Vlora Çitaku reagon për fotografinë e publikuar nga Flora Brovina - Bota Sot
Vlora Çitaku reagon për fotografinë e publikuar nga Flora Brovina

Amerika

Vlora Çitaku reagon për fotografinë e publikuar nga Flora Brovina

Nga: N.Sh Më: 16 maj 2019 Në ora: 22:38
Vlora Çitaku

Edhe ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas raportimeve në media se është e rreme fotografia e publikuar nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina, e cila, sipas saj, shfaqte rastin e përdhunimit të një shqiptareje nga ushtarët serbë gjatë luftës.

Mirëpo, një fotografi e tillë, gjendet që nga viti 2004 në sajtet pornografike të Irakut.

Tashmë janë publikuar dhjetëra fotografi ku tregojnë qartë se fotoja e prezantuar nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina, është vetëm një mashtrim, i cili do të na kthehet bumerang nga Serbia.

Në sajtet pornografike, është edhe video e publikuar, e cila tregon qartë se ajo nuk është nga dhunimet serbe në Kosovë.

“Legjenda e Rozafës….rrënojmë çdo ditë”, është shprehur shkurt Çitaku, nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, në internet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...