Kështjella e Zogut në Knollwood, Long Island, NY Monument Kulture, mbrohet nga shteti

Amerika

Kështjella e Zogut në Knollwood, Long Island, NY Monument Kulture, mbrohet nga shteti

Nga: Beqir Sina Më: 10 prill 2019 Në ora: 15:39
Foto

Knollwood, Long Island, NY: Ahmet Zogu Mbreti i shqiptarëve është i vetmi mbret në botë që është betuar mbi Kuran dhe Bibël. Ai është mbreti që në historinë e mbretërve ka një histori të larmishme dhe shumë interesante. Mbreti i shqiptarëve Zogu, fillimisht përkohësisht qëndrojë në Egjypt, si mik i mbretit me origjinë shqiptare të Mbretit Farruk. Më pasë ai dhe familja e tij ndrrojë disa vende. Familja mbretërore shqiptare jetojë disa kohë në Angli si në "The Ritz" në Londër.

Në vitin 1941 u vendosë në Sunninghill, Berkshire, pastaj në Parmoor House, Parmoor,afër Frieth, në Buckinghamshire Ai dhe familja e tij ishin mysafirë të evenimenteve aristokratike në Claridge's në Brook Street - Mayfair.

Tek vetë shqiptarët pas një periudhe gjysmë shekullore izolimi është thënë e shkruar shumë pas zhvillimeve demokratike për mbretin të shqiptarëve Ahmet Zogun. Megjithse deri athere nuk kanë munguar të shkruajn historian, dhe studiues të njohur botëror, por ekzistojnë ende mistere të pazbuluara mbi jetën e tij dhe njërëz të tjerë janë duke "gërrmuar" të pa njohurat e mbretit Zog dhe familjes së tij.

Një temë interesante shkruan një studiues anglez janë gjashtë vitet e tij në Angli, ato janë anashkaluar deri më tani, thjesht duke e përmendur si fakt, por kjo nuk ka për të zgjatur shumë. Ky njeri që kërkon të na sjell të reja mbi mbretin tonë është një anglez i pasionuar pas historisë së shqiptarëve. Ai quhet sipas një shkrimi më të fundit nga Londra, Neil Rees, që ka ndërmarrë një mision "zbulimi" mbi jetën e mbretit Zog në Angli. Së shpejti, ithtarët modernë të Mbretit dhe kundërshtarët e tij, do të kenë shumë më tepër "municione" për të ndezur debate të vjetra ka thënë Neil Rees.

"Unë kam konsultuar të gjitha dokumentet arkivore, dosjet sekrete të shërbimeve informative, por të gjitha këto do të jenë në plan të dytë. Ajo që më intereson më shumë janë vetë dëshmitarët; ata që jetuan në atë kohë dhe që qenë pranë Mbretit. Për fatin tim disa prej tyre janë ende gjallë dhe përbëjnë një thesar që duhet të shfrytëzohet tani. Koha nuk pret", - thotë Neil Rees. Në dhomën e tij të pritjes, ai tashmë ka varur një flamur kuq e zi, dhuratë nga studiuesi Bejtullah Destani. Në zonën e Buckinghamshire ku ai jeton, një "ushtri" e vogël janë mobilizuar për ta ndihmuar në projektin e tij për të hedhur në libër atë pjesë të historisë së Ahmet Zogut në Angli.

Por, në atë kohe mbretëritë e Evropës Qëndrore, po vinin më në fund mbas humbjes se fuqisë. Pasuria dhe prestigji i mbretërive mbas Luftës së parë Boterore ra shumë.

Ngjarja më interesante e tij dhe që ka mbetur enigëm, është ajo e vitit 1951. Kur mbreti i shqiptarve Zogu, bleu një kështjell në një zonë turistike e cila quhet Knollëood në Muttontoën, Neë York, përafërsisht 102,800 dollarë amerikanë. Kështjella 550 hektarë kishte 60 dhoma, dhe mendohet se do të përdorej si pallati Mbretëror Shqiptarë, ku mbreti Zog i I kishte në plan të sillte familjen dhe të gjithë anëtarët e oborrit mbretëror. Tash flitet se autoritetet lokale të ishullit kanë bërë gati restaurimi i vilës së mbretit Zog në SHBA, të hapin dyert e saj për turistët.

“Knollëood”, prona që mbreti Zog, bleu në vitet ’51 në Long Island do të restaurohet. Prona me një shtëpi gjigande, nga e cila tashmë ka mbetur vetëm ndërtesa, gjendet në fshatin Mutontoun në zonën që i përket ishullit të Long Island - Nju Jorkut. Gazeta lokale “Northender” shkruan se ky lokalitet është i interesuar në rinovimin e asaj, çka quhen “King Zog’s Gates”, si e vetmja gjë që ka mbetur nga ajo çka e lidh Long Island-in, me një prej figurave më të çuditshme të Evropës së shekullit të njëzetë.

Sipas punonjëses të zyrës së këtij lokaliteti, Vivian Van Vagner, ideja e restaurimit të portave hyrëse është prezantuar gjatë një takimi administratës së fshatit. Kjo administratë i ka dërguar kontesë një studim të zonës. “Unë kam kontaktuar me Departamentin e Kontesë për Parqe dhe po presim për një përgjigje”, shprehet zonja Van Vanger. Gazeta vazhdon më tej duke shkruar se sipas të thënave në popull mendohet se mbreti Zog synonte sjelljen e familjes dhe të oborrit të tij - mbretëror në “Knollëood”.

Ky version i historisë gjithashtu shkon më tej duke pretenduar se zyrtarët amerikanë të doganave e shkatërruan këtë plan, duke kufizuar numrin e patriotëve që mbreti Zog mund të merrte në fshatin e vogël, ku sapo kishte blerë pronën. Mbreti Zog e bleu pronën e quajtur “Knollëood” në vitin 1951. Ajo ishte një pronë e ndërtuar sipas tipit të “Erës së Artë të Bregut”, erë kjo që nisi në vitin 1891 kur të pasurit filluan të ndërtonin shtëpi me arkitekturë që binte në sy në Long Island. Kështjella në “Knollyëood”, ishte ndërtuar fillimisht për manjatin e rrugëve Charles Hudson. Bëhet fjalë për një kështjellë të ndërtuar në vitet 1906 -1907, me 60 dhoma të derdhura në mermer dhe të skalitura me madhështi.

Pasi mbreti Zog e braktisi përfundimisht pronën, kishte zëra rreth e rrotull zonës se ai kishte fshehur në muret e kështjellës thesare. Mbase, kjo ishte arsyeja pse shumë shpejt ndërtesa u sulmua nga grabitës të ndryshëm, çka shkaktoi dhe shkatërrimin gradual të kësaj prone me domethënie historike.

Edhe sot e kësaj dite, po të pyesësh autoritetet lokale ajo njihet se është prona e Mbretit Zog, në rrethinën Syosset në Long Island, Neë York, Pikërisht për këtë pronë, flet një artikull i publikuar në faqen e internetit Scoutinggny.

Tek porta hyrëse e pallatit është vendosur një zinxhir. Duket qartë që këtu ka kohë që nuk kalon njeri, pasi edhe rruga vështirë të shihet nga pemët. Historia e kësaj vile gjigande është shumë interesante.

Ajo është ndërtuar mes viteve 1906-1920 nga biznesmeni i njohur Charles Hudson. Vila ka 60 dhoma dhe ndodhet në një hapësirë 101 hektarë. Disa foto tregojnë se janë bërë në vitin 1911 nga një revistë për Arkitekturën. Më së shumti kësaj i referohen si prona e Mbretit Zog. Por, kush ishte Ahmet Zogu?

Knollëood (prona që shihni në këto fotografi nga interrneti) u ble prej tyre për 102.800 dollarë. Edhe pse ai planifikoi që ta përdorte shtëpinë si një "satelit" për Shqipërinë, ai nuk u shpërngul kurrë këtu dhe shtëpia mbeti e shkretë. Hajdutët e shumtë që hynin këtu, kërkonin pasuri që thuhej se ishte fshehur në muret e kësaj shtëpie dhe vila, prishej me kalimin e viteve. U shit në vitin 1955 dhe katër vjet më vonë thuajse u shkatërrua plotësisht.

