Ministri i Mbrojtjes priti përfaqësuesit e shoqatës “Atlantiku” nga SHBA - Bota Sot
Ministri i Mbrojtjes priti përfaqësuesit e shoqatës “Atlantiku” nga SHBA

Amerika

Ministri i Mbrojtjes priti përfaqësuesit e shoqatës “Atlantiku” nga SHBA

Nga: Beqir Sina Më: 19 prill 2019 Në ora: 20:44
Pamje nga takimi

Ministri Rrustem Berisha ka pritur sot në takim në Ministrinë e Mbrojtjes një grup anëtarësh të shoqatës shqiptaro- amerikane “Atlantiku”, njëherësh ish- luftëtarë të Batalionit “Atlantiku” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vullnetarë të ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në luftën e Kosovës (1999).

Ministri i Mbrojtjes z. Berisha, së pari u dëshiroi mirëseardhje mysafirëve duke shprehur kënaqësinë e tij të madhe që po pret në Ministrinë e Mbrojtjes, përfaqësuesit e shoqatës ,,Atlantiku’’ . Pasi i falënderoi veteranët e ish –Batalionit “Atlantiku” ministri Berisha u shpreh: ,, Vendimi juaj për të ardhur në luftë, në ’99-tën, ishte një vendim shumë i qëlluar, që pati ndikim të drejtpërdrejtë në motivimin jo vetëm të luftëtarëve që ishin nëpër vija të frontit por edhe te popullata civile’’.

Më pas ministri Berisha i informoi veteranët e “Atlantiku” edhe lidhur me procesin e tranzicionit dhe planin e zhvillimit të FSK-së në të ardhmen.

Në emër të komandantit të FSK-së, të pranishmit i përshëndeti gjeneral major Gëzim Hazrolli, i cili i falënderoi shqiptaro- amerikanët për kontributin e tyre gjatë kohës së luftës dhe për gjithë angazhimin dhe ndihmesën e tyre në ndërtimin e paqes. Vlen të përmendet ndihma e tyre ofruar për shkollimin e kuadrove të reja të Trupave Mbrojtëse të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vazhdimësia e së cilës më pas u konkretizuar me planin dypalësh mes FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës, si dhe bashkëpunimi me akademitë më prestigjioze amerikane siç është ajo me West Point.

Ndërsa, në emër të shoqatës “Atlantiku” foli z. Mark Gjonaj, i cili pasi e falënderoi ministrin Berisha për pritjen i përgëzoi krerët e FSK-së për arritjet në ndërtimin e Ushtrisë së Kosovës, si një prej institucioneve me vitale të shtetit, duke premtuar se shqiptaro- amerikanët –ish luftëtarë të UÇK-së përherë do jenë të gatshëm ta ndihmojnë Kosovën edhe në të ardhmen.

Gjithashtu këtë takim e përshëndeten edhe z. Skënder Doqaj, ish admiral shqiptar, Ukë Lushi dhe të tjerë.

Në fund, veteranët e UÇK-së, pjesëtarë të shoqatës “Atlantiku”, vizituan kazermën e Forcave Tokësore dhe vendosën kurora lulesh tek Obelisku i të rënëve.

Image
Image
Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...