Martin Shkreli dyshohet se ka mbajtur kontakte me kompaninë përmes burgut - Bota Sot
Martin Shkreli dyshohet se ka mbajtur kontakte me kompaninë përmes burgut

Amerika

Martin Shkreli dyshohet se ka mbajtur kontakte me kompaninë përmes burgut

Më: 9 mars 2019 Në ora: 15:04
Martin Shkreli

Byroja amerikane e burgjeve tha të premten se është duke hetuar ish udhëheqësin e kompanisë farmaceutike Martin Shkreli, pasi mediat kanë raportuar se ai edhe gjatë qëndrimit në burg ka ndihmuar zhvillimin e kompanisë duke përdorur një telefon të kontrabanduar.

Hetimi është paralajmëruar nga The Wall Street Journal.

Byroja e Burgjeve ka deklaruar se posedimi i telefonit të kontrabanduar në burg konsiderohet shkelje dhe mund të sjellë deri tek izolimi i të burgosurit dhe ndalimi i vizitave.

Benjamin Brafman, avokat i Shkrelit, ka refuzuar të komentojë.

Gazeta Journal ka raportuar se Shkreli, 35 vjecar, ka ende ndikim të madh në kompaninë Phoenixus AG. Shkreli ishte dënuar shtatë vjet burg për shkak të mashtrimit.

Shkreli, i lindur në Bruklin nga prindër shqiptarë që kishin migruar në SHBA, u bë i njohur me nofkën “Pharma Bro” në shtator të vitit 2015.

Prokurorët e akuzojnë atë se ka marrë ilegalisht aksione të “Retrophin Inc”, një firmë bio-teknologjike që ai e ngriti në vitin 2011, dhe i ka përdorur ato për të shlyer borxhe të bizneseve të tjera.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...