Mirnjohje z.Idriz Lamaj nga Agjencija Shtetrore e Arkivave të Republikës së Kosovës

Amerika

Mirnjohje z.Idriz Lamaj nga Agjencija Shtetrore e Arkivave të Republikës së Kosovës

Nga: Beqir Sina Më: 30 maj 2019 Në ora: 16:12
Foto

Ndërsa qendrojë disa ditë në Nju-Jork, Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencise shtetrore të Arkivave të Republikës së Kosovës, z.Rame Manaj, e nderoj me mirënjoheje publicistin dhe gazetarin shumvjecar të “Zërit të Amerikës “dhe ish zyrtarin e “Komitetit -Shqipërija e Lirë,” z.Idriz Lamaj , për dhurimin e Fondit Arkivor të “Komitetit Shqiprija e Lirë”(1949-1992),Agjencisë Shtetrore të Arkivave të RKS-së.

Delegacioni nga Neë Yorku, i kryesuar nga ish-sekretari i Komitetit “Shqipëria e lirë”, z. Idriz Lamaj,  me seli në Neë York, më datë 22 shtator 2016, vizitoi Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, ku prit nga Kryeshefi Ekzekutiv i ASHAK-së z. Ramë Manaj dhe bashkëpunëtorët e tij.

“Qëllimi i vizitës nga ish-sekretari i Komitetit “Shqipëria e lirë" ishte analizimi i mundësive për dorëzimin e materialit arkivor të veprimtarisë së Komitetit në ASHAK për ruajtje” të cilin me teknologjinë e re këto ditë për sa qendrojë në Nju Jork, Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencise shtetrore të Arkivave të Republikës së Kosovës, z.Rame Manaj,me kolegët e tij Hamit Shala dhe Shpresa Mekaj, e mori në dorëzim nëpërmjet filmimit të të gjitha dokumentave.

Nderimi, i zotit Lamaj, nga Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencise shtetrore të Arkivave të Republikës së Kosovës, z.Rame Manaj, në emër të kësaj Axhensie Shtetrore, krahas veprimtarve të tjerë të komunitetit ditë më parë, në lokalin “Tarantella” në Tappan Zee Bridge - Nju Jork, veprimtari kjo që u përcoll edhe nga gazeta Bota sot, në rrjetin social Facebook, është përcjell me shumë urime.

Ish kolegu i tij në Zërin e Amerikës, Shaqir Salihu përcolli në statusin e Lamajt urimet më të sinqerta : “ Urime te mia te sinqerta për ish kolegun tim te nderuar, Idriz Lamaj

Ndërsa, Luz Thaqi i cili organizojë këtë takim ku u nderuan disa veprimtar shkruajti : Sa qasje impresionuese dhe fisnike e z. Idriz Lamaj,për mbledhjen me përpikri dhe ruajtjen e nji dokumentacioni me nji vlerë të thell historike,politike dhe kombëtare, që të njetin të ja dhuroj Arkivit të Republikës së Kosovës, për të bërë këtë periudhe(1949-1992) të pavdekshme.Vetëm kesisojte do i ruajm vlerat tona të cilat do të mbesin trashigimi e cmuar gjeneratve të reja.Përgëzime z. Idriz Lamaj për Mirenjohejen e merituar dhe kryeshefit të Agjencisë Shterore të Arkivava te RKS-se z. Rame Manaj,për nderimin e treguar.

Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptar Amerikan Mëhill Velaj, shkruan : “Respekt e mirenjohje per Z.Idriz Lamaj ne ruajtjen e thesarit kombetar te arhivuar nder vite dhe ruajtur me gjelozi.I urojme rruge te mbare per ne Arkivin e Kosoves ku do jetoi nder shekuj te shekujve.Te gjithe atyre qe kontribuan per te ndodhur kjo mrekulli i qoft nderi.Keta burra si zoti Lamaj dhe Manaj dhe politikologut aty prezent z.Luz Thaqi i cili kontriboj shume qe kjo mrekulli te ndodh.Iu uroi pune te mbare! Respekt per Idriz Lamaj,nje studjues i zellshem,i palodhur kurre,i heshtur i dedikuar ne ruajtjen e gjerave me vlere. Te mbajt zoti me shendet. Ta gezoni Mirenjohjen e merituar! ”- Mëhill Velaj - Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarve Shqiptar Amerikan.

Anton Gojani “Urime per zotin gazetar publicist Idriz Lamaj per ket pasuri te dhuruar Arhiven per shtetin e Kosoves komplete me ter punen e juaj dhe te shokve tuaj pun dhe pasuri 43 vjeqare kjo pasuri do tju ndihmoj gjeneratave te reja per shkollime pos diplomatike respekt te veqant per zotin Lamaj”

Edhe Elez Biberaj, Drejtor i Divizionit Euro-Azi në “Zërin e Amerikës”, i cili ka punuar për një kohë të gjatë me Idriz Lamaj te Zëri i Amerikës, i përcjell mesazhin e urimit :” Urime te perzemerta, Idriz Lamaj.”

Urime me këtë rast ka përcjellur edhe Harry Bajraktari një veprimtar i dalluar i komunitetit shqiptar.

Shkrimtari dhe publicisti Rexhep Dedushaj  shkruan : “Tri veprime shume te qelluara dhe shume te medha:Ruajtja e njerit nder arkivet me te rendesishme te patriotizmes tone kombetare.Dekorimi i IDRIZ LAMAJT njerit nder veprimtaret me biografi me te paster dhe me meritorit ne mergaten tone ne SHBA si edhe vleresimi i punes shume te sukseseshme te Z.Luz Thaci.URIME TE GJITHEVE e posacrisht Z,Ram Manaj qe i ka ra mdermend me i krye keto pune kaq me vlere…”

Hiqmete Daja, ka laënë shënim e saj në pjesën e komenteve të fotografive nga dorzimi i mirnjohjes ku thotë : “ Nje gjest fisnik i nje njeriu fisnik. Idriz Lamaj eshte krenari per te gjithe shqiptaret e ne vecanti per ne qe kemi pase fatin ta njihnim. Jam e lumtur qe shoqja e tij e jetes eshte Alma per te cilen ushqej dashuri e respekt dhe ky veprim i tij tregon jo vetem perkushtim per ceshtjen kombetare, por edhe per nje pune shumevjecare te cilen ai e kreu dhe me seriozitet gjithe jeten e pasuroi, por me pas me xhenerozitet per kombin e tij kete pune e dhuron.

Ju perqafoj”

Shaqir Gjonbalaj , nji eprimtar i komunitetit e pergezoj dhe percjell urime dhe rrespekt per punen qe bene Zoti Idriz Lamaj “ Idrizi ashte nji thesar qe i sherbeu kombit, e Komunitetit” shkruan Shaqir Gjonbalaj.

Nderkohe shkrimtari Lekë Mrijaj  nga Kosova shkruan : “Edhe nje here pergezime shume urime per Idriz Lamaj dhe suksese ju te gjithe,  Luz Thaqi dhe ju miq te tjere!!! Nga Amerika.
 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat