Java e bizneseve nga Kosova në Nju Jork - Bota Sot
Java e bizneseve nga Kosova në Nju Jork

Amerika

Java e bizneseve nga Kosova në Nju Jork

Më: 14 maj 2019 Në ora: 06:46
Java e bizneseve nga Kosova në Nju Jork

NEW YORK CITY : Pjesëmarrjen për herë të parë në konferencën “Smart Cities New York 2019”, e cila mbahet prej 13-15 maj në metropolin e botës Nju Jork, Ministri i Inovacionit, z. Besim Beqaj, Ministri i Diasporës, z. Dardan Gashi, zyrtarë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Oda Ekonomike Amerikane, ICK, STIKK, e kanë zhvilluar me një sërë takimesh të ndryshme me inkubatorë biznesesh, takime “B2B”, sesione informuese për bizneset amerikane mbi legjislacionin kosovar, mundësi të investimeve dhe evenimente të tjera, të cilat do të mbahen nga 16-17 maj. 

Konsullta e Përgjithshme e Republikës së Kosovës - e cila qëndron pas kuintave të këtyre takimeve shkruan në statusin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, se : “ Kjo është një mundësi e mirë që bizneset e Kosovës (në fushën e IT-së dhe Inovacionit) dhe ato shqiptaro-amerikane në SHBA, të promovojnë bizneset e tyre dhe të bashkëpunojnë në mes vete.” 

Ndërkohë që njofton se të gjithë të interesuarit, biznesi i të cilëve ka të bëjë me këto fusha, inkurajohen që të dërgojnë këtë informatë te bizneset shqiptaro-amerikane, si dhe të konfirmojnë pjesëmarrjen në këtë Workshop përmes adresës elektronike: [email protected]

Prof.Dr. Besim Beqaj i cili është Ministër i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, shkruajti në statusin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, për këtë pjesëmarrje më Nju Jork : “Krenari të flas në Smart Cities New York, para ndërmarrësve të shumë shteteve të botës për të arriturat e Kosovës në fushën e ekonomisë digjitale dhe mundësitë që Kosova ofron për investitorët e huaj. I lumtur që jam bashkë me mbi 30 kompani kosovare që punojnë në fushën digjitale për tregun kosovar dhe atë amerikan, të cilët po tërheqin vëmendjen e kompanive të mëdha inovative. #SCNY2019”

Më pas ai thotë se kan pasur një vizitë në kompaninë e mirënjohur SAP , i cila është lider në botë për aplikacione softuerë. 

Pozicionimi në treg i SAP, numri i klientëve, të punësuarve dhe produkteve janë si rezultat i zhvillimit të qëndrueshëm, i bazuar në inovacion dhe avancime teknologjike.

“Së bashku me delegacionin nga Kosova, në kuadër të Smart Cities New York, pamë nga afër frymën inovative mbi të cilat zhvillohen produktet më të famshme të SAP, për klientët më prestigjioz. Diskutuam për trendët dhe potencialin që ka një ekonomi si e Kosovës, për të qenë partner me kompani si SAP” shkruan Ministri Beqaj, duke shtuar se  "Republic of Kosovo - Agile Partner for Digital Business" është slogani me të cilin Kosova prezantohet në Smart Cities New York #2019, në një ndër Konferencat më të mëdha në botë për inovacion dhe digjitalizim”.

Me financimin e Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, komuniteti i start-up, teknologjisë informative dhe bizneseve, së bashku me Ministrinë, do të prezantojmë në mesin e shteteve më të zhvilluara dhe kompanive botërore lidere në ekonominë digjitale, ka sqaruar ministri Beqaj, duke treguar edhe , pozicionimin e Republikës së Kosovës në tregjet ndërkombëtare dhe prezantimi i potencialit të ekonomisë sonë është synimi i pjesëmarrjes tonë në #SCNY2019. 

“Gjithashtu do të kem kënqësinë të jem një ndër folësit kryesor të Konferencës” ka pohuar Ministri Beqaj.

Ndërkohë, që për këtë  Prof.Dr. Besim Beqaj i cili është Ministër i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, ka falënderuar në mënyrë të posaqme Kosulaten e Republikës së Kosovës në Neë York, STIKK, Innovation Centre Kosovo, American Chamber of Commerce in Kosovo - Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe KIESA për bashkëpunimin dhe prezantimin e përbashkët, si dhe ndërtimin e imazhit për vendin tonë. #SCNY2019 #Kosovo#digital #economy #technology #startup #neëyork #usa.

Ambasadorja Teuta Sahtaqija e cila së bashku me stafin e saj nga Konsullata e Republikës së Kosovës në Nju Jork, ka shoqëruar ata duke marrë pjesë në të gjitha takimet, thotë se sot pasdite delegacioni nga Ministria e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrsisë, ka vizituar qëndrën atraktive “The Vessel” në Nju Jork.e cila eshte atraksioni me i ri i Neë Yorkut ne Hudson Yards; “SAPNextGen i mundesoi delegacionit Kosovar te bizneseve te vizitojne kete strukture interesante arkitekonike” shkruan ambasadorja Teuta Sahatqija e cila postojë edhe setin me fotografitë nga takimet dhe vizitat në Nju Jork.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...