Në Yonkers, u përkujtua 29 vjetori i vdekjes së Nik Mrnaçajt - Bota Sot
Në Yonkers, u përkujtua 29 vjetori i vdekjes së Nik Mrnaçajt

Amerika

Në Yonkers, u përkujtua 29 vjetori i vdekjes së Nik Mrnaçajt

Nga: Beqir Sina Më: 6 maj 2019 Në ora: 18:10
Në Yonkers, u përkujtua 29 vjetori i vdekjes së Nik Mrnaçajt
Në nderim të tij, flamuri Kuq e Zi – u valëvit në shtizën ngjitur me flamurin amerikan, ndërsa bashkia e Yonkers-it, si çdo vit nderon me Proklamatë aktin heroik të Nick Mrnacaj, me motivacionin: ”Dëshmori i parë i Mërgatës shqiptare në luftë kundër komunizmit”
 
WESTCHESTER NY: Të dielën me 5 Maj 2019, në, mesditë, në sheshin e Parkut “Kensico Dam Plaza”, në kantonin Valhalla të Westchesterit, Nju Jork, u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar martirit të Demokracis – Nick Mrnacaj, me rastin e 29-të, – Vjetorit të rënies, së tij.
Ky manifestim i përvitshëm, që tashmë është pagëzuar si “Dita e Lirisë Shqiptare” nga Bashkia e Yonkersit në New York, organizohet nga Familja Mrnaçaj, në bashkëpunim me Shoqaten Kulturore Artistike Kelmendi dhe autoritetet e Prefekturës Yonkers në New York.
 
Zyrtarët e lart të Yonkersit, zonën ku banon Familja Mernaçaj, për 29 vjet me radhë, me një Proklamat në nderim të aktit heroik, ngrejnë flamurin Kuq e Zi – të valvitet në shtizën e Bashkisë, ngjitur me flamurin e SHBA, në Parkun Kensiko Dam Plaza, duke e shpallur atë “Dëshmori i parë i Mërgatës shqiptare në luftë kundër komunizmit”
 
Me këtë rast, Shoqëria Kulturore “Kelemendi”, e shoqëron këtë tubim përkujtimorë, me një program artistik, të përgatitur enkas për këtë ngjarje, me këngë me motive patriotike, ato kushtuar Nick Mernaçaj, dhe vendlindjes së tyre Kelmendit – e cila është dhe vendlindja e Nick Mrnaçaj.
 
Në këtë aktivitet të përvitshëm, perveç pjestareve të familjes Mrnaçaj, marrin pjes dhjetra bashkëatdhetar, anëtarë të familjeve të presekutura, ish bashkëvuajtës, të familjes Mrnaçaj, në Shqipëri, klerikët e kësaj zone, e lider dhe verpimtarë të dalluar të komunitetit, zyrtarët amerikanë, përfaqesues të Prefekturës Yonkers, televizionet dhe gazetat lokale, e ato shqiptare, për të nderuar me këtë rast Nik Mernaçaj(Nick Mernacaj), i cili humbi jetën në një aksident automoblistik me 22 Janar, të vitit 1990, në moshën 31 vjeçare, teksa kthehej nga një protestë anti komuniste, zhvilluar atëhere në Detroit.
 
Ky tubmim përkujtimor i përvjetëshm, për të kujtuar anti-komunistin e vendosur, deri në fund të jetës, së tij, gjatë demostratave në luftën kundër komunizmit dhe tiranisë komuniste, si në Shqipëri dhe viset shqiptare të okupuara në atë kohë prej Serbisë, mbahet në të njëjtin park, Kensiko Dam Palza, shumë afër me Memorialin e Lirisë së Westchesterit, kushtuar 109 të rënëve nga kjo prefektuarë, më 11 shtator 2001, dhe Parkun Recreativ, ku në qershor mbahet edhe Pikniku i “Trashgmnisë Shqiptare”, organizuar nga Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës.
 
Manifestim përkujtimor i zhvilluar për çdo vit, bëhet duke përmendur dhe kujtuar nëpërmjet fjalimeve gjithë veprimtarin e shqiptarve të Amerikës, në rrugën e tyre, për liri e demokraci. Ku përveç theksimit të përpjekjeve të të gjithë atyre, që e luftuan dhe i rezistuan komunizmit, në Diasporë, aktiviteti ka si qëllim përkujtimin, dhe jep një mesazh të fuqishm historik, tek të pranishmit dhe lë një mësim për brezat e ardhshëm: “Që pa kujtuar të kaluarën – nuk mund të shkojmë përpara.”
 
Në kujtim të aktiti heroik të Nick Mernaçaj, manifestimi u hap me intonimin e hymneve kombëtare, të SHBA-ve, në fillim, dhe më pasë ai i Shqipërisë, Himnin Amerikan dhe atë të Shqipërisë kënduar nga Mikela Nonaj mbesa e vogël e Nik Mernaçaj.
 
Ndërsa , me një minutë heshtje, të pranishmit kan shprehur një respekt të veçantë për të gjithë të rënët për liri e demokraci, dhe me këtë rast edhe një respekt për Nick Mernaçaj.
Drejtuesit e kësaj veprimtarie përkujtimore, Sokol Smajlaj dhe Valbona Prelvukaj, në fjalën e hapjes, thanë se “Këtë ditë do të përpiqemi t’a kthejmë në një ditë të vërtetë nderimi e përkujtimi.Ata thanë se “Jemi mbledhur edhe sot në shenj të nderimit në ditën tradicionale të përkujtimit; të nji Kelmendasi, të nji malësori, në pranverën e këtij viti, që është 29 vjetori, që dha jetën në aksident, në lule të rinisë, Nikë Marash Mrnaçaj, dëshmori i demokracisë”.
 
Duke përkujtuar kët akt heroik të vdekjes së birit të Kelmendit, në Amerikë, drejtuesit e këtij manifestimi thanë në fillim të fjalës së tyre, se :” Sa herë të vijë Pranvera, më këtë datë do të mblidhemi, së bashku, për të nderuar e respektuar vlera.Të djeloshit Kelmendas rritur në mërgim, Nikë Marash Mernaçaj, me shpirt përkushti!Me vendosmëri, kurajo e besim!Për të ardhmen Shqiptare me shumë guxim! Për vlerat njerëzore, për demokracinë, për të vërtetën! Ai sihte i vendosur, i pa kursyem, deri sa dha jetën”.
 
Ndërsa në emër të familjes Mernaçaj dhe SH.K.A.K. drejutuesi i këtij manifestini Sokol Smalaj - pasi faleminderojë për pjesmarrejen në këtë tubim përkujtimor theksojë se në rreshtin familjar për arsye shëndetësore nuk mund të ishte i zoti i shtëpisë Marash Mernaçaj - babai i Nik Mernaçaj i cili tha ai nga zemra ka dërguar faleminderinet për të gjithë për pjesëmarrjen dhe përkrahjen disa vjeçare në këtë manifestim përkujtimor.
 
Për të kujtuar ditën perkujtimore, në kujtim të Nick Mrnaçaj foli Dom Pjetër Popaj dhe bekoi atë Diokon Marash Shkreli.
 
Famullitari i Kishes Katolike”Zoja e Shkodres” Dom Pjeter Popaj, duke kryer lutjen fetare, kushtuar -Dites se Lirise se shqiptareve-Nik Mernacaj, tha se : “Jemi mbledhur sot ketu per te kujtuar Nik Mernacajn. Ai ishte nje njeri i ndershem, krenar dhe i perkushtuar lirise; ai u vetsakrifikua per lirine e Shqiperise. Sot Shqiperia eshte e lire dhe Kosova e lire dhe e pavarur, ne saj kontributit dhe ndihmes se madhe te shqiptareve te Amerikes, prandaj duke kujtuar edhe kete martire shprehim edhe nje here nje respekt dhe mirenjohje te thell per te gjithe ate cka kan bere shqiptarete e Amerikes, per rrezmin e komunizmit ne Shqiperi, lirine e pavaresine e Kosoves, lirit e te drejtat shqiptareve ne trojet e tyre- duke u lutur Zoti i bkofte shqiptaret - Zoti i bekofte SHBA” .
 
Ndërsa, për të përshëndetur manifestimin përkujtimorë nga zyra e WestchesterIt , foli County Executive George Latiner, dhe përshëndeti po ashtu kandidati për Mayor të qytetit Mr. Vernon Mr. Ernest Davis.
 
Përshëndeti këtë manifestim edhe ish kongresisti republikan i Nju Jorkut Joseph DioGuardi - President i Ligës Qytetare Shqiptar Amerikane.
 
Joseph DioGuardi i cili së bashku me bashkëshorten e tij Shirli Clojes DioGuardi - Këshillatre e Cështjeve Ballkanike, për tre dekada kan qenë zëri i fuqishëm dhe avokatët e cështjes shqiptare në Uashington, ose ata që u hapën dyert shqiptarëve në Senatin dhe Kongresin Amerikan, tha në këtë perkujtimore se Shqiptarët, ishin me fat që edhe kongresi, senati dhe adminisrtrata amerikane, u gjendën në vendin dhe kohën e duhur në “right side” në anën e drejtë të shqiptarëve.
 
“Dhe, për këtë natyrisht një kontribut të madh dhe historik dhanë shqiptarët e Amerikës, lobi shqiptar amerikan - Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane, tha ai duke shtuar se për të cilën sot unë jamë krenar që pasi lash kongresin në 1989, u vendosa në krye të këtij lobi që me miqt e mi në Uashington u bëm avokat i të drejtave dhe lirive të shqiptarëve - duke dhënë një kontribut historik në largimin e Millosheviqit dhe clirimin dhe pavarësinë e Kosovës,”
 
DioGuardi, me këtë rast ka kujtuar edhe miqt e tij në Uashington Tom Lantosh, Henri Hide , Ben Gillman, Bob Dole, Joseph Biden, John McCain, e tjer.
 
DiouGuardi, tha se duke punuar sa në njërën anë të plotikës në Ushington, në anën tjetër, pra sa me Demokratët dhe Republikanët , ne jemi krenar se arritëm të ndërtojmë një zë shqiptar që ishte lobi shqiptar në Uashington i pari dhe i vetmi zë për shqiptarët, tha ai.
 
“Andaj jam shumë i lumtur që jam së bashku me ju sot të kujtojmë edhe Nik Mernacaj - luftëtarin për liri e demokraci në SHBA, atë që së bashku me ju luftuan komunizmin dhe dhanë kontributin e tyre në rrëzimin e komunizmit, lirinë e të drejtat e shqiptarëve nën ish Jugosllavi” , tha ish kongresisti republikan e Nju Jorkut, Joseph DioGuardi, Presidenti i LQSHA.
 
Në emër të Federatës PanShqiptare të Amerikës, manifestimin e përshëndeti, kryetari i saj, Dritan Mishta., si dhe mysafiri nga Shqipëria, ish deputeti i Partisë Demokraktike Endri Hasa.
 
Endri Hasa i cili ka qenë një nga 140 deputetët e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit 2017, por që ka “djegur” mandatin e tij ashtu si veprojë opozita e bashkuar, ndodhet këtë ditë për vizitë në SHBA.
 
Ai mori pjesë si i ftuar nderi në përkujtimoren e “Dëshmorit të Demokracisë” në “Ditën e Lirisë së Shqiptarëve në Amerikë,” një ditë kjo e shpallur nga Prefektura e Yonkers - Nju Jork, e cila është në nderim, mirënjohje dhe respekt të Nik Mernacaj.
 
Ish deputeti demokrat Hasa, u shpreh se ishte me të vërtet një kënaqësi dhe përvilegj për të, që të marrë pjesë në këtë event që shqiptarët e zonës së Tri-Shteshit, përkujtojn për tre dekada, duke kujtuar një sakrificë dhe luftën familjes Mernacaj dhe të gjithë ju patriotëve dhe anti kominstëve në SHBA, luftën e shqiptarëve të Amerikës kundra kominizmit, e sllavo komunizmit, kundra të gjitha padrejtësive..
 
“Ne ju përulemi të gjithë atyre që bënë këtë sakrificë, sepse sakrifikuan për Shqipërinë , sakrifikuan për shqiptarinë. Dhe, me këtë rast shpreh edhe mirënjohjen time të gjithëanëshme për të gjithë ata shqiptar të Amerikës, për gjithëcka kan bërë e bëjnë për lirinë e demokracinë” u shpreh Hasa.
 
