Disa fjalë nga paraqitja e Mark Gjonaj në kremtimin e Kryengritjes së Malësisë në New York - Bota Sot
Disa fjalë nga paraqitja e Mark Gjonaj në kremtimin e Kryengritjes së Malësisë në New York

Amerika

Disa fjalë nga paraqitja e Mark Gjonaj në kremtimin e Kryengritjes së Malësisë në New York

Nga: Gjekë Gjonlekaj Më: 8 prill 2019 Në ora: 07:20
Mark Gjonaj

Zonja dhe zotërijë, Kam nderin dhe kënaqësinë e  veçantë t'iu paraqesë sonte në këtë darkë solemmne anëtarin e Kshillit të Qytetit të New Yorkut zotëri Mark Gjonaj.Muajin e kaluar shqiptarët e Maslësisë korrën fitore në zgjedhjet e tyre lokale për Komunën e Tuzit me thirrjen "Malësia na Bashkon", ndërsa ne shqiptarët e Amerikës do të fitojmë me thirrjen "Mark Gjonaj na Bashkon". Nja një javë para zgjedhjeve në Malësi  e thirra në telefon zotëri Gonaj dhe i propozova që t'u bënte një dekleratë publike në mbështetje të zgjedhjeve në Malësi. Zoti Gjonaj më falënderoi për këtë sugjerim por tha: "Unë do të shkojë në Tuz dhe në Malësi për ato zgjedhje për të ndihëmuar fitoren e shqiptarëve”. Për mua tha Gjonaj ka rëndësi të madhe fitorja e shqiptarëve në ato zgjedhje.

Këto ditë bëra një vështrim të shkurtër për këtë emër shumë të njohur dhe të dashur në botën perendimore. Për emërin antik Mark kisha lexuar në librat e historisë antike të Romës. Për Mark Antonin kisha mësuar edhe nga Shekspiri. Ndërsa për Shën Markun apostull kisha lexuar në librat e shenjtë,pasi që ky kishte shkruar njërin prej 4  librave të shenjtë. Në Malësi të Madhe njëra prej festave më të përmendura është Shën Marku i Kastratit. Emëri Mark kishte nderuar shumë kombe dhe shtete. Ishte Marko Boçari ynë shqiptar që me luftërat e tij heroike fitoi pavarësinë e Greqisë. Edhe Bismarku i Gjermanisë nderohet gjithmonë për bashkimin kombëtar të kombit gjerman. Këtu në Shtetet e Bashkuara emëri më i nderuar i kulturës dhe letërsisë amerikane është Mark Twain.Kombi shqiptar kishte burra të përmendur më këtë emer. I tillë ishte Marku i Gjon Marka Gjonit të Mirditës. Edhe Kosova kishte dhënë burra të përmendur me këtë emër. Kush nuk kishte dëgjuar për Imzot Mark Sopin e Kosovës, për Profesor Mark Krasniqin dhe për themeluesin e Simfonisë Orkestrale të Kosovës Mark Kaqinarin.

Mbase emëri më i lakuar sot në globin tonë është ai i Mark Zuckerbergut. Pra burrat me këtë emër kanë lënë gjurmë të mëdha në historinë botërore dhe të kombit shqiptar.

Mark Gjonaj po vazhdon rrugën e Pashko Vasës, të Abdyl Frashërit të Papa Klementit dhe të Françesko Krispit e të Jeronim De Radës, që të gjithë të fisit dhe gjakut shqiptar. Për ne shqiptarët e Amerikës Mark Gjonaj është i nderuar ashti siç ishin të nderuar emërat e Nolit e të Konicës dhe shumë patriotëve shqiptarë të Amerikës.

Mark Gjonaj ishte deputet në Ansamblenë e shtetit New York dhe vitin e kaluar pas një fushate të gjatë dhe të vështirë u zgjodhë deputetet 4-vjeçar i Bashkisë së New Yorkut. Është sukses kur ne shqiptarët e New Yorkut kemi një përfaqësues në Këshillin e qytetit më të njohur dhe më të pasur në botë. Buxheti i këtij qyteti për të cilin Papa Gjon Pali i Dytë ka thënë gjatë vizitës së tij këtu më 1995 me rastin e 50-vjetori të OKB-ës: "New Yorku ka arritur kulmin e qytetërimt njerëzor (New York has reached the peak of civilization).

Kush është qyteti New York tregon më së miri buxheti vjetor prej 90 miliardë dollarësh dhe në këtë mes buxheti i zonës që drejton Mark Gjonaj është 2 miliardë dollarë. Ky ështe treguesi më i mirë I fuqisë politike dhe ekonomike të Mark Gjonaj. Ky burrshteti ka lindur në New York dhe perspektiva e tij politike amerikane është e shkëlqyeshme. Mark Gjonaj është amerikano-shqiptari më i kualifikuar për Kongresin e Shteteve të Bashkuara. Pozita e tij në këtë Kongres do të ishte fitore e madhe për kombin shqiptar. Mark Gjonaj është Luigj Gurakuqi i shekullit tonë. Ështe fisnik dhe burrshteti (gentelman and a statemen). Ështe yll drite(rising star) në politikën amerikane shqiptare.

Urdhëroni Zoti Gjonaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...