Nikollë Junçaj, kryetar i ri i Shoqatës “Malësia e Madhe” në Nju-Jork - Bota Sot
Nikollë Junçaj, kryetar i ri i Shoqatës “Malësia e Madhe” në Nju-Jork

Amerika

Nikollë Junçaj, kryetar i ri i Shoqatës “Malësia e Madhe” në Nju-Jork

Nga: Gjekë Gjonaj Më: 19 prill 2019 Në ora: 17:59
Nikollë Junçaj

Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Shoqatës “ Malësia e Madhe” në Nju-Jork, të mbajtur ditë më parë u bë zgjedhja e kryetarit të ri të kësaj shoqatë. Nikollë Junçaj u zgjodh kryetar i ri me shumicë votash. Nënkryetarë u zgjodhën Senad Lulanaj dhe Vasel Ulaj, sekretar Fikret Çelaj , ndërsa arkatar Mark Berishaj.

Nikollë Junçaj është një personalitet i njohur dhe shumë i nderuar në mesin e komunitetit shqiptarë në Shtete të Bashkuara të Amerikës, dhe më gjerë. I lindur , i edukuar e i rritur në një familje të varfër, ku kultivohej ndjenja e atdhedashurisë , tek Nikolla u rrënjosën vetitë e tij të karakterit të fort burrëror, bindjet e tij të pathyeshme dhe shpirti i tij fisnik e luftarak, për zgjidhjen e drejtë të kauzës shqiptare.

Ky intelektual nga fshati Drume i malit të Hotit të Malësisë së Madhe, prej se ishte student në Prishtinë, ku edhe u diplomua për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, u bë pjesë e aktivizmit studentor të asaj periudhë në Kosovë, me vetëdijen se çfarë po humbisnin dhe me vullnetin për t’i ndaluar ato procese të dëmshme për studentin në veçanti dhe Kosovën në përgjithësi. Sikur të gjithë studentët u përballë me etiketime, që kryesisht përfshinin akuza, për ndikime apo ngjyrime partiake të këtyre aktiviteteve. Për arsye ekonomike dhe politike u detyrua ta lëshojë vendlindjen , të marrë rrugën e lartë të mërgimit dhe të shpërngulet në SHBA në vitin 1993. Mobilizimi dhe pjesëmarrja e tij në protestat demonstratat e studentëve , padyshim ndikuan që të marrë azil politik në Nju-Jork. Pas njohjes së statusit të azilantit , Nikollë Junçaj, krahas punës së përditshme mjaft të mundishme , duke punuar të shumtën e kohën në dy ndërrime, nuk hoqi dorë nga lufta e tij për të drejtat dhe liritë e shqiptarëve në të gjitha trojet e tyre etnike. Ai i përvishet veprimtarisë atdhetare me tërë potencialin intelektual. Mori pjesë pothuaj në të gjitha demonstrata e kremte kombëtare. Ishte kryetar i suksesshëm i Shoqatës “ Dedë Gjo’ Luli” .

Me formimin e Fondit së pari të 3 përqindëshit të Qeverisë së Kosovës e më vonë të Fondit të UCK -së 'Vendlindja Thërret" Junçaj iu përgjigj me demonstrata të shpeshtuara dhe me mjete financiare. Më vonë kur u formua Batalioni i Atlantikut vullnetarisht vajti ( shkoi) në frontin e Koshares për t’i ndihmuar djemtë më të mirë të kombit shqiptar që kishin kapur armët për të çliruar Kosovën, për të sjellë lirinë dhe pavarësinë e popullit të saj. Si luftëtar ( ushtar) Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i qëndroi besnik betimit. Kjo tregon shpirtin dhe idealin e tij për bashkimin kombëtar drejtë të cilit punoi, luftoi dhe veproi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...