Ndërsa, duke folur nga foltorja e kësaj ceremonie ish deputeti demokrat Endri Hasa, për situatën në Shqipëri, ku opozita ka dalë nga paralamenti dhe është hedhur në protesta për largimine Edi Ramës, ai tha se : “ Ju të gjithë e dini se cfarë vështërish të mëdha po kalon Shqipëria, sot por nëse ne bashkojmë përsëri zemrët tona sot , nga ky vend simbol dhe kampion i lirisë e demokracisë, për të kujtuar këtë ditë një sakrificë dhe luftën e familjes Mernacaj, luftën e shqiptarëve të Amerikës kundra komunizmit dhe të gjitha padrejtësive, atëhere edhe në vendin tonë do të bëjmë edhe më shumë, për t’a bërë së bashku ju dhe për ta parë Shqipërinë të lirë e demokratike, për ta bërë si e gjithë Europa. Sepse, pa kontributin tuaj edhe Shqipëria nuk do të ishte aty ku është sot pavarësisht të vështërsive të mëdha, ndoshta edhe më të mëdhat që po kalon vendi ynë sot”.
 
Më tej ai vazhdojë : “Por nëse i bashkojmë edhe një her të gjitha zemrat së bashku sikur e rrëzuam komunizmin të gjithë bashkë me forcë dhe bujar të bëjmë atë që demokracia , liria të triumfojë më në fund dhe Shqipëria, jonë, të jet një vend i lirë një vend i cili ka nji zemër të madhe të lirisë e demokracisë dhe një dashuri të madhe për Amerikën. Një ndjenjë të madhe të shprehur jo vetëm për shqiptarët e Amerikës, por për të gjithë shqiptarët kudo që janë.”
 
Në fund ish deputeti Hasa tha se : “Si shtëpia e dytë e juaja gjejë rastin të faleminderojë me këtë rast edhe SHBA për gjithacka bënë për vendin tonë për Shqipërinë , Kosovën dhe liritëv e të drejtat e shqiptarëve kudo, ndihmën e madhe në shtetformimin e saj “.
 
Kjo veprimtari vazhdojë me programin e Shoqërise Kulturore Artistike “Kelmendi”, e cila e pasuroi programin përkujtimor në nder të Nikë Mrnaçajt.
 
E cila vitet e fundit ia ka shtuar vlerat me një program të pasur artistik, me këngë e valle burimore të trevës së Kelmendit, duke shpalosur bukurinë e folklorit shqiptar nga kjo trevë më veriore e Shqipërise.
 
Kjo veprimtari në përkujtim të 29 vjetorit të vdekjes së Nikë Mrnaçajt, mbyll nga drejtuesit e saj Sokol Smajlaj dhe Valbona Preldakaj, me një faleminderim për të gjithë pjesëmarrsit, nga SH.K.A. Kelmendi si dhe mbarë familja Mrrnacaj dhe ngritja e flamurit Shqiptar në shtizën e këtij parku përkrah flamurit Amerikan.
 
Mnifestimi përkujtimor në nderim të Nike Mrnaçajt, u pershendetjet, me falenderimit dhe nje mirenjohje e respekt te thelle, ne emer te familjes Mrnaçaj nga djali i Nik Mernaçaj - avokati Mikel Mernaçaj , drejtuar zyrës së Prefektit te Qarkut, Westchester, dhe te gjith pjesmarresve ne kete perkujtim .
 
 
Nik Mrnaçaj nje anti-komunist i vendosur…..!
 
—- I biri i Marashit, dhe Mrise Nik Mrnaçaj(Nick Mrnacaj), humbi jeten me 22 Janar, te vitit 1990, ne moshen 31 vjeçare. Vdekja ndodhi ne nje aksident automobilistik, ne rrugen maxhistrale qe lidh Nju Jorkun me Nju Xhersin. I ndjeri po kthehej ne shtepine e tij ne Yonkers – Nju Jork, s’bashku me nje bashkekombasin e vet, pasi kishte marre nje dite me pare, pjese ne nje demostrate, kunder regjimit komuniste te Tiranes ( vizites ne SHBA te presidentit te fundit komunist Ramiz Alise), i cili po merrte goditjet e fundit dhe po gerrmisej me veshtersi, si vendi i fundit nga ish vendet e kampit te Europes Juglindore.
 
—- Nga ky aksident anti komunisti i oreve te para ne diaspore Nik Marnaçaj – i biri i nje familje, patriote dhe kundershtare e vendosur e atij regjimi, humbi jeten, duke mbetur i vdekur ne vend. Ngjarja tragjike u percoll me hidherim te madh, sa qe edhe shtypi amerikan, shkroi, per kete ngjarje tragjike.
 
Shtypi, i asaj kohe ne Amerike, shkruante” Nika, ishte njeri i demostratave anti qeveritare ndaj qeverive komuniste, si asaj te Tiranes e Beogradit. Ai gjendej kudo ku e kerkonte patriotizmi, atdhedashuria, liria demokracia, dhe lumturia e popullit shqiptare, ne te gjitha trojet etnike, deri sa u be fli.
 
Ai, u nise kesaj rradhe me 20 shok te tjer, per t’u mos kthyer me, per te marre pjese ne nje demostrate anti-komuniste, qe i drejtohej at’here kundra Qeverise se Tiranes, e cila ne ate kohe udhihiqej nga Ramiz Alia.
 
— Ne shenje respekti per Niken, para zyres se bashkesis ne White Plains – Nju Jork, ne maj 1996 u ngrite per here te pare, flamuri shqiptare ne shtizen e Bashkise
 
. Kjo ceremoni tash eshte bere e perviteshme, e shoqeruar me fjalime te rastit. Ajo vitet e fundit zhvillohet ne nje nga parqet kombetare, te bashkise se qytetit, ne shenje respekti e perkujtimi per “Heroin e Demokracise” Nik Mrnaçaj.
 
Qe nga viti 1991 shefi egzekutive – Prefekti i Zones Westcheter, e ka shpallur kete dite me vendim zyrtar “Dita e Lirise” dhe familjes çdo pervjetor i jepet nje proklamat.
 
Ne çdo pervjetor perveç pjestareve te familjes e bashkeatdhetarve te tjere, marrin pjese edhe zyrtaret amerikane, perfaqesues te larte te institucioneve te kesaj zone. Televizonet dhe gazetat lokale.
 
Shkolla e Mesme ne Tamar – Kelmend (Malesia e Mbi-Shkodres) mban emrin “Nik Mernaçaj”
 
— Zyrtaret amerikane Nik Mrnaçajn, e kane quajtur” Heroi shqiptar, qe vdiq per lirine e vendit te tij te lindjes – ne vendin kampion te Lirise”.
 
Ndersa, bashkekombasit e quajne “Deshmori i pare i Mergates shqiptare, ne lufte kundra komunizimit”. Dhe Shqiperia e lire dhe demokratike, me 1993, i akordoi me vendim te posaçem nga ish Presidenti i pare demokrat, dr. Sali Berisha, medaljen “Martiri i Demokracise” me morivacionin. :” Luftoi gjithe jeten ne mergim kunder ideologjise komuniste me flamurin e luftes per liri e demokraci”. Nje shkolle femijesh te ciklit te mesem ne Tamar – Kelmed(Malesia e mbi Shkodres) ka marre emrin e tij dhe quhet Shkolla e Mesme “Nik Mrnaçaj”
 
Ne Shqiperi, nje nder vendet me te egra te regjimeve komuniste ne Europen Jug-Lindore, kurrsesi, edhe sot, 29 vjet mbas renies se komunizmit, trashegimtare politike, te PPSH-se, ose njerez qe ishin ne poste ne kohen e diktatures, nuk kan kurajon as moralin jo vetem t’i denojne krimet e komunizmit, kryer per me shume se gjysme shekulli diktature ose t’u kerkojne falje viktimave. Dhe as qe t’i kujtojne ata ndonjeher me ndonje perkujtimore, si ajo e ngritur ne Uashington – Memorialit per Viktimat e Komunizmit .
 
Ndersa, ketu ne SHBA, në Nju Jork, prefektura e Uestçeterit(Westchester), kane si simbol anti komunistin shqiptaro – amerikan Nik Mrenaçajn, duke e quajtur ate dhe ” Heroi shqiptar, qe vdiq per lirine e vendit te tij te lindjes”. Kjo prefekture, ku ai ka jetuar ne zonen e Nju Jorkut, ka nje dite perkujtimore dedikuar “Dites se lirise shqiptare -Nik Mernaçaj.”
Me kete rast, ne shtizen e bashkise se ketij qyteti flamuri shqiptar valvitet perkrah flamurit amerikan dhe kryetari i prefektures jep nje Proklamate.
 
Bashkekombasit(atdhetaret, patriotet, demokratet, miq shok dhe anetarë te familjes) e kujtojne kete dite, duke quajtur ate “Deshmori i pare i Mergates shqiptare ne lufte kundra komunizimit”. Çdo vit ne javen e fundit te muajit prill, ose javën e parë të muajit Maj ne Nju Jork – (Kensico Dam – Valhalla, Westcheter), kujtohet shqiptaro amerikani, Nik Mrnaçaj.
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...