Ish-Kongresisti Ralph Hall, ish-anëtari më i vjetër i Kongresit, vdiq në moshën 95 vjeçare

Amerika

Ish-Kongresisti Ralph Hall, ish-anëtari më i vjetër i Kongresit, vdiq në moshën 95 vjeçare

Nga: Beqir Sina - New York Më: 10 mars 2019 Në ora: 16:40
Ralph Hall

Ish kongresisti republikan i Teksasit, Ralph Hall, pjesëtari më i vjetër ndonjëherë, që shërbeu në Kongresin e SHBA, dhe një njeri që dikur kishte shitur cigare dhe Coca-Cola dhe më vonë, kishte punuar në dyshen bankare Bonnie dhe Clyde, duke sherbyer ne Capitol Hill per 35 vjet, ka vdekur në moshën 95 vjeçare, në vendlindjen e tij - në Dallas - Texas.

Ish Piloti Luftës së Dytë Botërore, vdiq në shtëpinë e tij në Rockwall- Dallas Texas të enjten në mëngjes, njoftoi në rrjetin social Facebook, veprimtari shqiptar Ismet Smajli, i cili eshte një mik i ngusht shqiptar, dhe që jeton në Dallas - Texas.

I pyetur për lidhjet e tij, me kongresistin Hall, nga nji televizion vendas, shqiptari nga Kosova ne Dallas - Teksas, Ismet Smajli, thjesht përmendi lidhjet e Hall duke vene ne dukje lidhjet e tij mjaft te mira me komunitetin shqiptar,ndihmen e tij per Kosoven dhe po ashtu edhe vizitat e shpeshta në lokalin e tij.

Image

“Mik i ngusht i Familjes dhe komunitetit Shqiptar në Dallas - Ralph Hall, i cili shërbeu më shumē se cdo kongresisit tjetër në historin e Kongresit American në 35 vite, 17 ligjistatura, kishte nji karier të jashtëzakonshme. Ai ishte nëherit ishte edhe veteran i ushtrisë amerikane, mbasi Hall shërbeu edhe si Pilot në U.S. Air Force në Luften e Dytë Botrore. Unë dhe gjithë komuniteti shqiptar në Texas, do t’a kujtojmë gjatë këtë mik të ngusht të shqiptarëve - dhe vecanërisht për mua dhe familjen time për më se 24 vite, ao do te kujtohet pergjithmoe - RIP My Friend ??”, shkruan Ismet Smajli - Sekeretar i Përgjithshëm i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Botë.

Ralph Hall - i cili vdiq në moshën 95 vjecare, shkruan shtypi amerikan - nuk kishte vuajtur nga ndonjë sëmundje e njohur gjatë ose e rëndë, por simbas tyre shkak i vdekjes ishte natyrshem mosha e tij e madhe.

Image
 

Hall ligjëvënsi i cili shërbeu 17 mandatura, ishte 91 vjeç kur u largua nga Kongresi, pasi u “mposht” në një zgjedhje të parakohshme republikane të zgjedhjeve të vitit 2014 nga John Ratcliffe, nji ish avokati i tij .

Kongresisti republikan Ratcliffe, i cili njifet edhe një mik i ngushtë i komunitetit shqiptar në Dallas, i shquar për lidhjet e tij te forta më veprimtar të njohur shqiptar amerikan në Dallas, si veprimtaret Nazar Mehmeti, Ismet Smajli, Ylber Korca, Bruno Caka, Gani Fejza, e tjer, pasi mësoi për vdekjen e Hall, lëshoi deklaratën e mëposhtme të enjten pasdite.

“Sot, Qarku i 4-të i Teksasit humbi një udhëheqës të madh, burrë shteti dhe mik të të gjithëve. Ai i shqua gjatë gjithë jetës duke filluar nga mbrojtja e kombit tonë, gjatë shërbimit ushtarak si Pilot gjatë Luftës së Dytë Botërore, por gjatë kohës së shërbimit të tij si Përfaqësuesi ynë në Kongres, Ralph Hall, jetoi një jetë të jashtëzakonshme kushtuar vetëmohimit për t'u shërbyer qytetarëve të tij. Kongresmeni Hall lë pas një trashëgimi të përjetshëm që do të kujtohet përgjithmonë dhe vlerësohet nga gjeneratat e Texasit. Michele dhe unë ndajmë së bashku familjen Ralph Hall, dhe të dashurit e tij në lutjet tona për të kalur këtë humbje të madhe.” (U.S. Rep. John Ratcliffe (R-TX Qarkut 4)

Image

Asnjëher nuk dëshironte të tregone moshën. Ai ishte një vrapues i rregullt në natyrë, i cili e fillonte ditën me një vrapim cdo mëngjes prej 2 miljesh. Hall shënoi Ditën e Përkujtimit 2012 - kur ai ishte 89 vjeç - duke u hedhur me parashutë, për të nderuar anëtarët e shërbimit amerikan. Nderkohe, qe në Krishtlindje - vitin 2012, ai u bë anëtari më i vjetër e Dhomës së Ulët të Kongresit, duke thyer rekordin e vendosur nga kongresitja e Karolinës, Manly Stedman, e cila vdiq në detyrë, kur ajo ishte 89 vjeç.

Duke u larguar nga partia e tij në vitin 2014 erdhi një dekadë pasi Hall u bë një republikan, ndërsa Teksasi, u zhvendos shumë më shumë në të djathtë. Ai shërbeu 12 mandate në Kongres si një demokrat, por njoftoi në janar të vitit 2004 se ai do të bënte kalimin,nga demokrat në republikan, duke mbështetur fuqishëm mikun e tij, George W. Bush në atë dalje të bujshme në konventën republikane me fjalimin e tij të famshëm të largimit nga partia demokrate.

Image

“Laura dhe unë jemi thellësisht të pikëlluar që një mik i mirë dhe një Texan i madh ka vdekur. Ralph Hall, kishte në genë të tij mirësjelljen, klasën dhe patriotizmin. Ashtu si babai im, ai ishte një Pilot në Luftën e Dytë Botërore, i cili më pas erdhi për të shërbyer në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara. Ai ka përfaqësuar me besnikëri në Capitol Hill për rreth 35 vjet, dhe shteti dhe vendi ynë janë të nderuar që patën një njeri të till si Ralph Hall. Laura dhe unë do të kujtojmë Hall, për shembulltyren e tij. Mendimet dhe lutjet tona janë me të gjithë familjen Hall, Hampton, Brett, dhe Blakely”, shkruan ish Presidenti George W. Bush.

Hall, i cili pilotoi me helikopterët Hellcat gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishte e njohur në Kongres për nxitjen e NASA-s dhe prodhimin e energjisë. Duke përshëndetur nga qyteti i Rockwall, në lindje të Dallasit, me një fluturim simbolik me helikopter që tërhiqte një banderolë të madhe ai do të shkruante se shpesh votoi me partinë e tij, jo partinë por gjithmonë votoi rrethin e tij që përfaqësonte në Capitol Hill, votuesit e tij.

Vetëm tre senatorë amerikanë, kan vdekur kur ishin më të vjetër se kongresisti Ralph Hall, ndërsa ende shërbenin në Capitol Hill : Republikani i Karolinës së Jugut Strom Thurmond, i cili ishte 100 vjeç kur u tërhoq në vitin 2003 ; Demokrati Theodore Francis Green nga Rhode Island, i cili u largua nga senati në moshën 93 vjeçare; dhe Demokrati Robert Byrd, nga West Virginia, i cili vdiq në detyrë në vitin 2010 në moshën 92 vjeçare.

Ralph Hall, ishte një legjendë në Kongres dhe një mik i vërtetë për shumë prej nesh ", tha Sen Cornyn. "Një anëtar i Gjeneratës më të Madhe, ai e udhëhoqi me shembull, duke shërbyer së pari vendin e tij në Luftën e Dytë Botërore dhe më pas Texanët me gjithë zemrën e tij. Qielli po fiton një nga më të mirët, dhe Sandy dhe unë i dërgojmë ngushëllimet tona familjes së Hallit ndërsa vajtojmë këtë humbje të madhe”, shkruajti senatori republikan i Teksasit John Cornyn.

Ralph Moody Hall u lind më 3 maj 1923, në Fate, Teksas. Ai kreu dhe u diplomua në Universitetin Kristian të Teksasit, dhe në Universitetin e Teksasit, para se të fitonte një diplomë juridike në Universitetin e Metodistëve Jugorë më 1951.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Hall, u kthye për të shërbyer me ligjin në Rockwall County, ku ai shërbeu si gjyqtar nga viti 1950 deri më 1962. Ai u zgjodh vitin 1963 për të shërbyer në Senatin e Teksasit. Ai i emruar nga partia demokratike më 1972 shërbeu si nën/guvernator dhe u largua mbasi shpalli kandidaturën për kongres.

Image

Hall ishte president dhe shef ekzekutiv i Texas Aluminium Corp dhe këshilltar i përgjithshëm i kompanisë Texas Extrusion Co. Inc. Ai ishte një këshillëtar teknik për prodhimin e pjesëve të avionit Howmet Corporation nga 1970 në 1974.

Duke fituar një vend në Kongres shkoi në Capitol Hill në vitin 1980.

Hall shkoi në Uashington sapo filloi presidenca e Ronald Reagan. Ai ishte në mesin e konservatorëve demokratë që u bashkuan me Reaganin për çështjet kryesore të buxhetit, duke favorizuar përpjekjet për të reduktuar shpenzimet federale.

Ai votoi kundër Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut dhe ishte një bashkë-sponsorizues i faturave për shfuqizimin e taksës së pasurisë dhe dënimin e taksës së martesës.

Ish kongresisti Hall gjithashtu mbështeti një rezolutë që lejojë përdorimin e forcës së Amerikës në Irak dhe votoi "kundra" në janar 2003, në vend që të votonte për Nancy Pelosi në përpjekjen e saj për udhëheqëse të pakicës. Dy muaj më vonë, ai votoi për një buxhet që përfshinte planin 10-vjeçar të taksës së shkurtuar prej 726 miliardë dollarësh të Bushit.

Pasi u bë një republikan, Hall u mbështet fort tek Bush, një ish-guvernator i Teksasit athere dhe mori mbështetjen e fortë të Shtëpisë së Bardhë në GOP, për një buxhet të trefishtë të vitit 2004, në Qarkun e tij - duke fituar 77 përqind të votave.

Në vitin 2009, ai kundërshtoi paketën federale të industrisë financiare dhe paketën e stimujve ekonomikë, dhe ishte një kritik i ashpër i reformës shëndetësore federale, kur u debatua dhe përfundimisht dhe, u miratua nga Kongresi në vitin 2010.

Dy vjet më vonë, Hall u emërua kryetar i Komitetit të Shkencës, Hapësirës dhe Teknologjisë. Atë tetor, kur Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit propozoi lehtësimin e kufizimeve të ndotjes që kishin zemëruar disa shtete, Hall, tha se rishikimi i EPA-së, provoi se rregullat e tij nuk ishin të bazuara në shkencën e shëndoshë.

"Siç kemi parë në Teksas dhe në të gjithë Shtetet e Bashkuara, duke ndjekur një përqasje më të mirë të pajtimit me EPA-n, do të rezultojë padyshim në rritjen e papunësisë, mbylljen e centraleve dhe energjinë më të shtrenjtë, më pak të besueshme", tha ai.

Ralph Hall la pas vetes tre fëmijët e tij. Gruaja e tij vdiq në vitin 2008 në moshën 83 vjeç, pas 63 vjet martese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat