Vizite pune e delegacionit të ASHAK-së, nga Kosova në New York, SHBA

Amerika

Vizite pune e delegacionit të ASHAK-së, nga Kosova në New York, SHBA

Nga: Beqir SINA - New York Më: 28 maj 2019 Në ora: 22:54
Profesor Ram Manaj – Kryeshef Ekzekutiv i Agjencise Shteterore të Arkivave të Kosovës

TAPPAN ZEE BRIDGE NY: Me qëllim të pasurimit të arkivit Shtetëror të Kosovës, Kryeshefiekzekutiv i ASHAK-së z. Ramë Manaj, z. Hamit Shala, dhe  znj. Shpresa Mekaj, Drejtor të Departamenteve, të ASHAK-ës, këto ditë ndodhen për një vizitë pune në Nju Jork, ku janë takuar me veprimtar dhe lider të komunitetit shqiptar në zonën e Tri-Shteshit.

Agjencia Shtetërore të Arkivave të Kosovës, prej se kur filloi punën e saj në shtetin e ri të Kosovës, i ka kushtuar një rëndësi të vecantë në vizitat e saj në SHBA, mbledhjes së dokumenteve historike me rëndësi kombëtare, nga shqiptarët e Amerikës, duke filluar me  harta të trojeve shqiptare, letër këmbime, dhe shkrime, aktivtetet , protestat dhe demostratet, takime me personalitetet e larta amerikane, për çështjen e Kosovës, të drejtat e lirinë e shqiptarëve nën sundimin sllavo-komunist, fotografi të personaliteteve politike e fetare, personaliteve të njohura kombëtare shqiptare, të cilat janë të arshivuara dhe gjenden edhe në arkivat e Departamentit të Shtetit, biblioteka e Kongresit amerikan, dhe institucionet e tjera. 

Kryeshefiekzekutiv i ASHAK-së z. Ramë Manaj, me bashkëpuntorët e tij nga ASHAK-ja, para pesë viteve në Nju Jork, nisi historin e nismës së dorëzimit të materialeve të pasura arkivore, nga SHBA, me marrjen në dorëzim të arkivës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e cila në drejtim të shtetit të ri të Kosovës, u tha se kishte qenë një ëndërr e kryesisë, kryetarit Ismet Berisha, kryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (LShP) dhe Sekretarit të Përgjithshme të saj, studiuesit dhe publicistit  Tomë Mrijaj, për t’ja dhuruar Kosovës - ASHK-ës. I cili tha se "Ishte ëndrra ime dhe kryetarit Ismet Berisha, kryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që t'ja dhuronim arkivës së shtetit të Kosovës, këto dokumenta historike".

Delegacioni nga ASHAK-ja në New York, i kryesuar nga Kryeshefiekzekutiv i ASHAK-së z. Ramë Manaj, ka bërë këto ditë gjatë vizitës së tij në zonën e Tri-Shteshit, edhe filmimin dhe fotografimin e një numëri të madh të dokumentave të  arkivës së Komitetit “Shqipëria e lirë”, mbajtur dhe ruajtur me kujdes nga bibloteka e pasur e ish zyrtarit të asaj organizate z. Idriz Lamaj, me seli në New York.

Delegacioni në fjalë i kryesuar nga Kryeshefi Ekzekutiv i ASHAK-së z. Ramë Manaj dhe bashkëpunëtorët e tij, thanë se  qëllimi i vizitës i kësaj vizite në SHBA, ishte në hulumtimi dhe filmimi pra vazhdimi dhe marrja në dorëzimin e materialeve arkivore të veprimtarisë dhe kontributit të shqiptarëve të Amerikës, ndër vite , si dhe shtoi se këto dokumente do ta pasurojnë edhe më shumë Arkivin dhe konsiderohen si një thesar me vlerë të madhe për historinë e Kosovës dhe ASHAK-në. 

Agjencia Shteterore të Arkivave të Kosovës me këtë rast nderojë më Çertifikat Mirënjohje “Lidhjen e Prizrenit” (1962) themeluesin e udhëheqësin Ismet Berisha, dhe Sekretarin e Përgjithshëm Tomë Mrijaj, publicist dhe shkrimtar, si dhe veprimtarin e gazetarin Luz Thaqin, veprimtarin Mhill Gjuraj, avokatin Sabri Gjoni, veprimtarin Anton Gojani , Mustaf Qosja - Drejtor i Shkollës Shqipe në Bronx NY, dhe veprimtarin Pal Nikolla, me mozaikun e hartës së Kosovës, një mozaik i vogël ky me gurë të çmuar nga nëntoka e Kosoës.

Profesor Ram Manaj – Kryeshef Ekzekutiv i Agjencise Shteterore të Arkivave të Kosoves, në përfundim të vizitës disa ditore në Nju Jork, me ftesë të publicistit dhe gazetarit Luz Thaqi,  në bujarinë e lokalit “Tarantella” të veprimtarit të palodhur Pal Nikolla, pati një takimin pune, i shoqëruar prej kolegëve të tij, Mekaj dhe Shala, të Agjencise Shteterore të Arkivave të Kosoves.

Duke hapur këtë takim Kryeshefi Ekzekutiv i ASHAK-së, falënderojë së pari organizatorin e këtij takimi dhe moderatorin, z Luz Thaqi, dhe bujarin e pronarit të lokalit, “Tarantella” si dhe kontributin e veprimtari Mhill Gjuraj, për këtë vizitë, por edhe zotin Ismet Berisha, për gadishmërin e madhe  që dha më parë për dokumentacionin e Lidhjes së Prizerenit. 

Po ashtu Manaj falëmenderojë edhe pjesëmarrësit e këtij takimi si zotin Haxhi Dauti - Kryetar i Këshillit Shqiptar Amerikan, avokatin Sabri Gjonaj, veprimtarin Mustaf Qosja, Drejtor i Shkollës Shqipe, në Bronx, zotin Mëhill Velaj - Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarve Shqiptar Amerikan, veprimtarin Luz Thaqi, Lek Perleshi, Anton Gojani, si dhe Televizionin Kultura Shqiptare, themeluesin dhe drejetorin e saj Adem Belliu, për mbulimin e çdo aktiviteti në komunitet, e tjer.

“Arkivat në cdo vend të botës janë institucione që janë të organizuara, për të “vjelur” dokumentacione arkivore që kan të bëjnë me të kaluarën, apo historinë dhe veprimtarinë e një komuniteti apo të një vendi. Të organizatave, institucioneve dhe personave individ juridik që gjatë gjithë jetës së tyre, kan provuar dokumenta që janë edhe burime kryesore të një historie, serioze e të besueshëme, e rëndësihme kjo për studime dhe hulumtime historike”, tha Kryeshefi Ekzekutiv i ASHAK-së . 

Ai vlerësoi në fjalën e tij këto materiale, ku sipas tij thuhej se dokumenti shkruar sjell ashtu siç është autenticitetin e veprimtarisë, të kontributit dhe egzistencës e organizatave dhe institucioneve të ndryshme, si edhe është ky rast me Shqipatrët e Amerikës. Mbasi tha ai “ajo çka ka ndodhur dje sot është me vlera historike sot. Dhe ajo që ndodh sot është historike për nesër dhe për më tutje”.

Më pas në fjalën e tij Manaj kujtojë një personalitetet të njohur kanadez Garry Cook , i cili thotë “ Në fund të fundit ne  ruajmë atë që jemi, dhe, ne jemi ata çfarë ruajmë” .

Duke folur për shtetin e ri të Kosovës, dhe periudhën e sundimit sllavo - komunist Manaj permendi faktin se : “Shqiptarët, në këtë drejtim jemi paksa të vonuar në mison e veprimtari, për shkaqe që tashmë dihen - por vitet e fundit, theksojë ai ne jemi munduar dhe po punojmë duke bërë përpjekje të azhdueshme të kapim kohen - të ngrisim sado pak intezitetin dhe kualitetin e punës tonë. Për të vënë në pahë indetitetin tonë kombëtar, pa të cilin nuk do të kemi edhe histori , Mbasi pa dokumente nuk ka edhe histori dhe, pa histori nuk mundet të prezantosh as indetitetin kombëtar”.

Ai foli po ashtu edhe për punën tetë vjeçare sa është në krye të këtij institucioni që drejtonë :” Jam duke punuar falë punës së kolegëve dhe bashkëpuntorëve, duke gjetë një angazhim të madh të përbashkët në një prej sfidave dhe një prej objektivave më të rëndësishme të këtij dikasteri shtetror, siç është dhe Agjencia Shteterore të Arkivave të Kosoves”, e shtetit më të ri të Kosovës.  

“Jemi duke mbledhur dhe marrë në dorëzim në pikënsjen e kësaj nisme Dokumentat e diasporës shqiptare në Amerikë, prej 1944 deri më 1999 , dokumenta që lidhen me luftën për lirinë e Kosovës, dhe 2008 pavarësinë e saj, të cilat janë dokumenta të një vlere dhe rëndësie të veçantë, duke kujtuar gjithmonë fjalët e Nolit të madh - “Nëno mos ki frikë, se ke djemtë në Amerikë!” të cilën kjo disporë e vertetojë deri në ditën e sotme” tha Profesor Ram Manaj – Kryeshef Ekzekutiv i Agjencise Shteterore të Arkivave të Kosoves.

Më pas ai u shpjegojë të pranishëmeve se grumbullimi dhe digjitalizmi i arkivave shtetrore të Kosovës, është një proces i rëndësishëm jo vetëm për sot por edhe për të gjitha gjeneratat që do të vijnë. Ngaqë, tha ai  arkivat kudo në botë janë institucionet e rëndësisë së veçantë, kulturore, historike e shkencore, dhe besojë që do të marrin peshë gjithnjë e më shumë edhe për Kosovën e lirë, shtet dhe të pavaruar.

Duke folur për bashkëpunimin ndër shqiptar me arkivat e dy shteteve Shqipëri - Kosovë, Manaj tha se :

“Kemi një histori një të kaluar pak a shumë të përbashkët, (nën sundimin sllavo -komunist), megjithë dallimet e veta - mirëpo, përsa i përket dokumentacionit mbledhjes së tij dhe ruajtjes së tij, jemi shumë koshjent se i këmbëjm pa proceduar dhe me ato rregulloret tona i kemi të barazuara dhe isntitucionalisht. Duke i parë “ Qytetarët e Shqipërisë se janë qytetarë të Kosovës - dhe Qytetarët e Kosovës janë qytetarë të Shqiprisë” në kuptim të aspektit formal dhe ligjor”.

Ndërsa, duke folur për këtë vizitë pune në Nju Jork, ai u shpreh shumë mirënjohës dhe krenar, që së bashku me kolegët e tij, Hamit Shala dhe Shpresa Mekajn të dy Drejtorë të Departamentit në Arkivën Shtetërore të Kosovës morën në dorëzim këto dokumenta. Manaj, tha se :“Jemi mjaft krenar dhe kjo mund të jet edhe pjesë e modestisë sonë, për këto dy arshiva që kemi mbledhur nga SHBA, deri tani të cilat flasin për periudha të ndryshme kohe dhe veprimtarie në mërgim. Agazhimet e jashtëzakonëshme, që ka pasur diaspora në dekada e dakada me radhë”.

Duke folur për organizimin e këtë arkivave nga shqiptarët e Amerikës, ai tha se të gjitha do të filmohen, skenohen, dhe fotografohen, simbas teknologjisë më të fundit që këto materiale të bëhen të mundëshme për klientelën e arkivave shtetrore që janë : hulumtues, historian, gazetar dhe shkrimtar e studentë.

“Me këtë rast krahasimisht dua me thënë se ballafaqohemi me rrezikun që dokumentat rrezikojnë me u dëmtue nëse gjatë kohë mbesin të pa hulumtuara, të pa rregulluara dhe të pa përdorëshme. Kështu nëse do të vinim pak më vonë për të marrë dokumentat e Komitetit Shqipëria e Lirë dhe Lidhjes së Prizerenit në Amerikë, besojë se rreziku, ka qenë më i madhë i “shpërdorimit’ të tyre teknik e kam fjalën”, tha Profesor Ram Manaj – Kryeshef Ekzekutiv i Agjencise Shteterore të Arkivave të Kosoves.

Ai e quajti ASHAK se ka fatin të marrë në dorëzim kaq shumë dokumente e materiale të shqiptarëve të Amerikës, dokumenta të pa fund të diasporës në Amerikë. 

“Sepse, ka shumë dokumente këto që para krijimit të Arkivës Shtetrore në Kosovë, ka shumë dokumenta në Beograd, që janë të pa mundësishme të sigurohen, apo arkivat shtetrore të ish republikave të ish Jugosllavisë, dokumentat kemi edhe ato nga ish republikat, si ato me Kroacinë, falë nji bashkëpunimi të shkëlqyer, kemi pak edhe me Tuzlen, por nuk kemi  me Sllovenin bashkëpunim fare, që shumë dokumenta nuk kemi arritur t'i marrim. Dhe, unë jamë goxha skeptik, dhe, ndoshta vijnë kohë më të mira, për ato të koncentruara në Beograd, të cilët nuk kan zbatuar as marrëveshjet që i kan ratifikuar vet, ku edhe shumica e dokumentave të Kosovës, dihet se ndodhet në Beograd - mbas shpërbërjes së ish Jugosllavisë”, u shpreh Profesor Ram Manaj – Kryeshef Ekzekutiv i Agjencise Shteterore të Arkivave të Kosoves.

Duke i dhënë një vend të rëndësishëm dhe të veçantë për Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, prej se kur filloi punën e saj në shtetin e ri të Kosovës, dhe një rëndësi të veçantë në vizitat e ASHAK-ës në SHBA, përgjatë mbledhjes së dokumenteve historike me rëndësi kombëtare, nga shqiptarët e Amerikës, ai tha se këto janë vecse fillimi i kësaj nisme, ngase janë në axhendën tonë të mbledhejs së këtyre materialve edhe më shumë dokumenta e materiale të tjetra të rëndësishme nga shqiptarët e Amerikës e Kanadas, që në vazhdim do të dorëzohen ne arkivin e Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës,

Gazetari dhe publiciti Luz Thaqi i cili moderojë këtë takim foli në fillim mbi personalitetin e profesor Ram Manaj, dhe punën e tij të jashtëzakonëshme, si e quajti ai, dedikimin e tij, që ka bërë ai jo vetëm në krye të egzekutivit të Axhensisë Shtetrore e Arkivave të Kosovës,por edhe si njeri sakrifikues.

“Së paku gjashtë anëtar të familjes së ngushtë të tij i ka humbur në luftën e Kosovës. Njeri që në jetën politike, ka qenë mëse aktiv, që nga dita e parë. Sekretar Gjeneral i LDKës, disa mandate kryetar i Komunës së Klinës, zëvendës Kryeministër i Kosovës, dhe tash Drejtor i Axhensisë Shtetrore e Arkivave të Kosovës një institucioni me shumë rëndësi” tha Thaqi.

Ai e quajti takimin në Tappan Zee Bridge - lokalin “Tarantella” me disa lider dhe veprimtar të komunitetit të ftuar atë mbrëmje, si me shumë rëndësi,.

 “Ngase, është koha që historigrafia jonë të mbetet e regjistruar dhe e kujdesur për të . Ky takim nga ata që ishin të interesuar -  për të marrë pjesë, dhe treguan një interesim që ishte mjaft i madh, tha ai, por nga pamundësia i kërkojë falje çdo njerit që nuk është në këtë takim, se ka qenë e pa mundur të thirreshin të gjithë. Duke parë rëndësinë - ma do mendja që qindra vet do të ishin në takim me kryeshefin egzekutiv të Axhensisë Shtetrore e Arkivave të Kosovës, në këtë pritje si mysafirë të pronarit të këtij lokali “Tarantella” veprimtarit  Pal Nikolla”.

Më tej duke folur për nismën e Arkivit Shtetëror të Kosovës, Kryeshefiekzekutiv i ASHAK-së z. Ramë Manaj, me të cilin tha ai ka lidhje miqësore të vjetra, kujtojë se : “Ndonjëher befasohem se si ka njerëz që nuk e kuptojnë se çdo fillim ka edhe një fund - “ka një lindje dhe ka një kalim në amshim që bëhet në dy forma. Pra, me mos me u marrë vesh as kërkush se çfarë është bërë, dhe kur është bërë, ose me u kujtue për me hyrë në analet e historisë.” 

Ai e quajti si shumë të rëndësishëme dorëzimin e arkivave të shqiptarëve të Amerikës, për të treguar se kontributi dhe roli historik e shqiptarëve të Amerikës, nuk nisi as para pesë viteve, as dhjetë vjet më parë, por nisi prej kur erdhën shqiptarët në Amerikë, kur u larguan nga vendi i tyre nga sundimi barbar sllavo - komunist i pas Luftës së Dytë Botërore, kur kontributi i diasporës është bërë historik për Kosovën, dhe për shqiptarët kudo edhe me demokratizmin e Shqipërisë.

 “Për ne të gjithë shqiptarët në diasporë tani që Kosova ka shtetin e saj, Shqipëria, është demokratike, nuk ka gjë më të vyer se sa me hy në arkivat e Kosovës dhe të Shqipërisë . Dhe, kështu për këto tre katër vjet e ndjej veten shumë nderuar që kam qenë pjesë e këtij projekti, duke bashkëpunuar prej këtej sado dhe me thjeshtësi me një ndihmë të vogël dhe modeste, te çështja e Kosovës. E cila, nuk nisi tani, apo para 10 vjetëve, nuk lidi ose doli rastësisht. Ngaqë dikush e ka përcjell simbas dokumentave e arkivave që ka (marrrë si shembull me qënse e kemi edhe këtu Haxhi Dautin - themeluesin e kryetarin e Këshillit Shqiptar Amerikan, që ka një arkiv mjaft të pasur dhe model nga organizimi dhe kultura me të cilën ai i ruan këto materiale) që dyzet vjet apo dhe më shumë - se gjysmë shekulli në diasporë . Të përcjellura nga dokumentat e arkivave zyrtare Amerikane, të cilat e kan përcjell veprimtarinë e shqiptarëve të Amerikës, simbas dokumentave të CIA-s, apo Departamentit të Shtetit, Kongresit e tjer, nëpërmjet dokumenteve, që kan qenë të Komitetit Shqipëria e Lirë, Lidhja e Prizerenit, LQSHA, Këshilli Shqiptar Amerikan, apo Vatra e  Nolit, duke i përcjelljë ato dokumente të cilat kan pas edhe influencë në politikën Amerikane,” tha Thaqi, dhe shtoi se  “është një kënaqësi e madhe që krejt ai dokumentacion i ruajtur me kujdes, tani mbas kaq dekadash - po i kalon për herë të parë Arkivës Shtetrore të Kosovës. Këto janë tani një vepër shumë e madhe për të studiuar, ose maxhistruara në Kosovë e gjetkë në bazë të këtyre materialeve”.

Duke marrë një certifikat Mirënjohje prej Agjencisë Shteterore të Arkivave të Kosoves, publiciti dhe gazetari Luz Thaqi, tha se : “Nëse kam bërë dicka gjatë punës sime dhe kontributit tim në diasporë, ka qënë e vetmja që kam bërë me shumë dëshirë, të jap një farë ndihmese sado të vogël për këto dokumente e materiale të shqiptarëve të Amerikës. Ndihmë të cilën nuk e konsiderojë të veçantë, por e konsiderojë si një obligim moral i gjithësecilit prej nesh e të gjithë shqiptarëve në Amerikë.Mirëpo jamë shumë i lumtur që kam pasur rastin të bashkëpunojë së bashku me ju të gjithë  në momente shumë të vështira, edhe athëhere kur ishte vështirë dhe bashkëpunimi me ju ka qenë edhe më i lehtë. Kështu me shumë prej jush e kam pas për nder t’ju njoh shumë përpara dhe të punojmë e kontribojmë së bashku në këtë drejtim”.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat