Imami shqiptar jep mesazh harmonie ndërfetare në SHBA - Bota Sot
Imami shqiptar jep mesazh harmonie ndërfetare në SHBA

Amerika

Imami shqiptar jep mesazh harmonie ndërfetare në SHBA

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 3 maj 2019 Në ora: 06:26
Gazmend Aga

Waterbury CT: Gazmend Aga është ish nënkryetari i Komitetit Mysliman Shqiptar, i cili prej disa kohësh është transferuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku shërben si imam i komunitetit shqiptar në Waterbury Connecticut. 

Së fundi Aga ka ndërmarrë një nismë mjaft interesante, në dobi të harmonisë ndërfetare, teksa në vendin e tij të predikimit, ka ftuar më 29 Prill një prift dhe një rabin.

“Një prift, një imam dhe një rabin. një bibël, një kuran dhe një torah, në xhaminë tonë. ky është shpirti i bashkimit, shpirti i ‘3 miqve'”, shkroi imami Gazmend Aga në Instagram, duke postuar edhe foton me dy miqtë e tij të feve të tjera.

Shqipëria është një vend shembull për harmoninë ndërfetare, cilësi të cilën e kanë vlerësuar personalitete të shumta, përfshi edhe Papën e Vatikanit, ndërsa fotoja e katër klerikëve të feve të ndryshme shqiptare, në rrugët e Parisit, pas masakrës ndaj punonjësve të revistës satirike “Charlie Hebdo”, bëri xhiron e botës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...