Ja si denoncohej regjimi hipokritë i Ramiz Alisë, në Amerikë, dhe sensabilizohej OKB -ja, me krimet e komunizmit në Shqipëri - Bota Sot
Ja si denoncohej regjimi hipokritë i Ramiz Alisë, në Amerikë, dhe sensabilizohej OKB -ja, me krimet e komunizmit në Shqipëri

Amerika

Ja si denoncohej regjimi hipokritë i Ramiz Alisë, në Amerikë, dhe sensabilizohej OKB -ja, me krimet e komunizmit në Shqipëri

Nga: Beqir SINA - New York Më: 19 mars 2019 Në ora: 15:25
Pamje nga protestat

Varja në litar e Havzi Nelës në Kukës - dhe protestat e Shqiptarve të Amerikës para Misionit shqiptar në Nju Jork...

Nga patriot e atdhetar i flaktë në mërgim, anti komunist te përbetuar luftëtar i pa kursyer dhe te kudo ndodhur për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Patriot e atdhetar qe u dalluan në luftën që bën nacionalistët shqiptar në mërgim, për 46 vjet për liritë e të drejtat e shqiptarëve në tokat e tyre, stërghyshore, nën ish- Jugosllavin e athershme,(Luginën e Preshevës, Maqedoni, Mal të Zi ) dhe në Çamëri, rënjen e komunizmit në Shqipëri, demokratizimin e saj.

Materiale keto qe jan ruajtur në albumet fotografive historike, nga jeta e tyre në mërgim, me shkrime, kujtime dhe fotografi që sot quhen: ”Fotografia flet më shumë se 1000 fjalë”.

Në mesin e këtyre fotografive, qe ruhen origjinale edhe sot janë edhe këto fotografi te përdorura në protetstat anti - komuniste në Nju Jork, protestues para ndërtesës së Kombeve të Bashkuara, në protestën e famshme kundra Ramiz Alisë, pikërishtë në pjesmarrjen e tij në Asamblenë e Përgjithshme me 28 Shtator 1990, ku denacohej regjimi hipokritë i Ramiz Alisë, me anë të një posteri vendosur në një pankart me pikturë të piktorit anti-komunist dhe të arratisur nga Tropoja, Isa Nuredin Gjoçajt.

Në pikuturën e Gjoçajt, e titulluar :”Hypocrite Stalinist Albanian Regime 1944 - 1990” duket një portret i Ramiz Alisë, “Gjysmagjel”.

Image

Ramiz Alia, në këmbë duke ngritur lart flamurin e kuq të komunismit me Yll, dhe gjysma në anën tjetër me një flamur të zi në mes, pikturuar në radhë kafakat e të pushkatuarve, dhe gjysma tjetër “Ramiz Alia”, i shtetit diktatorial dhe policor, “Shqipëria 1944 - 1990”. Po ashtu polici simbol i diktatures duke e rrahur me dru një kundërshtar politik, i lidhur në të dyja duart me zinxhir, mbyllyr dhe kyçur gojën me një kyç të ndryshkur, dhe nxjerrur sytë, ai është portreti një i të ish burgosuri politik, që mban deri në vdekje flamurin kuq e zi pa yll, megjithëse, ai është i shtrirë ei mbuluar nga gjaku i torturave barbare, poshtë tij lexohet diçitura ; “Albanian People Live Under Stalinist Chain for the past 46 years”.

Ajo që të bie në sy në këtë poster, me karikaturën e piktorit Isa Nuredin Gjojçaj, një anti komunist dhe ai ish i arratisur nga Shqipëria komuniste, është edhe një skel e një vinçi të lart ndërtimi, ngritur deri në kup të qiellit, ku dallohet në qendër të saj një hartë hyjnore me aureolën e Shqipërisë Etnike, e cila ka nisë të rrezatojë qysh nga Kosova, dhe viset shqiptare, nën ish Jugosllavi, ku në ganxhën e hekurt, është vendosur edhe litari në qafë të varur, i poetit disident Havzi Nela, që dy vjet para se ai rregjim i komunist, të rrëzohej, ai do të përfundonte me varje në litar, nën regjimin e Ramiz Alisë.

Në këtë diçiturë lexohet :” Avzi Nela a political Prisoner was hung in Kukës, Albania in August after 16 Years in prison”……..

Pra bëhet fjalë poetin disident Havzi Nela, dhe gjyqin e tij, që përfundoi me varje në litar. Një ngjarje e dhimbshme e ndodhur në qytetin më verior të Kukësit, në vitin 1988, që do të shënonte dhe fundin e rregjimit komunist në Europë.

Image

Bëhet fjalë për poetin disident Havzi Nela dhe gjyqin e tij, që përfundoi me varje në litar në mes të qytetit të Kukësit të ri me diktaturën e vjetër të enver Hoxhës. Pikërisht, kur, jo më shumë se dy vjet më vonë, rregjimi hipokritë, i Ramiz Alisë, dhe veglat e tij, që disa prej tyre vetë ose me të bijtë e tyre, për fat keq të gjithë shqiptarëve, janë edhe sot në krye të Shqipërisë, dhe qeverisë shqiptare, perfshire edhe Kryeministrin e Sqhiperise sot Edi Rama, i cili eshte i biri i ish anetarit te Komitetit Qendror dhe Frontit Demokratik, qe drejtohej nga Nexhmije Hoxha, dhe dhane urdherin e firmosen se bashku varjen ne litar te Hivzi Neles.

Per faktkeq ne Shqiperi sot, janë vet-pjestar, dhe, vet nga ata që i shërbyen ose dhanë urdhëra, pushkatimesh, burgosjesh dhe interrnimesh, perfshire kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruci, ish Ministrin e fundit te Punve te Brendeshme, ose edhe Ministrin e Brendeshem sot ish gjeneralin e Enver Hoxhes, Sander Lleshaj.

Por jane ne pushtet dhe nga ata qe deri dhane urdhera ose firmosen denimin me varje në litar, per dy poetët disdent : Genc Leka, Vilson Blloshmi. Dhe, nga ata që vazhdonin të pushkatonin - egzekutonin, madje pa gjyqë dhe pa i arrestuar , të gjithë ata djem e vajza të reja, bijë e bija nënash, shqiptar, që tentonin të arratiseshin nga Shqipëria komuniste, ato dy vjet, për në liri.

Aqsa, krimi i tyre arriti deri aty sa të i tërhiqnin edhe zvarrë, nëpër rrugët me gurë e pluhur, të lidhur pas rimorkjove të traktorve, duke demostrauar në mes të fshatrave dhe qyteteve kufitare, duke i masakruar në sy të popullit, ata që kapinin - duke tentuar në ato vite (1988 - 91) për të dalë në botën e lirë.

Image

I ndjeri Musli Mulosmani, para largimit ne amshim me dhurojë këte foto album me disa fotografi të viteve 1960 - 1990, kur tregohen përpjekjet e emigrantëve shqiptar si kan vepruar për të denoncuar dhe sesabilizuar Washingtonin dhe OKB, mbi krimet e diktaturës, së rregjimit të Enver Hoxhës, dhe shqiptarëve në Kosovë, e viset shqiptare në Mal të Zi, Maqedoni dhe Luginën e Preshevës, si dhe demostratat për Çamërinë, dhe Shipërinë e Bashkuar - Shqipërinë Etnike.

Mes tyre ishte dhe kjo fotografi e ruajtur me kujdes nga Muslia, ku ai shkruante :” Këto fotografi, janë të mirë njoftunit nga të persekutuemit, në Amerikë, janë të marra nga një karikaturë të Piktorit- Isa Nuredin Gjoçajt, nga Tropoja “ I pa harrueshëm për jet qoftë kujtimi tij”, thoshte ai duke shtuar :” i kemi vendosur këto fotografi të tij, në pankarta dhe i kemi kemi përdor gjatë demostatave anti sllavo-komuniste, në New York, para OKB-së, kur erdhi i fundit President komunist Ramiz Alia, në OKB, por i kemi perdor edhe në Washington, gjithashtu edhe para Shtëpisë së Bardhë - Kongresin e Senatin amerikan, në demostratat e vazhdueshme për lirinë e të drejtat e shqiptarëve, aty kah vitet 1989-90, deri në përfundimin dhe rrëzimin e diktaturës komuniste(me llafe….si e quante ai gjithmonë), dhe deri në shpërbërjen e Jugosllavisë, në demostratat “Kosova Republik, dhe, luftën për lir dhe pavarësi të Kosovës”.

Ndërkohë, në shënimin e tij Muslia, do të linte edhe shënimin e fundit :” lexoni dhe besoni, se i ndjeri Isa Gjoçaj, ka ba ma se 18 vjet burgë, në rregjimin komunist, Ai është pjestar i nji familje e persekutueme me burra dhe gra, burgje dhe internime, nuk asht nga ata siç i thonë sot, i atyre dekoratave ; “Mjeshtër i Madh ose Artist i Popullit”, marrë gjatë rregjimit komunist, në Shqipëri, per sherbimin qe i kan bere atij rregjimi.

Image

“Por, është nga Malësia e Gjakovës, e cila gjatë diktaturës së regjimit komunist ku e gjithë Malësija, ka pas gjithmon trima dhe patriot, por ja që edhe sot për fat keq, janë të harruem, t’ja thuesh gati krejt “sot për sot”. Nuk di se cka bahet mot…….! por gjithësesi Zoti e bekoft Shqipërinë dhe Shqiptarët, Zoti e bekoftë Malësine Gjakovës, me të mirat që ka pas-dhe ka ishalla”, ka shkruar i ndjeri Musli Mulosmani. i cili vdiq më 5 qershor 2017 në New York.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...