë ngrysje, lot e zhgënjim; në çdo fytyrë të Jasharëve kudo tani sheh dashuri, bujari krenari për fitoren e arritur kombëtare. Edhe në këtë rrafsh, edhe në Kosovën e re, tha ai Jasharët dëshmojnë dhe rrezatojnë veçantinë e tyre familjare të trashëguar, që është për tu lakmuar nga të gjithë shqiptarët kudo që janë”.

Gjatë vizitës në Kosovë, zoti Dauti, është shprehur shumë i emocionuar për vizitën që i ka bërë Komleksit të Memorialit Adem Jashari në Prekaz të Drenicës, dhe familjes Jashari.

“Nuk kam fjalë për të përshkruar se si u ndjeva në ato momente teksa më tregonin historinë e familjes Jashari, por dhe kur vizitoja dhe bëra homazhe në varret e tyre, duke filluar nga fëmijët e vegjël Blerinë Hamëz Jashari 7 vjeçe dhe deri tek Shaban Murat Jashari (74-vjeçar), babai i Ademit dhe Zahide Geci – Jashari (74-vjeçare), nëna e Ademit”, ka theksuar fillimisht veprimtari i dalluar nga SHBA, për të cilin ishte hera e parë që viziton Prekazin.

Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në fshatin Prekaz , të Skenderajt, pasi në kthesën e parë në krah të djathtë është i vendosur një bilboard me mbishkrimin “BAC, U KRY!”. E gjithë rruga është e shtruar ma asfalt, ku në të djathtë të kësaj tatëpjete në varrezat e dëshmorëve prehen 61 trupat e Jasharajve, në krye me Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari, të cilët ranë heroikisht me 5, 6, dhe 7 Mars 1998, ne betejë me forcat paramilitare serbe.

Memoriali i Adem Jasharit, është rregulluar në mënyrë fantastike me mermer dhe emrat e dëshmorëve lëshojnë shkëndija nën rrezet e ftohta të diellit të shkurtit. Në një stend sheh Familjen Jashari me 12 pasardhës. Në një foto tjetër me 8 fëmijë të veshur me veshje kombëtare, janë nipat e familjes së Jasharajve, Rifatit, Ademit dhe Hamzës.

Këto foto e simbolizoin ripërtëritjen e familjes Jashari pas luftës.

Lulëzimi i Ademit, Bekimi i Hamzës dhe Murati i Rifatit nga këto martesa kanë lindur 12 fëmijë, 7 djem e 5 vajza, të gjithë me emra të ripërtërirë. Pas luftës, me ndryshimin e rrugëtimit të Kosovës, është i domosdoshëm një edukim ndryshe i fëmijëve, nga që të në kaluarën Kosova ishte sunduar nga pushtuesi shekullorë. E tani Kosova është e lirë dhe brezat duhet të edukohen në frymën demokratike.

Mosha e fëmijëve të pasluftës të familjes Jashari është nga 10 deri në muaj. Ciceroni i këtij kompleksi, i cili kujdeset për vizitorët, të cilëve e ka për detyrë t’ua shpjegojë historikun e familjes Jashari, tregon se disa metra më larg, në shtëpinë prej nga ku rezistoi komandanti legjendar, Adem Jashari, së bashku me familjen e tij, janë të vendosur shtyllat prej hekuri, të cilat të lënë të kuptosh që akoma janë duke vazhduar punimet më restaurimin e kësaj shtëpie, e cila është thënë se do të jetë shtëpi-muze.

Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...