Që të shkosh te kjo shtëpi është pak e vështirë. Rrugicat mes pemëve duken me vështirësi, çka tregon se këtu ka kohë që nuk ka shkelur njeri. Vilës sot, i kanë mbetur vetëm shkallët, të cilat takohen në një pikë, që me shumë gjasa në të shkuarën do të ketë një shatërvan i vogël. Vandalët kanë dhunuar çdo pjesë të kësaj vile. Por kjo nuk është tashmë vetëm një rënojë. Në vitin 2001, në Knollëood është gjetur skeleti i një gruaje. Sigurisht që një vizitë në këto rrënoja është një mënyrë "e mirë" për të kaluar ditën. Mund të humbasësh lehtë nëpër pyje, por në fund, do të arrish të gjesh atë që dikur ka qenë pallati i mbretit të shqiptarëve.

Knollwood

Firma e famshme arkitekturore e Manhattan-it e Hiss & ëeeks-it, ishte ajo qe hartoi planet për pallatin madhështor prej 60 dhomash që u ndërtua diku midis viteve 1906 dhe 1920 si qendër e ëestbrook Farms, një pasuri 260 hektarësh në Nassau County në Long Island për pasanikun e pasurive të patundshme Charles Hudson, e e cila kishte grumbulluar pasurinë e saj nëpërmjet marrëdhënieve në ëall Street, si dhe në industrinë e çelikut në rritje.

Me qëllim të shfrytëzimit “Kështjellës” në zonat rurale në Knollwood - Long Island NY si një mbretëri, Mbreti i shqiptarve Zogu i I i mërguar bleu pasurinë në vitin 1951 për një shumë të raportuar prej 102,800,dollarë e cila sot do të barazohet me pak më pak se një milion dollarë.

Simbas shtypit të kohës - dhe dokumenteve zyrtare të shtetit të Nju Jorkut, thuhet se studiues dhe historian, në fillim dhe më pas vandalët, të nxitur nga spekulimet e përhapura nga emigrantë se Zogu kishte përfunduar transaksionin me anë të rubinave dhe diamanteve dhe tashmë ato i kishte fshehur, brenda mureve dhe themeleve të “Kështjellës” në zonat rurale në Knollwood - Long Island NY, nga ish funksionarët shqiptarë të Mbretërisë, që administruan paratë e tij rezultojë se ishte e pa vërtet do të shkruante NYT, duke shtuar se plaçkitësit gjatë kërkimeve kan shkatërruar cdo gjë përtej riparimit të ndërtesave dhe nuk ka asnjë provë se ka pasur flori, apo rubina dhe diamante.

Mbreti Zog jo vetëm që nuk jetojë asnjë dite në atë ndërtes por asnjëherë s'ka hedhur sytë e as nuk i kishte hedhur këmbën në pronën e tij, Mbreti Zogu e shiti atë ndërtes simbas NYT katër vjet më vonë dhe Qyteti i Oyster Bay deklaroi se struktura e rrënuar dhe se ai ishte në kadastër vetëm në sipërfaqe tokë, në vitin 1959.

Megjithëse e vështirë për t'u gjetur - nga shtigjet hiking rrënojat e Knollëood janë ende sot një destinacion popullor për studiuest dhe njerëzit e dhënë mbas kuriozitetit, me historinë e mbretit të shqiptar, Zogu i I i cili nuk ka jetuar aty as edhe një ditë.

Ahmet Muhtar Bej Zogolli, apo Zogu I ishte mbreti i Shqipërisë nga viti 1922 deri në vitini 1939. Pasi u larguan nga Shqipëria, Zogu dhe familja e tij shkuan në Anlgi. Planet ishin që të vinin në këtë shtëpi në SHBA në vitin 1951.
 

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat