Më 6 maj nis Muaji i Ramazanit, Imam Gaz Aga - nga SHBA, u bën urimin besimtarëve myslimanë shqiptarë

Amerika

Më 6 maj nis Muaji i Ramazanit, Imam Gaz Aga - nga SHBA, u bën urimin besimtarëve myslimanë shqiptarë

Nga: Beqir Sina Më: 5 maj 2019 Në ora: 15:23
Ilustrim

Shoqata Atdhetare Dibra, me qender ne Staten Island - Nju Jork, per te dytin vit me rradhe organizon ne kuader te muajit te shejt te Ramazanit, fushaten humanitare me qytetaret dibran ne Amerike, “ Të ndihmojmë njerëzit në nevojë qoft edhe me një kafshat buke!”

NEW YORK : Gazmend (Gazi) Aga është ish nënkryetari i Komitetit Mysliman Shqiptar, ne Shqiperi, i cili prej disa kohësh është transferuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku shërben si imam i komunitetit shqiptar në Waterbury - Conecticut, ka uruar sot besimtarët myslimanë shqiptarë për Muajin e Bekuar të Ramazanit, siç e cilëson, i cili nis nesër, më 6 maj 2019.

Të nderuar besimtarë myslimanë shqiptarë, kam kënaqësinë dhe nderin t’ju uroj gëzuar muajin e begatë të Ramazanit. Nesër me datë 6 maj është dita e parë e Muajit të Bekuar të Ramazanit

Nderkohe ne llogarine e tij ne rrjetin social Facebook, imami shqiptar ne SHBA, Gazi Aga ka sqaruar edhe muajin kalendarik muajin e shejt te Ramazanit, ku ai thote :

Vellezer dhe motra, Muaji i Madherueshem i Ramazanit fillon diten e Hene. Nata e Kadrit mendohet te jete me 31 Maj dhe Fiter Bajrami me 4 Qershor.

Namazi i Teravive fillon naten e se Djeles dhe 15 ditet e para te Ramazanit do te falet ne 9:40 PM, ndersa 15 ditet e dyta ne 10:00 PM.

Me poshte po ndajme me ju kohet e Syfyrit, Iftarit dhe faljeve gjate dites.

Zoti na pranofte agjerimin dhe adhurimet.

Ne ditet ne vijim do te ndajme me ju edhe programin e larmishem qe do te zhvillojme kete muaj.

*Kjo imsakije eshte per zonen e Waterbury, Connecticut.

Shoqata Atdhetare Dibra, me qender ne Staten Island - Nju Jork, per te dytin vit me rradhe organizon ne kuader te muajit te shejt te Ramazanit, fushaten humanitare me qytetaret dibran ne Amerike, “ Të ndihmojmë njerëzit në nevojë qoft edhe me një kafshat buke!” per te ndihmuar me kete rast gjate ketij muaji familjet ne nevoje ne qytetine Dibres se Madhe.

Kryetari i kesaj shoqate ka shperndar ne rrjetin social Facebook thirrjen e tyre : “Të ndihmojmë njerëzit në nevojë qoft edhe me një kafshat buke!”

Ku ata thone : Te kontribuojmë dhe te bëhemi shkak për ti shuar dikujt urinë sidomos në tryezën e shtruar gjatë muajit të bekuar të Ramazanit.

Bashkohuni edhe ju në këtë nisëm,

do mbledhim ndihma për familjet Dibrane në nevojë !!

Me vetëm $100 do ushqeni një familje në nevojë për një muaj të plotë.

Sado e vogel kjo shumë qoft për ju, për ata është shumë e madhe.

Për të ndihmuar kontaktoni bordin drejtues të SHAD:

Bekim Paçuku: (917) 662 - 0647

Nderim Marke: (917) 808 - 2080

Besar Dika: (347) 698 - 5089

Gjithashtu mund të bëni pagesën nëpërmjet te Paypal:

http://www.dibra.org/donation-confirmation/

Në përfundim të Ramazanit të gjithë kontribuesit do të falënderohen publikisht në Facebook dhe në webfaqen tonë www.Dibra.org

JU FALEMINDERIT!

Muaji i Ramazanit

Agjërimi në Islam është niveli më i lartë i përmirësimit të karakterit moral e shpirtëror, duke i afruar besimtarët me vlerat e dashurisë, respektit, bamirësisë, sinqeritetit dhe dorëzimit ndaj Krijuesit.

Allahu i Gjithëmëshirshëm në Kur’anin Famëlartë, thotë: “Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja). Pra, kushdo nga ju që e dëshmon këtë muaj, le të agjërojë!” (El-Bekare, 185).

Të nderuar besimtarë, koha në të cilën jetojmë shfaq probleme të shumta, më shqetësuese janë ato që ndodhin brenda familjes shqiptare ku shpeshherë ekuilibrat dhe vlerat lëkunden, duke prishur mbarëvajtjen e jetës shoqërore në tërësi.

Lus Zotin që ky muaj i begatë e i paqtë të na kthejë vëmendjen tek familja, tek lidhja e mrekullueshme mes pjestarëve të saj.

Prindër të dashur, transmetoni tek familjet tuaja mesazhin e dashurisw dhe paqes, edukojini fëmijët tuaj me dashuri për atdheun, për tjetrin dhe jetën. Jepuni atyre shpresë! Kaloni më shumë kohë me familjen që ta bëni gjithnjë e më të fortë shtyllën më të rëndësishme të shoqërisë.

Të nderuar motra dhe vëllezër

Ramazani është një ftesë hyjnore e përvitshme drejt njohjes së përgjegjësive tona në raport me Zotin, me veten, familjen, të afërmit dhe shoqërinë. Ne kemi nevojë të pendohemi për gabimet tona, dhe kur jemi agjërueshëm është momenti i duhur ti kërkojmë Zotit falje.

Të nderuar vëllezër dhe motra besimtare, kudo që gjendeni, lus Allahun të na i pranojë agjërimin, adhurimet dhe veprat e mira, ky muaj na sjelltë begati, mirësi, paqe në familjet tona, dhe në mbarë shoqërinë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat