Uashington, përkujtohet revolta në burgun e Spaçit dhe Qafë Barit

Amerika

Uashington, përkujtohet revolta në burgun e Spaçit dhe Qafë Barit

Nga: Beqir Sina - New York Më: 22 maj 2019 Në ora: 15:35
Përkujtohet revolta në burgun e Spaçit dhe Qafë Barit

WASHINGTON D.C: Në prag të 35 vjetorit të revoltës në burgun e Qafë Barit më 22 maj 1984, ku të burgosurit politikë u ngritën kundër sistemit komunist, për herë të dytë pas kryengritjes në burgun e Spaçit më 21 Maj 1973, ish te Perndjekurit politik dhe Vatra - përkujtuan revoltat e këtyre dy ish burgjeve famëkeqe përmes një ceremonie të organizuar pranë memorialit për viktimat e komunizmit në Uashington.

“Pjesëmarrësit kërkuan më shumë vëmendje ndaj krimeve të komunizmit dhe bënë thirrje për ndëshkimin e tyre” tha nga Uashingtoni Rudina Dervishi, e cila kishte përgatitur kronikën, për Zërin e Amerikës, raporton Bota sot.

“Bashkëvuajtësit e burgut të Spaçit dhe Qafë Barit, zgjodhën përmendoren kushtuar viktimave të komunizmit në Uashington për të kujtuar revoltën e 21 maj të vitit 1973 në Spaç dhe atë të 22 majit të vitit 1984 në Qafë Bari që shihen si dy nga lëvizjet më të njohura kundër regjimit komunist” tha Zëri i Amerikës, në emisionin teleizivë Ditari, për këtë ceremoni përkujtimore.

Editoria e gazetës “Dielli”, që raportoi për këtë ceremoni nga Uashingtoni, Rafaela Prifti, njoftoi se për të nderuar kujtimin e viktimave të komunizmit, ish të burgosur politik në revoltën e 21 maj të vitit 1973 në Spaç dhe atë të 22 majit të vitit 1984 në Qafë Bari, organizuan këtë ceremoni ku morën pjesë edhe përfaqësuesit e lartë të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, një ceremoni përkujtimore kjo e mbajtur dje në vendin jo shumë larg nderteses se Kongresit - Capitol Hill dhe Shtëpisë së Bardhë, në qendër të kryeqytetit amerikan Uashington DC, te Memoriali i Viktimave të Komunizmit.

Simbas saj ish-të burgosur politik dhe të përndjekur politik, ne Shqiperi, përgjatë regjimit komunist, organizuan këtë ceremoni përkujtimore edhe në bashkëpunim me Fondacionin Memorial të Viktimave të Komunizmit, në kujtim të dy kryengritjeve të burgjeve në Spaç dhe Qafe Bari.

Më shumë se katër dekada më vonë, të mbijetuarit e këtyre kryengritjeve që ndodhën në në atë periudhë - dy kryengritje këto të shtypura me barbarizëm nga forcat e regjimit komunist të Ener Hoxhës, u tha në këtë ceremoni nga folësit se ata kishin një mesazh të fortë për klasën udhëheqëse, me shënimin e këtij përvjetori, drejtuar për institucionet dhe shoqërinë civile të Shqipërisë, edhe sot mbas 29 viteve, kur është rrëzuar ai rrëgjim diktatorial një nga regjimet me te egra komuniste ne bote.

Një nga organizatorët kryesorë dhe folësi kryesor në ceremoni, Pellumb Lamaj, simbol i rezistencës antikomuniste, në burgjet e Shqipërisë, u bëri jehonë një numri të mbijetuarish të cilët ishin të pranishëm në këtë ceremoni si Mustafa Dema, Naim Staravecka, Marko Gjoni, Mark Mernacaj dhe Visar Zhiti, letra e të cilit u lexua në ceremoni nga Rafaela Prifiti - editoria e gazetës “Dielli”.

Përkujtimi i këtyre ngjarjeve shërben si një kujtesë për çështjen më të madhe të rëndësisë së pamjaftueshme sociale për të dënuar krimet e komunizmit dhe qëndrimin e tanishëm ndaj autorëve të krimeve, kanë thënë folësit në këtë ceremoni.

"Kam nderin të jem së bashku me ju në përkujtimin e viktimave të komunizmit shqiptar", citohet të ketë thënë në këtë ceremoni Dr Murray Bessette, Drejtor i Programeve Akademike në Fondacionin Përkujtimor të Viktimave të Komunizmit.

Ai hapi ceremoninë me një histori të shkurtër të këtij Fondacioni që ishte mandatuar në fund të vitit 1993 me një përkrahje dypartiake.

"Të gjitha organizatat e shoqatat u bashkuan për të dedikuar një memorial për rezistencën antikomuniste në mbarë botën. Memoriali i Viktimave të Komunizmit në Uashington, është vendi i Përkujtimit i viktimave të komunizmit, është vendi që lidh të gjithë ato vende që përjetuan komunizmin, janë dyzet vendet në të cilat është provuar eksperimenti i trishtuar i socializmit, nën doktrinën e mbas Luftës së Dytë Botërore atë të Lidhjes së Kombeve. Ky memorial në Uashington u ngrit më 2007 dhe me një veprimtari e cila mbahet cdo qershor, dhe këtë vit do të mbahet më 14 qershor, " tha Dr. Bessette.

Pellumb Lamaj, drejtuesi kryesor i kësaj ceremonie në fjalimin e tij i drejtoi me një përshkrim të detajuar të trazirave të burgjeve dhe dërgoi një mesazh edhe për klasën e tanishme politike që ka trajtuar keq çështjen e ish të burgosurve politikë, raporton Prifti nga kjo ceremoni.

Ai i kujtoi të gjithë pjesëmarrësve se kjo ceremoni nderon të gjitha viktimat dhe të rënët e antikomunizmit të të gjitha trojeve shqiptare. Si një i mbijetuar i revoltës dhe i burgosjes, Pëllumb Lamaj, ka thënë se : «Më 21 maj 1973, kryengritja e parë antikomuniste u bë në burgun e Spaçit. Ajo dërgoi një mesazh tronditës te qeveria bolshevike e Tiranës. Bota perëndimore do t'i thërriste kryengritësit e asaj kryengritje si zërat e parë të lirisë që fatkeqësisht u thyen. Kryengritja e të burgosure politik, shpërtheu si një vullkan kundra hienave të kuqe, te cilët dolën nga galeritë e minierave të bakrit dhe piritit, ku kushtet ekstreme, puna e rëndë dhe torturat fizike, solli edhe kryengritjen e të burgosurve që ngritën flamurin e kuqezi shqiptar me simbolin kombëtar të shqiponjës me dy koka dhe ia grisën atë yllin komunist, që i ishte imponuar këtij flamuri pas Luftës së Dytë Botërore nga Rusia komuniste. Kampi i Spaçit, është marrë për tri ditë. Ku të gjithë të burgosurit u lanë pa ushqim dhe ujë, të rrethuar nga një numër i madh i policisë dhe trupave speciale të ardhur nga Tirana, derisa të burgosurit u dorëzuan nga terrori dhe barbarizëma qe u lëshuan mbi ta. Brenda njëzet e katër orëve, katër të burgosur u dënuan me vdekje Ajri Pashaj, Dervish Bejko, Skender Daja dhe Pal Zefi. Rreth njëqind e dhjetë të burgosur te tjer morën dënime me 25 vjet. Që nga ajo ditë e tutje, kampi Spaçit u vendos nën mbikëqyrjen më të rreptë të terrorit të sllavë - komunistëve. Në vitin 1979, autoritetet e Tiranës arrestuan Xhelal Koprenckën dhe dy ish-gazetarë Vangjel Lezha dhe Fadil Kokomani, të cilët morën dënime me vdekje për dërgimin e një letre qeverisë për të ndryshuar kursin e saj. Revolta e burgut Qafe Bari më 21 maj 1984 është epilogu i trazirave ne Spaç që rezultoi në një punë te rende fizike, edhe më të vështirë. Vlen të theksohet se nuk kishte legjislacion shqiptar që sanksiononte zyrtarisht punën fizike, si mjet dënimi me detyrim. Revolta e të burgosurve u shtyp nga një numër i madh policish dhe ushtarakësh që përdorën forcë brutale dhe plagosën disa të burgosur. Midis këtyre arrestimeve ishin Sokol Sokoli dhe Pëllumb Ndoja të cilët u masakruan dhe u vranë ".

Lamaj bëri ne fund te fjales se tij beri thirrje drejtuar :"Për klasën politike shqiptare, institucionet dhe shoqërinë civile, nëse ka një të tillë, në Shqipëri, apo edhe lëvizjen studentore, të njohin krimet e kaluara të komunizmit sepse në Shqipëri, vjen një ditë kur ata kthehen në atë se përse u ngritën kundra regjimit më të egër komunist - regjimit të Ener Hoxhës, të burgosurit politik në burgun e Spaçit dhe Qafë Barit, për liri e demokraci - t’a bëjnë Shqipërinë si gjithë Europa”.

Ai citohet të këtë thënë mes te tjerash se : “Më shumë se tridhjetë vjet më vonë, realiteti i trishtuar i sotëm është se ata që kanë gjak në duart e tyre - jo vetëm që po revictimizing-in viktimat e tyre, por ata shkojnë aq larg sa të kenë edhe moral e guxim tani mbas tre dekadave që ai regjim e rrëzua, për të fajësuar viktimat e tyre. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për rastin e fundit, midis kryerësit të këtyre krimeve dhe viktimës” tha Lamaj ( rast i cili me sa duket është ai më i fundit dhe më flagranti, ai ku ish Gjyqtari i Kolegjit Ushtarak të PPSH, sot deputeti PS, Spartak Braho, po i kanoset nga salla e Kuvendit pluralist për prerje kokash, shkrimtarit të njohur Agron Tufa, kreu i Institutit të Studimeve të Pasojave të Komunizmit, i cili ka thënë se Braho “gjendet mes hipotekës së tij të dashur me kufoma shqiptarësh”.

Më pas këtë ceremoni thuhet se e ka përshëndetur në emër të Vatrës edhe Kryetari i saj Dritan Mishto.

Mustafa Xhepa themelues dhe udhëheqës i organizatës “Shtëpia e Lirisë së Shqiptarëve” mbajti fjalimin e tij të cilin e nisi me një vlerësim për pjesëmarrjen në ceremoninë përkujtimore të të rënëve, dëshmorëve dhe të mbijetuarve të komunizmit. "Vendi i memorialit qëndron si një simbol i rezistencës dhe shpresës kushtuar trazirave të studentëve kinez të shtypur nga tanket e përbindëshit komunist në sheshin Tiananmen. Dhe, tregon që ëndrra e lirisë nuk vdiq dhe lufta vazhdon sot. Dekada më parë, herojtë shqiptarë për liri e demokraci në burgjet e tmerrshme në Spaç dhe Qafe Bari, të rrethuar me tela me gjemba, policia dhe ushtria e armatosur organizuan dy kryengritjet më të paharrueshme në burgjet e perandorisë së kuqe të keqe. Ata e liruan shqiponjën nga flamuri shqiptar dhe e grisën atë yllin e diktaturës komuniste dhe hodhën themelet e një ëndrre. Një regjim i tmerruar u përgjigj me ekzekutime dhe dënime më të gjata në një përpjekje të dëshpëruar për të shuar flakët e lirisë. Ne sot duke përkujtuar këto dy ngjarje përulemi me respekt për dy revoltat që shkëndrisin sot në historinë e kombit tonë.

Duke folur si i mbijetuar i burgosjes politike në ish Jugosllavi, nga sllavo - komunistët ish gazetari i Zërit të Amerikës, Shaqir Salihu, tha se gjendja e të burgosurve politikë të regjimit brenda Shqipërisë ishte e ngjashme me vuajtjet e shqiptarëve të Kosovës në Burgjet Serbe.

"Nuk ka asnjë një familje shqiptare, që nuk është prekur apo nuk ka pasur një anëtar të burgosur nga regjimi në një burg politk për shqiptaret si ai i Nishit, Pozarevac, Sremska etj. Në vitin 1966 unë u arrestova nga forcat e sigurisë të Rankovicit dhe më vonë do të i nënshtrohesha torturave të tmerrshme, të regjimit sllavo - komunist të regjimit titist ", thote Shaqir Salihu.

Ish i burgosuri politik, që ka vuajtur vet dënimin në burgun e Spacit, Naim Staravecka, krahasoi regjimin e pamëshirshëm të Shqipërisë komuniste me Korenë e Veriut.

"Sakrificat për lirinë ishin të pafatshme, ajo që është më e pafat është se ata po harrohen nga autoritetet"

"Ishte e pritshme! Të burgosurit politikë e kundërshtuan sistemin e komunistëve dhe trashëgimtarëve të tyre, dhe pikërisht kjo ndodhi. Viktimat e regjimit të kaluar nuk e kanë parë drejtësinë! Më kanë kërkuar disa kanale televizive për të dhënë intervista dhe i refuzova të gjitha kërkesat. Unë nuk dua të mbetem viktimë! Ne ishim viktima të një regjimi që na përdori. Aspiratat tona ende nuk janë arritur. Sot ne mund të kujtojmë vetëm djemtë e Shqipërisë që u persekutuan, dhë u flijuan për liri e demokraci në Shqipërinë komuniste, kujtojmë e përulemi për ata që dhanë jetën e tyre dhe ata që mbijetuan për të treguar historitë e tyre në emër të lirisë ", përfundoi Naim Staravecka.

Më pas sipas kronikës së ceremonisë, të editores së gazetës Dielli Rafaela Prifti, thuhet se kanë folur edhe të mbijetuarit Mustafa Dema, Marko Gjoni, dhe është lexuar një letër e Visar Zhitit.

Marko Gjoni e fillojë fjalën e tij me historinë e tij personale duke dhënë me këtë rast edhe një kritikë të fortë për shoqërinë e sotme.

"Unë jam një nga pionierët e të burgosurve të ndërgjegjes. Në moshën 15 vjeç, unë u arrestova dhe u dënova atë kohë për përpjekje për të ikur nga Shqipëria. Në opinionin publik, të rënët dhe të viktimizuarit nga regjimi i kaluar konsiderohen si autorë."

"Si mund të ndodhte kjo?" Pyeti ai.

" Kur, ende nuk ka edhe sot një gjykatë publike për të gjykuar krimet e kryera nga Enver Hoxha. Sot, kur dikush flet për përvojën e dikujt tjetër, qe e ka vuajtur atë dhe e tregon tek gjenerata që nuk njeh vuajtje e as dhimbje(pra benetton fjale, për ata që nuk e përjetuan përndjekjen), njeriu atakohet me tronditje dhe mosbesim".

Me pas ai ka thene se :"Faktet e së kaluarës heshtën, por vuajtja ishte e vërtetë për të gjithë ata që jetonin nën të njëjtin sistem shtypës, edhe pse disa vuajtën më shumë se të tjerët. Çështja është se duhet Mbështetja Publike, që duhet të jetë në anën tonë! Njerëzit duhet të qëndrojnë të bashkuar kundër krimeve të komunizmit! ", citohet të jetë shprehur Gjoni ish i burgosur politik qysh në moshën 15 vjeçe, në Shqipëri.

Në mesazhin që ish i burgosuri politik i Spaç dhe Qafe Bar, Visar Zhiti kishte dërguar në ceremoni, u tha se revoltat në dy burgje ishin të vetmet kryengritje kundër diktaturës në të gjitha burgjet në Shqipërinë komuniste. "Të burgosurit u rebeluan kundër dhunës brutale brenda burgut, por edhe kundër izolimit të vendit, duke kërkuar lirinë dhe ëndërrimin e një Shqipërie demokratike" …

"Të kujtojmë revoltat do të thotë të nderojmë frymën që i paraprinë ndryshimeve demokratike në Shqipëri , protestat që vendosën themelin e lëvizjes së ardhshme për demokracinë. Kjo është harruar sot. Harresa sjell përfitime për ata që kryen dhe kryen krimet. Çka është më e keqja ka shenja të frikshme të një rikthimi nga të njëjtët mbështetës të diktaturës dhe pasardhësve të tyre, të cilët duke grumbulluar pasuri dhe pozita, ndihen të inkurajuar që persekutojnë subjektet e përndjekjeve të tyre me praktika mashtruese ", ka shkruar në mesazhin që u lexua nga Rafaela Prifti - Visar Zhiti.

Ndërsa, Ditari” i Zëri të Amerikës, në raportimin e saj nga kjo veprimtari intervistojë Lek Mirakajn i cili ka thënë se “Nuk kemi shumë raste si ky, ku njerëzit të mbyllur brenda telave nën kamzhikun e policit, të ngrihen për të kërkuar liri dhe demokraci”, dhe kërkoj më shumë vëmendje ndaj ngjarjeve të tilla që e nderojnë kombin shqiptar dhe flasin për shembullin e luftës për demokraci.

“Ne sot këtu erdhëm për t’i dhënë një mesazh si opozitës ashtu edhe ekzekutivit. Ata mund të bëjnë sikur s’ka ndodhur asgjë, por brezat që do të vijnë janë të interesuar, pavarësisht të bijtë e kujt do të jenë. Do të kenë nevojë me mësu të vërtetën, ashtu siç po ndodh në tërë botën" i tha Zërit të Amerikës, i mbijetuari i Spacit Lek Mirakaj.

Folësi i radhës sipas këtyre raportimeve nga Uashingtoni ku u mbajt edhe kjo ceremoni përkujtimore, ka qenë bashkëvajtjes Mark Mernacaj i cili ka thënë se pjesëmarrja e tyre është një nder si një akt që kujton viktimat dhe gjithashtu përkujton trashëgiminë e tyre. "Pranimi i vuajtjeve që u shkaktohen kundërshtarëve të regjimit dhe familjeve të tyre në duart e persekutuesve është hapi i parë drejt pajtimit dhe shërimit të atyre plagëve. Është detyrë që unë të ndaj dhe të kujtoj historinë e familjes sime që u përndoq nga viti 1948 deri në vitin 1989. "

Ceremonia në prag të 35 vjetorit të revoltës në burgun e Qafë Barit më 22 maj 1984, ku të burgosurit politikë u ngritën kundër sistemit komunist, për herë të dytë pas kryengritjes në burgun e Spaçit më 21 Maj 1973, e mbajtur në Uashington në Memorialin e Viktimave të Komunizmit, u mbyll me poezinë e Pellumb Lamajt të shkruar në burgun Spac në vitin 1979, kushtuar simbolit të Lirisë, recituar nga Anëtarja e Këshillit të Vatrës, Merita Mccormack, e cila ishte edhe një nga organizatorët e ngjarjes.

Në fund duhet cekur se Dega e VATRES në Uashington, DC, e cila ka marrë pjesë në të gjitha aktivitet e përkujtimit në Memorialin e Viktimave të Komunizmit në Uashnigton, e cila nuk e njeh kryetarin e aktual te Vatrës Dritan Mishto, duke pretenduar për zgjedhjen e tij të manipuluar - qëndrime të tyre të cilat kanë qenë publike, në rrjetet sociale, nuk ka marrë pjesë dje në ceremoninë e zhvilluar dje në Uashington.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat