Shqiptarët e Hamiltonit – të parët në Kanadë - Bota Sot
Shqiptarët e Hamiltonit – të parët në Kanadë

Amerika

Shqiptarët e Hamiltonit – të parët në Kanadë

Nga: Qamil. S. Dardhankodra Më: 5 prill 2019 Në ora: 23:51
Shqiptarët e Hamiltonit

Hamiltoni asht nji qytet mesatar në provincën Ontario të Kanadës. Ai gjendet në pjesën jugore të kësaj province jo shumë larg kufinit të SHBA-së. Aty dhe në rrethinën e tij jeton nji numër bukur i madh i shqiptarëve.

Deri kah viti 2010 nuk kishte kurfarë gjallnie apo organizimi të shqiptarëve. Në këtë vit me nismën e disa entuziastëve u formue Vëllaznia shqiptare e këtij qyteti. Prej këtij viti u banë punë të mëdha në këtë qytet. Në kuadër të vëllaznisë vepron grupi i valleve “Flutura” i cili deri më tashti ka dhanë sa e sa shfaqje ndërsa në këtë javë shkon në Floridë ku do të paraqitet në festivalin shqiptar. Me mjaft sukses vepron edhe grupi futbollist “Dardania” i cili ban gara me ekipet e rangut të vet në rajonin e qytetit. Këta veprojnë dy klasë të shkollës shqipe. Takimi dhe bashkëpunimi me ambasadat shqiptare asht i rregullt dhe mjaft i frytshëm.

Herë mbas here kemi mbledhje, takime, promovime librash, etj. Së fundi më 31.3.2019 u përurue solemnisht shtëpia shqiptare në këtë qytet e përmbame prej disa qindra metrave katrorë. Në këtë takim ishin të pranishëm nji varg mysafirësh të ftuem, në mes të tjerave qenë ambasadori dhe konzulli i Kosovës në Toronto, kryesia shqiptare e Torontos, nënkryetari i “Vatrës” nga Toronto, kryesia vëllaznisë “Liria” nga Londoni (Ontario) hoxha i Torontos, etj. Solemnitetin e hapi kryetari i vëllaznisë së këtushme z. Refki Sertolli i cili paraqiti nji raport të thukët për punën dhe veprimtarinë e vëllaznisë shkurtimisht prej themelimit e deri më tashti. Pranë tij gjithnji ishte veprimtari i shquem i kësaj vëllaznie dhe kryetari i përparshëm z. Shani Pnishi. Mbas fjalës së kryetarit fjalën e morën ambasadori dhe konzulli i Kosovës, ky i fundit dorëzoi disa dhurata. Në fund të fundit për të pranishmit u dha nji drekë e pëgatitun dhe e gatueme nëpër shtëpitë e anëtarëve.

Shqiptarët e Hamiltonit janë të parët në Ontario që kanë vatrën e tyre e ndoshta edhe në mbarë Kanadën. Për nji dihet e sigurtë se shqiptarët e këtushëm janë më entuziastët dhe ma të vullnetshmit në mbarë Kanadën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...