Drejtësi në Kongresin amerikan për ata që u vranë dhe ato që u përdhunuan në Kosovë, gjatë luftës duke përfshirë 3 vëllezërit shqiptar amerikan vëllezërit Bytyqi - Bota Sot
Drejtësi në Kongresin amerikan për ata që u vranë dhe ato që u përdhunuan në Kosovë, gjatë luftës duke përfshirë 3 vëllezërit shqiptar amerikan vëllezërit Bytyqi

Amerika

Nga: Beqir Sina Më: 1 maj 2019 Në ora: 10:10
Vasfije Krasniqi - Goodman

UASHINGTON D.C: Dje, në Capitol Hill - Uashington, Komiteti për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, në një Seancë Dëgjimore,  dëgjoi historinë e luftës së Kosovës, dhe kërkesën e tyre të vazhdueshme për drejtësi, si dhe me kete rast ne Capitol Hill u hap nje ekspozite disa oreshe instalacioni,  "Të jetosh me kujtimet e të pagjeturve" e cila u shfaq në Kongresin e Shteteve të Bashkuara. 

Heriona Vasfije Krasniqi - Goodman, sic e kan quajtur ate shtypi amerikan dhe shqiptar, ishte shumë e guximshme, në dëshimnë e saj. Ajo si gjithëmone, me dëshimin e përjetuar  tronditi të gjithë pjesëmarrësit me përjetimin e saj. 

Ndërsa, Ilir Bytyqi,vëllai i tre vëllezërve të vrarë, tregoi historinë e dhimbshme të humbjes së vëllëzerve të tij, dhe përpjekjet e vazhdueshme për të siguruar drejtësi për vrasjen e tyre nga forcat serbe. 

Dr. Paul Williams, tregoi për dështimet e shumta të drejtësisë, dhe domosdoshmërinë për të sigurar drejtësi për krimet kundër njerëzimit, të planifikuara dhe ekzekutuara nga regjimi i Millosheviqit. 

Ish- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, theksoi se si ende nuk ka drejtësi për afër 1 milion shqiptarë që u larguan nga Kosova me dhunë me qëllim të spastrimit etnik, mbi 13,000 persona të vrarë (duke përfshi 1,230 fëmijë nën 18 vjeç), mbi 1,600 të zhdukur, dhe afërsisht 20,000 gra dhe burra të dhunuar.

Në këtë seancë dëgjimore e para dhe më e madhja në Kongresin amerikan, që të gjithë, kërkuan vetëm drejtësi. 

Konkretisht, folësit  kërkuan para Kongresit,  që të krijohet një Gjykatë Speciale për të adresuar krimet e regjimit të Millosheviqit në popullatën civile të Kosovës.

 Po ashtu ata kërkuan nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që të ketë parasysh kërkesat për drejtësi për krime të luftës në Kosovë në politikat e jashtme me Serbinë, dhe të avokojë për kushtëzimin e rrugës euroatlantike të Serbisë deri sa të ketë drejtësi. 

“Drejtësia nuk është e negociushme. Është e drejtë legjitime e të gjithë atyre që kan humbur në luftë, e atyre kanë përjetuar tortura dhe dhunë të jashtëzakonshme, duke përfshi dhunën seksuale. Është e drejtë legjitime e familjarëve të personave të zhdukur, dhe e të gjithë atyre që jetojnë me kujtime të personave që kemi humbur në luftë”.

Seanca e së martës në Capitol Hill në Uashington, ishte rezultat i punës së jashtëzakonshme së shumë njerëzve. 

 Njëzet vjet kanë kaluar nga lufta dhe drejtësia ndërkombëtare dhe ajo e Kosovës, ende “lëngon”, ngaqë dhjetëra mijëra shqiptar të Kosovës, që u përdhunuan dhe / ose u vranë, përfshirë tre vëllezërit shqiptar amerikan Ylli, Agron, dhe Mehmet, ish pjestar të Batalionit “Atlantiku” me luftëtar që shkuan nga Amerika.

Te cilet ishin për të luftuar për clirimin e Kosovës duke iu bashkëngjitur UCK-ës, por jan te ekzekutuar në territorin serb, ndersa vellai i tyre Illri erdhi per te dëshmuar të martën në një seancë dëgjimore të Komitetit të Punëve të Jashtme të Kongresit të kryesuar nga Kryetari Eliot Engel (D-Bronx / Westchester). 

Në këtë seancë dëgjimore mori pjesë edhe Atifete Jahjaga, ish-presidente e Kosovës, e cila dëshmoi të martën në seancën e thirrur nga Komiteti i Punëve të Jashtme të Dhomës për Viktimat e Luftës në Kosovë.

"Viktimat nuk mund të injorohen," i tha Ilir Bytyqi - Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës në dëshimin e tij para këtij komiteti, vëllezërit e të cilit, Agron, Mehmet dhe Ylli, të cilët gjithashtu jetonin në Hampton Bays - Nju Jork, u vranë në vitin 1999, ndërsa, trupat e tyre të vrarë e të masakruar u gjetën dy vjet më vonë në një varr masiv në afëri të një kazerme ushtarake në Sërbi - Petro Sellvo..

Seanca e dëgjimit mbajtur dje organizuar nga Komiteti i Punëve të Jashtme të Kongresit  u përqëndrua në rolin e qeverisë serbe në dhunën etnike 1999, ku përfshiheshin përdhunimet e rreth 20,000 njerëzve dhe vdekjen e më shumë se 13,000 njerëzve qe konsiderohen te pagjetur.

Kryetari  Komiteti i Punëve të Jashtme të Kongresit Eliot Engel (D-Bronx / Westchester) vuri në dukje fshehjen e trupave gjatë konfliktit, që i bëri serbia, duke cituar një raport nga Qendra për të Drejtën Humanitare me qendër në Beograd, duke përsëritur një pikë për theksim nga raportet ndërkombëtare.

Image

"Deri më sot askush - edhe pse kan kaluar 20 vjet - askush nuk është përgjegjës para gjykatave në Serbi për operacionet në shkallë të gjerë të fshehjes së trupave të viktimave kosovare shqiptare në varre masive", tha ai.

Agron, Mehmet dhe Ylli Bytyqi ish ushtarë të Batalionit Atlantiku nga SHBA,  që në prill 1999 u bashkuan në luftën kundër forcave serbe, të cilat në atë kohë ishin duke bërë masakra ndaj shqiptarve - duke vrarë shqiptarët etnikë që jetonin në Kosovë, u kapën dhe u vranë barbarisht në mal në Petro Sellvo - Serbi. Menjëherë pas përfundimit zyrtar të luftës, ata kaluan aksidentalisht nga Kosova në territorin serb, duke shoqëruar një familje etnike rome në kufi dhe u kapën dhe u burgosën, sipas njoftimeve të mediave dhe raporteve të qeverisë.

Në vend që të liroheshin, zimbas zakoneve të luftës dhe të dorzoheshin siç tregoi një gjykatës, vëllezërit Bytyqi u vranë dhe u hodhën së bashku me trupat e tjerë, në një varrezë masive, sipas raporteve.

Engel dhe kongresisti. Lee Zeldin (R-NY) kanë kërkuar të ushtrojnë presion ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiç për të ndjekur penalisht ish-gjeneralin e ushtrisë serbe të implikuar në ekzekutimet e tre vëllezërve shqiptar amerikan Bytyqi. Në dhjetor 2018, Departamenti i Shtetit i ndaloi Goran Radosavljeviq të hynte në Amerikë, duke e futur atë në listën e zezë, mbasi ai  besohet se ka dhënë urdhër për të vrarë vëllezërit Bytyqi, "për shkak të përfshirjes së tij në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut".

Image

Engel tha të martën se ai ka takuar dy herë Vuçiçin në Kapitol Hill, Uashington D.C. dhe u takua për herë të tretë, në Munih më parë këtë vit, kur Engel tha, presidenti tregoi simbas tij "të njëjtën gjë të ripërsëritur nga Beogradi, të njëjtë të njëjtën gjë dhe me argumente  qesharake dhe aspak të besueshme, tashmë nga Beogradi" si në rastin e tre vëllezërve Bytyqi.

"Ai e di se në të dy anët ( Kongresit dhe Departamentit të Shtetit)) ne nuk do ta lejojmë këtë çështje të shkojë kot, dhe kjo është çelësi i një drejtësie që Beogradi po e anashkalon cdo ditë që kalon. Drejtësia është çelësi, "shtoi Zeldin, i cili gjithashtu mori pjesë me Eliot Engel, si përfaqëues i Kongresit, në takimin e shkurtit në Mynih, me Vuçiqin.

Kongresmeni, Zeldin zona elektorale e të cilit ishte dhe shtëpia e vëllezërve Bytyqi, tha se Shtetet e Bashkuara, duhet të nxisin presionin ndaj qeverisë serbe ndërsa ajo synon të shkoj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe përmirësimit të marrëdhënieve me vendet fqinje dhe Shtetet e Bashkuara.

Ish-presidentia e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dhe të tjerë që dëshmuan para panelit dënuan "ekuivalencën morale" midis krimeve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave të armatosura të Serbisë, duke thënë se shumë më tepër krime u kryen nga kjo e fundit. Ata thanë se kishte pak ose aspak përgjegjësi pavarësisht nga kalimi i dy dekadave që nga lufta, e cila zgjati nga 1998 në 1999.

Një dëshmitare, e cila u dëgjua me shumë interes nga dhjetra kongresit, diplomat , avokat dhe veprimtar të komitetit shqiptar , përfshrirë edhe dy diplomatet nga Kosova në SHBA, Ambasadorja Vlora Citaku dhe Konsullja e Përgjithëshme , ambasadorja Teuta Sahatqija, veprimtarin e njohur nga SHBA, Harry Bajraktari, e tjer,  sihte Vasfije Krasniqi Goodman, nga Prishtina e cila tregoi se ishte përdhunuar me armë nga një oficer i policisë serbe në prill të vitit 1999, kur ishte 16 vjeç.

Vasfije Krasniqi Goodman, viktimë e përdhunimit gjatë luftës, u shpreh edhe pse sot jeton në Teksas në një vend larg vendit ku përjetoi tmerrin, ajo thotë se nuk do të gjejë kurrë paqe në jetën e saj pa u vendosur drejtësia.

“Ka 13 vite që jam shtetase e SHBA-së mirëpo SHBA-të, kanë bërë aq shume për mua deri tani, aqsa  nuk ka bërë as vendi im Kosova, qe më ka zhgënjyer. Por shpresoj që nëse jo për mua të sjellin drejtësi për viktimat e tjera”, tha Krasniqi-Goodman.

Dëshmia e znj. Vasfije Krasniqi - Goodman paraqitur para Komitetit të Dhomave të Përfaqësuesve të SHBA,-së për Punë të Jashtme, mbi "Viktimat e kohës së luftës në Kosovë: kërkimi për drejtësi", të martën më 30 prill 2019 iu drejtua, Kongresit dhe dy kryesuesve të këtij komisioni  kryetarit,  Engel dhe anëtar i kongresitt z. McCaul, si dhe anëtarëve  të tjer të komisionit të Komitetit të Punëve të Jashtme, të Kongresit të SHBA.

Ajjo fillimisht iu faleminderua kongresit amerikan, për të i dhënë nderin që ajo ta ndaj historinë e dhimbëshme të saj dhe mijëra grave kosovare, duke hedhur më shumë dritë mbi dimensionin njerëzor të çështjes së masakrave dhe përdhunimeve seksuale gjatë luftës në Kosovë.  

“Më 14 prill 1999, kur isha vetëm gjashtëmbëdhjetë vjeç, një oficer i policisë serbe më nxorri nga shtëpia. Ai po kërkonte babanë dhe vëllezërit e mi. Megjithatë, ata nuk ishin në shtëpi. unë isha atje me nënën time, tezen time dhe dy kushërinjtë e mi. Policia na urdhëroi t'i tregonim atij ID-të tona. Pas një vështrimi në letërnjoftimin tim, ai e mbajti atë dhe më tha se duhej të shkoj në stacionin policor me të jepnim simbas tyre  një deklaratë për të treguar për burrat e familjes sonë.

Në këtë moment, xhaxhai im i cili jetonte aty afër  te shtëpia e tij, erdhi dhe i pyeti: "Pse jeni këtu? Pse po e merr vajzën tonë? 

Sot, duke gjykuar nga gjendja në të cilën isha, të gjithë e dinin se çfarë kishte ndodhur. “ 

Sepse, askush nuk merr një fëmij gjashtëmbëdhjetë vjeçare, një vajzë në stacionin policor dhe e mban atë dhe ato të tjera atje për orë të tëra, vetëm për t'u kthyer në shtëpinë e tyre të dhunuara seksualisht, të, plagosura, prerë dhe shqyer nga rrobat”. 

Për gjithëcka ka ndodhur atëhere  ditën tjetër, do të raportoja rastin tim tek UÇK-ja. Më vonë unë edhe të përdhunurat e tjera së bashku kemi raportuar atë cfraë ndodhi me ne  në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Unë gjithashtu kam raportuar gjithçka për evropianët Misioni i Bashkimit dhe për institucionet e Sundimin e Ligjit në Kosovë.

“Ndërsa, kryerësi i këtij krimi u identifikuan përfundimisht. Megjithatë, kanë kaluar njëzet vjet dhe drejtësia vazhdon të dështojë. Tortuesi im nuk është ndaluar, as pyetur apo mbajë përgjegjësi për krimet e tij dhe është ende i lirië në Serbi."

Ka njëzet mijë gra dhe burra që mbijetuan nga krimet e dhunës seksuale në kohën e luftës në Kosovë. Ku, të gjithë ato që duan janë drejtësia. 

"Gjithçka, që dua unë dhe ato është drejtësia. Megjithëse, sot jetoj një jetë të lumtur në Teksas një nënë krenare e dy vajzave që kanë lindur në Shtetet e Bashkuara dhe fatmirësisht kurrë nuk do të kenë për t'u ndeshur me tmerret që kam përjetuar, unë,  kurrë nuk do të kem paqe pa gjetur të vërtetën me të kaluarën time deri sa të jetë drejtësia ajo që do të gjykojë".

Kështu, sot i bëj thirrje përfaqësuesve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara që të adresojnë mosndëshkimin e krimeve të luftës dhe abuzimet e të drejtave të njeriut që janë kryer në Kosovë duke ndërmarrë veprime të menjëhershme për të dhe të kërkojë drejtësi për viktimat.” 

Haradinaj: I admirueshëm guximi i Vasfije Krasniqit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka admiruar guximin e Vasfije Krasniqi Goodman, e cila ka dëshmuar në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara për dhunimet e kryera nga forcat serbe në Kosovë.

Haradinaj përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se dëshmitë e Vasfije Krasniqi-Goodman, Ilir Bytyqit dhe presidentes Jahjaga në Kongresin amerikan janë zëri më i besueshëm i Kosovës për krimet e Serbisë gjatë luftës në Kosovë.

“I admirueshëm guximi i Vasfijes, e cila u bë zëdhënëse e rreth 20 mijë femrave shqiptare, viktima të dhunës seksuale. Mirënjohës Kryetarit të Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme të Kongresit Amerikan, Eliot Engel, i cili mizoritë serbe në Kosovë i emëroi gjithmonë me emrin e tyre të vërtetë, krime kundër njerëzimit”, ka shkruar kryeministri Haradinaj.

Kënaqësi e madhe për të pritur sot një drekë me Kryetarin Eliot L. Engel  ambasadorët e grave në Uashington D.C., shkruajti në statusin e saj në llogarinë Facebook, ambasadorja e Kosovës, në Uashington, Vlora Citaku, 

“Sot kemi pasur një ditë të zënë! Pas dëgjimit të Komitetit të Punëve të Jashtme për viktimat e luftës në Kosovë dhe kërkimin e tyre për drejtësi, ne i treguam tregimet tona me ambasadorët e grave në DC. Bashkësia e grave, Ambasadoret që pasuroin peizazhin e përfaqësimit diplomatik në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara,  të gjithë punojmë shumë ngushtë dhe së bashku dhe ne mbështesim njëri-tjetrin në përpjekjet tona çdo ditë.

 "Të jetosh me kujtimet e të pagjeturve" u shfaq sot në Kongresin e Shteteve të Bashkuara.

Kjo ekspozitë prekëse vë në qendër të vëmendjes tregimet e dhimbshme të shumë familjeve në Kosovë, anëtarët e familjes së tyre ende mungojnë deri më sot, dy dekada pas përfundimit të luftës.

Instalacioni,  "Të jetosh me kujtimet e të pagjeturve" që u shfaq në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, duke paraqitur si fotografinë, ashtu edhe videon, u paraqit në dhomën e Komitetit të SHBA për Çështjet e Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, nga puna e pabesueshme nga Eliza Hoxha, Kushtrim Koliqi, Atdhe Mulla.

Kurse, Ambasadorja Teuta Sahatqija, e cila kishte udhëtuar nga Nju Jorku, për të marrë pjesë në këtë event në Uashington u shpreh : “ Urime për këtë dhe gjithçka që po bëni në Uashington “Ju keni një cilësi të rrallë për të përfshirë të tjerët, vlerësoni ata dhe ndani meritat me të tjerët”.

Ne fund ata qe deshmuan thane se kan një faleminderim i veçantë i cili shkon për mikun e Kosovës, Kongresistin Elliot Engel, për organizimin e kësaj seance, dhe të gjithë kongresistëve të Komitetit për Punë të Jashtme që dëgjuan me vëmendje dëshmitë dhe pyetën disa herë se si mund të ndihmojnë në kërkesën tonë për drejtësi.

Heriona Vasfije Krasniqi - Goodman, Ilir Bytyqi, dhe Ish- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, drejtuan një faleminderim të veçantë edhe për Harry Bajraktarin, për idenë dhe punën e jashtëzakonshme për këtë seancë. 

Ndërsa, theksuan se : “Ky është një shembull shumë i mirë se çka mund të arrihet kur ka bashkëpunim të vazhdueshëm në mes të diasporës dhe insititucioneve tona. Faleminderit shumë edhe Ambasadores Vlora Çitaku, dhe stafit të Ambasadës së Kosovës në ëashington D.C. për punën e palodhshme për këtë seancë. Ju jemi shumë mirënjohëse edhe Bekim Blakajt nga Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë, Mirlinda Sadës nga Medica Gjakova, dhe Anna Di Lellios për përkrahjen e tyre të vazhdueshme në hulumtim. 

Faleminderit edhe bashkëpuntorev të Ish- Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, për punën dhe dedikimin në përgatitje për këtë seancë.”

Faleminderit të gjithëve që kan ndihmuar dhe kan ofruar përkrahje të jashtëzakonshme. Vetëm bashkë mund të arrijmë qëllimin tonë për drejtësi për krimet e luftës në Kosovë, shkruajti në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook,Ish- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga .

Bota sot, ka raportuar dje në vazhdimësi nga seanca dëgjimore nga Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së për “Viktimat e luftës në Kosovë – Në kërkim të drejtësisë”.

Historia e Vasfijes

Vasfije Krasniqi ishte vetëm 16-vjeçe në prillin e vitit 1999 kur ishte rrëmbyer nga shtëpia e saj në fshatin Stanoc i Ulët nga një person i uniformuar dhe ishte dhunuar seksualisht në dy lokacione të ndryshme në Babimoc, nga dy persona të ndryshëm.

Ky është i vetmi fakt i pakontestuar i gjykatave të Kosovës, në të cilat nuk u gjetën fajtorët e këtij krimi.

Vasfije Krasniqi ka dalë për herë të parë publikisht dhe ka rrëfyer gjithë tmerrin që ka përjetuar në prillin e vitit 1999.

Beteja për drejtësi e viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës së vitit 1999 kishte filluar në vitin 2012, me ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Instalacioni,  "Të jetosh me kujtimet e të pagjeturve" u shfaq në Kongresin e Shteteve të Bashkuara

UASHINGTON D.C : Dje, në Capitol Hill - Uashington, Komiteti për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, në një Seancë Dëgjimore,  dëgjoi historinë e luftës së Kosovës, dhe kërkesën e tyre të vazhdueshme për drejtësi, si dhe me kete rast ne Capitol Hill u hap nje ekspozite disa oreshe instalacioni,  "Të jetosh me kujtimet e të pagjeturve" e cila u shfaq në Kongresin e Shteteve të Bashkuara. 

Heriona Vasfije Krasniqi - Goodman, sic e kan quajtur ate shtypi amerikan dhe shqiptar, ishte shumë e guximshme, në dëshimnë e saj. Ajo si gjithëmone, me dëshimin e përjetuar  tronditi të gjithë pjesëmarrësit me përjetimin e saj. 

Ndërsa, Ilir Bytyqi,vëllai i tre vëllezërve të vrarë, tregoi historinë e dhimbshme të humbjes së vëllëzerve të tij, dhe përpjekjet e vazhdueshme për të siguruar drejtësi për vrasjen e tyre nga forcat serbe. 

Dr. Paul Williams, tregoi për dështimet e shumta të drejtësisë, dhe domosdoshmërinë për të sigurar drejtësi për krimet kundër njerëzimit, të planifikuara dhe ekzekutuara nga regjimi i Millosheviqit. 

Ish- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, theksoi se si ende nuk ka drejtësi për afër 1 milion shqiptarë që u larguan nga Kosova me dhunë me qëllim të spastrimit etnik, mbi 13,000 persona të vrarë (duke përfshi 1,230 fëmijë nën 18 vjeç), mbi 1,600 të zhdukur, dhe afërsisht 20,000 gra dhe burra të dhunuar.

Në këtë seancë dëgjimore e para dhe më e madhja në Kongresin amerikan, që të gjithë, kërkuan vetëm drejtësi. 

Konkretisht, folësit  kërkuan para Kongresit,  që të krijohet një Gjykatë Speciale për të adresuar krimet e regjimit të Millosheviqit në popullatën civile të Kosovës.

 Po ashtu ata kërkuan nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që të ketë parasysh kërkesat për drejtësi për krime të luftës në Kosovë në politikat e jashtme me Serbinë, dhe të avokojë për kushtëzimin e rrugës euroatlantike të Serbisë deri sa të ketë drejtësi. 

“Drejtësia nuk është e negociushme. Është e drejtë legjitime e të gjithë atyre që kan humbur në luftë, e atyre kanë përjetuar tortura dhe dhunë të jashtëzakonshme, duke përfshi dhunën seksuale. Është e drejtë legjitime e familjarëve të personave të zhdukur, dhe e të gjithë atyre që jetojnë me kujtime të personave që kemi humbur në luftë”.

Seanca e së martës në Capitol Hill në Uashington, ishte rezultat i punës së jashtëzakonshme së shumë njerëzve. 

 Njëzet vjet kanë kaluar nga lufta dhe drejtësia ndërkombëtare dhe ajo e Kosovës, ende “lëngon”, ngaqë dhjetëra mijëra shqiptar të Kosovës, që u përdhunuan dhe / ose u vranë, përfshirë tre vëllezërit shqiptar amerikan Ylli, Agron, dhe Mehmet, ish pjestar të Batalionit “Atlantiku” me luftëtar që shkuan nga Amerika.

Te cilet ishin për të luftuar për clirimin e Kosovës duke iu bashkëngjitur UCK-ës, por jan te ekzekutuar në territorin serb, ndersa vellai i tyre Illri erdhi per te dëshmuar të martën në një seancë dëgjimore të Komitetit të Punëve të Jashtme të Kongresit të kryesuar nga Kryetari Eliot Engel (D-Bronx / Westchester). 

Në këtë seancë dëgjimore mori pjesë edhe Atifete Jahjaga, ish-presidente e Kosovës, e cila dëshmoi të martën në seancën e thirrur nga Komiteti i Punëve të Jashtme të Dhomës për Viktimat e Luftës në Kosovë.

"Viktimat nuk mund të injorohen," i tha Ilir Bytyqi - Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës në dëshimin e tij para këtij komiteti, vëllezërit e të cilit, Agron, Mehmet dhe Ylli, të cilët gjithashtu jetonin në Hampton Bays - Nju Jork, u vranë në vitin 1999, ndërsa, trupat e tyre të vrarë e të masakruar u gjetën dy vjet më vonë në një varr masiv në afëri të një kazerme ushtarake në Sërbi - Petro Sellvo..

Seanca e dëgjimit mbajtur dje organizuar nga Komiteti i Punëve të Jashtme të Kongresit  u përqëndrua në rolin e qeverisë serbe në dhunën etnike 1999, ku përfshiheshin përdhunimet e rreth 20,000 njerëzve dhe vdekjen e më shumë se 13,000 njerëzve qe konsiderohen te pagjetur.

Kryetari  Komiteti i Punëve të Jashtme të Kongresit Eliot Engel (D-Bronx / Westchester) vuri në dukje fshehjen e trupave gjatë konfliktit, që i bëri serbia, duke cituar një raport nga Qendra për të Drejtën Humanitare me qendër në Beograd, duke përsëritur një pikë për theksim nga raportet ndërkombëtare.

"Deri më sot askush - edhe pse kan kaluar 20 vjet - askush nuk është përgjegjës para gjykatave në Serbi për operacionet në shkallë të gjerë të fshehjes së trupave të viktimave kosovare shqiptare në varre masive", tha ai.

Agron, Mehmet dhe Ylli Bytyqi ish ushtarë të Batalionit Atlantiku nga SHBA,  që në prill 1999 u bashkuan në luftën kundër forcave serbe, të cilat në atë kohë ishin duke bërë masakra ndaj shqiptarve - duke vrarë shqiptarët etnikë që jetonin në Kosovë, u kapën dhe u vranë barbarisht në mal në Petro Sellvo - Serbi. Menjëherë pas përfundimit zyrtar të luftës, ata kaluan aksidentalisht nga Kosova në territorin serb, duke shoqëruar një familje etnike rome në kufi dhe u kapën dhe u burgosën, sipas njoftimeve të mediave dhe raporteve të qeverisë.

Në vend që të liroheshin, zimbas zakoneve të luftës dhe të dorzoheshin siç tregoi një gjykatës, vëllezërit Bytyqi u vranë dhe u hodhën së bashku me trupat e tjerë, në një varrezë masive, sipas raporteve.

Engel dhe kongresisti. Lee Zeldin (R-NY) kanë kërkuar të ushtrojnë presion ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiç për të ndjekur penalisht ish-gjeneralin e ushtrisë serbe të implikuar në ekzekutimet e tre vëllezërve shqiptar amerikan Bytyqi. Në dhjetor 2018, Departamenti i Shtetit i ndaloi Goran Radosavljeviq të hynte në Amerikë, duke e futur atë në listën e zezë, mbasi ai  besohet se ka dhënë urdhër për të vrarë vëllezërit Bytyqi, "për shkak të përfshirjes së tij në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut".

Engel tha të martën se ai ka takuar dy herë Vuçiçin në Kapitol Hill, Uashington D.C. dhe u takua për herë të tretë, në Munih më parë këtë vit, kur Engel tha, presidenti tregoi simbas tij "të njëjtën gjë të ripërsëritur nga Beogradi, të njëjtë të njëjtën gjë dhe me argumente  qesharake dhe aspak të besueshme, tashmë nga Beogradi" si në rastin e tre vëllezërve Bytyqi.

"Ai e di se në të dy anët ( Kongresit dhe Departamentit të Shtetit)) ne nuk do ta lejojmë këtë çështje të shkojë kot, dhe kjo është çelësi i një drejtësie që Beogradi po e anashkalon cdo ditë që kalon. Drejtësia është çelësi, "shtoi Zeldin, i cili gjithashtu mori pjesë me Eliot Engel, si përfaqëues i Kongresit, në takimin e shkurtit në Mynih, me Vuçiqin.

Kongresmeni, Zeldin zona elektorale e të cilit ishte dhe shtëpia e vëllezërve Bytyqi, tha se Shtetet e Bashkuara, duhet të nxisin presionin ndaj qeverisë serbe ndërsa ajo synon të shkoj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe përmirësimit të marrëdhënieve me vendet fqinje dhe Shtetet e Bashkuara.

Ish-presidentia e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dhe të tjerë që dëshmuan para panelit dënuan "ekuivalencën morale" midis krimeve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave të armatosura të Serbisë, duke thënë se shumë më tepër krime u kryen nga kjo e fundit. Ata thanë se kishte pak ose aspak përgjegjësi pavarësisht nga kalimi i dy dekadave që nga lufta, e cila zgjati nga 1998 në 1999.

Një dëshmitare, e cila u dëgjua me shumë interes nga dhjetra kongresit, diplomat , avokat dhe veprimtar të komitetit shqiptar , përfshrirë edhe dy diplomatet nga Kosova në SHBA, Ambasadorja Vlora Citaku dhe Konsullja e Përgjithëshme , ambasadorja Teuta Sahatqija, veprimtarin e njohur nga SHBA, Harry Bajraktari, e tjer,  sihte Vasfije Krasniqi Goodman, nga Prishtina e cila tregoi se ishte përdhunuar me armë nga një oficer i policisë serbe në prill të vitit 1999, kur ishte 16 vjeç.

Vasfije Krasniqi Goodman, viktimë e përdhunimit gjatë luftës, u shpreh edhe pse sot jeton në Teksas në një vend larg vendit ku përjetoi tmerrin, ajo thotë se nuk do të gjejë kurrë paqe në jetën e saj pa u vendosur drejtësia.

“Ka 13 vite që jam shtetase e SHBA-së mirëpo SHBA-të, kanë bërë aq shume për mua deri tani, aqsa  nuk ka bërë as vendi im Kosova, qe më ka zhgënjyer. Por shpresoj që nëse jo për mua të sjellin drejtësi për viktimat e tjera”, tha Krasniqi-Goodman.

Dëshmia e znj. Vasfije Krasniqi - Goodman paraqitur para Komitetit të Dhomave të Përfaqësuesve të SHBA,-së për Punë të Jashtme, mbi "Viktimat e kohës së luftës në Kosovë: kërkimi për drejtësi", të martën më 30 prill 2019 iu drejtua, Kongresit dhe dy kryesuesve të këtij komisioni  kryetarit,  Engel dhe anëtar i kongresitt z. McCaul, si dhe anëtarëve  të tjer të komisionit të Komitetit të Punëve të Jashtme, të Kongresit të SHBA.

Ajo fillimisht iu faleminderua kongresit amerikan, për të i dhënë nderin që ajo ta ndaj historinë e dhimbëshme të saj dhe mijëra grave kosovare, duke hedhur më shumë dritë mbi dimensionin njerëzor të çështjes së masakrave dhe përdhunimeve seksuale gjatë luftës në Kosovë.  

“Më 14 prill 1999, kur isha vetëm gjashtëmbëdhjetë vjeç, një oficer i policisë serbe më nxorri nga shtëpia. Ai po kërkonte babanë dhe vëllezërit e mi. Megjithatë, ata nuk ishin në shtëpi. unë isha atje me nënën time, tezen time dhe dy kushërinjtë e mi. Policia na urdhëroi t'i tregonim atij ID-të tona. Pas një vështrimi në letërnjoftimin tim, ai e mbajti atë dhe më tha se duhej të shkoj në stacionin policor me të jepnim simbas tyre  një deklaratë për të treguar për burrat e familjes sonë.

Në këtë moment, xhaxhai im i cili jetonte aty afër  te shtëpia e tij, erdhi dhe i pyeti: "Pse jeni këtu? Pse po e merr vajzën tonë? 

Sot, duke gjykuar nga gjendja në të cilën isha, të gjithë e dinin se çfarë kishte ndodhur. “ 

Sepse, askush nuk merr një fëmij gjashtëmbëdhjetë vjeçare, një vajzë në stacionin policor dhe e mban atë dhe ato të tjera atje për orë të tëra, vetëm për t'u kthyer në shtëpinë e tyre të dhunuara seksualisht, të, plagosura, prerë dhe shqyer nga rrobat”. 

Për gjithëcka ka ndodhur atëhere  ditën tjetër, do të raportoja rastin tim tek UÇK-ja. Më vonë unë edhe të përdhunurat e tjera së bashku kemi raportuar atë cfraë ndodhi me ne  në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Unë gjithashtu kam raportuar gjithçka për evropianët Misioni i Bashkimit dhe për institucionet e Sundimin e Ligjit në Kosovë.

“Ndërsa, kryerësi i këtij krimi u identifikuan përfundimisht. Megjithatë, kanë kaluar njëzet vjet dhe drejtësia vazhdon të dështojë. Tortuesi im nuk është ndaluar, as pyetur apo mbajë përgjegjësi për krimet e tij dhe është ende i lirië në Serbi."

Ka njëzet mijë gra dhe burra që mbijetuan nga krimet e dhunës seksuale në kohën e luftës në Kosovë. Ku, të gjithë ato që duan janë drejtësia. 

"Gjithçka, që dua unë dhe ato është drejtësia. Megjithëse, sot jetoj një jetë të lumtur në Teksas një nënë krenare e dy vajzave që kanë lindur në Shtetet e Bashkuara dhe fatmirësisht kurrë nuk do të kenë për t'u ndeshur me tmerret që kam përjetuar, unë,  kurrë nuk do të kem paqe pa gjetur të vërtetën me të kaluarën time deri sa të jetë drejtësia ajo që do të gjykojë".

Kështu, sot i bëj thirrje përfaqësuesve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara që të adresojnë mosndëshkimin e krimeve të luftës dhe abuzimet e të drejtave të njeriut që janë kryer në Kosovë duke ndërmarrë veprime të menjëhershme për të dhe të kërkojë drejtësi për viktimat.” 

Haradinaj: I admirueshëm guximi i Vasfije Krasniqit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka admiruar guximin e Vasfije Krasniqi Goodman, e cila ka dëshmuar në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara për dhunimet e kryera nga forcat serbe në Kosovë.

Haradinaj përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se dëshmitë e Vasfije Krasniqi-Goodman, Ilir Bytyqit dhe presidentes Jahjaga në Kongresin amerikan janë zëri më i besueshëm i Kosovës për krimet e Serbisë gjatë luftës në Kosovë.

“I admirueshëm guximi i Vasfijes, e cila u bë zëdhënëse e rreth 20 mijë femrave shqiptare, viktima të dhunës seksuale. Mirënjohës Kryetarit të Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme të Kongresit Amerikan, Eliot Engel, i cili mizoritë serbe në Kosovë i emëroi gjithmonë me emrin e tyre të vërtetë, krime kundër njerëzimit”, ka shkruar kryeministri Haradinaj.

Kënaqësi e madhe për të pritur sot një drekë me Kryetarin Eliot L. Engel  ambasadorët e grave në Uashington D.C., shkruajti në statusin e saj në llogarinë Facebook, ambasadorja e Kosovës, në Uashington, Vlora Citaku, 

“Sot kemi pasur një ditë të zënë! Pas dëgjimit të Komitetit të Punëve të Jashtme për viktimat e luftës në Kosovë dhe kërkimin e tyre për drejtësi, ne i treguam tregimet tona me ambasadorët e grave në DC. Bashkësia e grave, Ambasadoret që pasuroin peizazhin e përfaqësimit diplomatik në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara,  të gjithë punojmë shumë ngushtë dhe së bashku dhe ne mbështesim njëri-tjetrin në përpjekjet tona çdo ditë.

 "Të jetosh me kujtimet e të pagjeturve" u shfaq sot në Kongresin e Shteteve të Bashkuara.

Kjo ekspozitë prekëse vë në qendër të vëmendjes tregimet e dhimbshme të shumë familjeve në Kosovë, anëtarët e familjes së tyre ende mungojnë deri më sot, dy dekada pas përfundimit të luftës.

Instalacioni,  "Të jetosh me kujtimet e të pagjeturve" që u shfaq në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, duke paraqitur si fotografinë, ashtu edhe videon, u paraqit në dhomën e Komitetit të SHBA për Çështjet e Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, nga puna e pabesueshme nga Eliza Hoxha, Kushtrim Koliqi, Atdhe Mulla.

Kurse, Ambasadorja Teuta Sahatqija, e cila kishte udhëtuar nga Nju Jorku, për të marrë pjesë në këtë event në Uashington u shpreh : “ Urime për këtë dhe gjithçka që po bëni në Uashington “Ju keni një cilësi të rrallë për të përfshirë të tjerët, vlerësoni ata dhe ndani meritat me të tjerët”.

Ne fund ata qe deshmuan thane se kan një faleminderim i veçantë i cili shkon për mikun e Kosovës, Kongresistin Elliot Engel, për organizimin e kësaj seance, dhe të gjithë kongresistëve të Komitetit për Punë të Jashtme që dëgjuan me vëmendje dëshmitë dhe pyetën disa herë se si mund të ndihmojnë në kërkesën tonë për drejtësi.

Heriona Vasfije Krasniqi - Goodman, Ilir Bytyqi, dhe Ish- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, drejtuan një faleminderim të veçantë edhe për Harry Bajraktarin, për idenë dhe punën e jashtëzakonshme për këtë seancë. 

Ndërsa, theksuan se : “Ky është një shembull shumë i mirë se çka mund të arrihet kur ka bashkëpunim të vazhdueshëm në mes të diasporës dhe insititucioneve tona. Faleminderit shumë edhe Ambasadores Vlora Çitaku, dhe stafit të Ambasadës së Kosovës në ëashington D.C. për punën e palodhshme për këtë seancë. Ju jemi shumë mirënjohëse edhe Bekim Blakajt nga Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë, Mirlinda Sadës nga Medica Gjakova, dhe Anna Di Lellios për përkrahjen e tyre të vazhdueshme në hulumtim. 

Faleminderit edhe bashkëpuntorev të Ish- Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, për punën dhe dedikimin në përgatitje për këtë seancë.”

Faleminderit të gjithëve që kan ndihmuar dhe kan ofruar përkrahje të jashtëzakonshme. Vetëm bashkë mund të arrijmë qëllimin tonë për drejtësi për krimet e luftës në Kosovë, shkruajti në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook,Ish- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga .

Bota sot, ka raportuar dje në vazhdimësi nga seanca dëgjimore nga Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së për “Viktimat e luftës në Kosovë – Në kërkim të drejtësisë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...