Kryeministri Haradinaj pret në hotelin Renesansa delegacionin e Qendrës kulturore Islamike të Shqiptarëve të Michiganit

Amerika

Kryeministri Haradinaj pret në hotelin Renesansa delegacionin e Qendrës kulturore Islamike të Shqiptarëve të Michiganit

Nga: Osman Makolli Më: 8 prill 2019 Në ora: 22:03
Ramush Haradinaj dhe Shuajb Gërguri

Në vazhdën e takimeve të ngjeshura të kryeministrit të Kosovës në komunitetin shqiptaro-amerikan të Michiganit, në pamundësi të takohet me bashkëqytetarët e Kosovës, për shkak të angazhimeve protokolare dhe festive me komunitetin katolik shqiptare, ai gjeti kohë të takohet në hotelin Renesansa në Detroit me Imamin e Xhamisë dhe anëtarët e Qendrës Kulturore Islamike të Shqiptarëve të Michiganit. Shuajb Gërguri si imam i Xhamisë dha spjegime të bollshme kronologjike për institucionin që përfaqëson, si institucion të rëndësishëm kombëtarë që funksionon më së gjati në SHBA, duke mbajtur gjallë frymën kombëtare dhe fetare të komunitetit. Institucioni në fjalë është vizituar shumëherë nga senatorë dhe kongresmanë, por edhe zyrtarë të tjerët amerikan dhe është lavdëruar për punën e bërë disa herë nga institucionet e SHBA, duke përfshirë edhe letrën falenderuese te presidentit Clinton. Poashtu kryeministrit të Kosovës iu bë me dije se kjo qendër  ishte vizituar nga të gjithë presidentët shqiptarë dhe është dekoruar me dekoratën “Nderi i Kombit”. Në annën tjetër kryeministri shfrytëzoi rastin t’i informoi të pranishmit me situatën aktuale në Kosovë, taxen 100% të vënë Serbisë dhe Kosovës etj. Ai apeloi për më shumë unitet nacional, të gjindet forcë dhe mundësi të tejkalohen problemet eventuale në komunitet. Me fjalët e kryeministrit u pajtuan të gjithë parimisht, duke i konsideruar si shumë të dobishme. Tubimi ishte  përmbajtësor dhe i dobishëm.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat