Stone Castle në panairin më të madh të Nju Jorkut, për verërat dhe pijet alkolike - Bota Sot
Stone Castle në panairin më të madh të Nju Jorkut, për verërat dhe pijet alkolike

Amerika

Stone Castle në panairin më të madh të Nju Jorkut, për verërat dhe pijet alkolike

Nga: Beqir SINA - New York City Më: 14 mars 2019 Në ora: 18:21
Stone Castle

NEW YORK CITY : Panairi “VinExpo” New York 2019 për dy ditë me radhë më 5 dhe 7 mars, u bë edhe një herw vendi ku prodhuesit më të mëdhenjtë të verës dhe i pijeve nga i gjithë planeti - përfshirë edhe Stone Castle nga Rahoveci - Kosovë, e tjer promovuan prodhimet e tyre më të mira.

Këtu erdhën prodhuesit e verës dhe pijeve alkoolike nga e gjithë bota, që do t'i paraqesnin produktet e tyre, tek blerësit më të mëdhenj në Amerikën e Veriut SHBA, të verërave dhe pijeve.

Këto sipas shtypit njujorkez, i cili i dha një vend të posaçëm në kronikat e biznesit ishin dy ditët e tastings - shijes, dhe promovimit, të rrjeteve dhe biznesit do të mbaheshin në kryeqendrën e panaireve botërore “Qendrën Javits - Jacobi Civic Center”, në Nju Jork.

Panairi i cili është ndër më të mëdhenjtë e industrisë së verës dhe pijeve alkoolike panairi që llogaritet si më i zhvilluari në industrinë e verës, dhe pijeve të tjera u prezantua edhe kompaninë nga Kosova Stone Castle, e cila tashmë është futur me shumë sukses edhe në tregun amerikan, për më shumë se 5 vjet.

Panairi më i madh i pranverës dhe pijeve alkoolike në botë “VineExpo 2019” i cili u mbajt në “Jackobi K. Javits Center” Nju Jork, ku morën pjesë mbi 10 mijë ekspozues nga 100 vende të botës, këtë vit u vizitua nga rreth 100.000 vizitor, simbas NYT.

Gjiganti i verërave dhe pijeve alkoolikë nga Kosova, në faqen zyrtare të internetit duke folur për këtë panair, në rrjetet sociale dha edhe një falënderim të veçantë për panairin "VinExpo New York 2019" e cila është drejtuar për Miss New York 2019, Florinda Kajtazi.

“Prezenca e saj ka bërë që verërat tona të dallohen, dhe ka reflektuar punën e jashtëzakonshme të ekipit të talentuar të Stone Castle, Kosovë. Ajo ndihmoi në shpërndarjen e imazhit pozitiv të Kosovës.”

Me pjesëmarrjen e tyre, në panairet e Nju Jorkut, Shqipëria, Kosova, kompanitë dhe bizneset shqiptare, po ndërkombëtarizohen me industrinë e zhvillimit nëpër vendet të ndryshme botërore, madje edhe kryeqendrat e botës, siç janë edhe këto dy rastet nga më fundit : në janar me industrinë e hotelerisë nga hoteli me 5 yje Adriatik Hotel “Adriatic Tours L.L.C” - “5 Star Luxury Hotel Resort” Durrës Albania dhe ky i 5 e 7 marsit më verërat e Stone Castle nga Rahoveci.

Gjigandi verërave kosovare, nuk është rasti i parë që merr pjesë në panaire të tilla që tashmë kanë bërë bujë të mëdha në botë, ngase vera e njohur nga Rahovec - Kosovë “Stone Castel”, e cila në vazhdim të promovimit të produkteve të veta, ka marr pjesë edhe në panairet më prestigjioze në botë, në Itali, Gjermani, Japoni.

“Stone Castel”, e cila ka vite në që me verërat dhe pijet alkoolike ka qenë pjesë e gëzimeve në tryezat festave tona kombëtare, tryezat e dasmave e gëzimeve familjarë të shqiptarëve në zonën e Tri-Shteshit, NY, NJ, Ct, erdhi në panairin e pranverës “VineExpo 2019” në “Jackobi K. Javits Center” Nju Jork, duke bërë prezantimin dhe devostmimin në Nju Jork, në panair prestigjioz, panairin që ka për qëllim të promovojë verërat dhe pijet alkoolike nga i gjithë planeti edhe në metropolin e botës - qytetin e Nju Jorkut.

Pjesëmarrja e “Stone Castle” në panairin i njohur si më i madhi në botë për të zhvilluar lidhje biznesi , rrjetëzimin dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të biznesit , për rritjen e suksesit të saj edhe në SHBA, një nga vendet më konsumuese të verërave në botë, ku vera nga Rahoveci-Kosovë, ka afro 5 vjet që ka hyrë zyrtarisht, tregon edhe “sekretin” e kësaj kompanie e cila po infiltron fuqishëm në tregun më të madh në botë tregun amerikan.

Stone Castle nga Rahoveci - Kosovë - një investim i suksesshëm i atdhetarit e biznesmenit shqiptaro-amerikani Rrustem Gecaj - “Nderi i Kombit”, dhe djemve të tij, Arben, Avni dhe Avdi, të cilët janë bërë një histori suksesi dhe për të gjithë punën e tyre të vështirë, dhe shumë të suksesshme në prezantimin e verëra kosovare, kanë hyrë edhe në tregun amerikan, një nga më të vështirët në botë.

Stone Castle nga Rahoveci - Kosovë:

Ndërmarrja "Kalaja e Gurit", ish “NBI Rahoveci” në Rahovec, u themelua në vitin 1953, së bashku me evolucionin e industrisë së rrushit dhe verës në këtë rajon, e cila filloi pas Luftës së Dytë Botërore:

Meqë kultivimi i prodhimtarisë së rrushit dhe verës në afërsi të Rahovecit dhe në përgjithësi në Kosovë daton nga kohët antike ilire, tradita e lashtë në këtë fushë, në këto rajone, konfirmohet nga shumë prova arkeologjike.

Kushtet e klimës, cilësia e tokës, vendndodhja gjeografike me një lartësi prej 350-500m, tradita dhe pasioni i njerëzve në këtë rajon për kultivimin e hardhisë dhe rrushit të verës kanë kontribuar në prodhimin e verës me një shije unike dhe cilësi të lartë.

Prandaj, në vitin 1953 u krijua NBI "Rahoveci" si ndërmarrja e parë shoqërore, dhe në vitin 1955 ngriti punishte vere të parë në Rahovec.

Kjo kompani ka demonstruar suksese të biznesit dhe prodhimit, duke zgjeruar sipërfaqet me vreshta dhe duke rritur kapacitetet prodhuese teknologjike.

Kjo traditë është vazhduar dhe avancuar, veçanërisht pas privatizimit. Kjo ndërmarrje ishte e njohur në tregun evropian që nga viti 1963, ku filloi eksportin e verës së njohur për Amselfelder në Gjermani, ku edhe sot eksportimi i verës vazhdon me sukses.

Kjo ndërmarrje u privatizua në vitin 2006 nga ish NBI "Rahoveci". Pas privatizimit është quajtur si Kalaja e Gurit.

Ndërmarrja "Kalaja e Gurit" në Rahovec është në pronësi të një biznesmeni të suksesshëm amerikan me origjinë nga Kosova, Rrustem Gecaj, i cili pas privatizimit në vitin 2006 ka bërë investime me vlerë mbi 10,000,000 dhe si rezultat i kësaj jan arritur të krijohen kushte të avancuara teknologjike për prodhimin e rrushit dhe cilësisë së verës nga kjo prodhimtari.

E gjithë ky investim dhe kjo punë kanë dhënë frytet e saj, ku shitja po rritet dita ditës.

Kalaja e Gurit, verërat e “Stone Castle” kanë përparësi në tregun e Kosovës, ato kan filluar të zgjerohen me zyra në Tiranë dhe është prezent në tregun global ku qëndron në katër kontinente, përfshirë edhe Amerikën e Veriut - SHBA dhe Kanada.

Në Evropë shitet në: Gjermani, Zvicër, Itali, Angli, Çeki, Kroaci, Slloveni, Shqipëri, Maqedoni etj., Pastaj kontinenti afrikan, me prezencën e tij në Nigeri, Aziatik - Japoni, dhe në kontinentin amerikan, me praninë e tij në disa shtete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...