Parada shqiptare – mbërrijnë në Nju Jork edhe veshjet folklorike të krahinës shqiptare Çamëria

Amerika

Parada shqiptare – mbërrijnë në Nju Jork edhe veshjet folklorike të krahinës shqiptare Çamëria

Nga: Beqir Sina – New York City Më: 31 maj 2019 Në ora: 18:28
Nju Jork

Të shtunën, më 9 qershor në mesdrekë, do të mbahet në Nju Jork, Parada Ndërkombëtare e Emigrantëve – e cila mbledh disa komunitete emingrantësh nga kryqetërthor botës, të parakalojnë mes një entusiasmi dhe gëzimi të paparë tradite dhe kulture.

Kjo, paradë për nga pjesmarrja vitet e fundit, njihet edhe se si Parada Shqiptare, mbasi ky është një manifestim ku shqiptarët e zones së Tri -Shteshit, nën udhëheqjen e organizatës Rrënjët Shqiptare, për disa orë këndojnë e vallëzojnë, kuq e zi.

Për çdo vit në zemër të qytetit të Nju Jorkut , Parada Shqiptare, ka kulmuar në rrugën e famshme “America “ 6th Avenue, në Manhatan NYC, ku shqiptarët e Amerikës, me këngë e valle, dhe veshjet tona folklorike, të Shqipërisë, Kosovës, dhe gjitha trevave shqiptare, pankarta ku kërkohej Çamëria e Kosova, dhe liritë e të drejtat e shqiptarve në trojet e tyre.

Image

Ndërsa, Parada shqiptare në Nju Jork, e cila i ka fillimet e saj  prej kur emigrantët e arratisur nga Shqipëria, patriot e atdhetar kundërshtar, shqiptar të përbetuar të  kundër regjimit të Enver Hoxhës, janë bërë për më shumë se gjashtë dekada, më parë në Nju Jork,Boston, Çikago, dhe Toronto – Kanada,  e vazhduan motivimin e tyre edhe vitet e fundit.

Derisa pas 90’ grupe të ndryshme nga shoqatat e organizatat e komunitetit i'u bashkëngjitën në një paradë tradicionale, asaj të Fondit Ndërkombëtar i Emigrantëve, e cila dekadën e fundit njeh si president zotin Edward Juarez-Pagliocco, dhe organizohet çdo javë të dytë të qershorit në Nju Jork, me pjesmarrjen edhe të disa komuniteteve të tjera, nga Azia, Amerika e Jugut dhe Europa.

Image

Këtë vit Parada Shqiptare, për herë të dytë prej se kur organizmin dhe manxhimin e saj për komunitetin shqiptar, e ka marr zyrtarisht organizata Rrënjët me President z. Marko Kepi, ka vendosur të nderojë Çamërinë , me një iniciativë për të bashkuar  komunitetin shqiptar, në një ditë si kjo në metropolin e botës –qe do t’i dedikohet Çamërise dhe do të perkujtohet nëpërmjet simboleve 75 vjetori i gjenocidid Shqipatar (Çam)!  por dhe do të përcjell një mesazh për bashkimin e Shqipërisë. 

Disa nga paradat e organizuara në keto 10 vite janë: Çamëria (2010), Shqiptarët në Mal të Zi (2011), Shqipëri Etnike (2012), Jemi një (2013), Të gjithë kemi rrënjë shqiptare (2014), Ilirida është Shqipëri (2015), Nënë Tereza (2016): Arbëreshët, (2017) : UÇK (2018), dhe kjo është: Çamëria – 2019.

Image

Gjatë kësaj parade pëvec fjalimeve, në qendër të saj do të ketë këngë e vallëzime nga grupet kulturore shqiptare, nga Çamëria dhe të gjitha trevat shqiptare, gjithashtu, do te bëhet edhe marshi i paradës në bulevardin Amerika në Nju Jork, me një shtrishe të madhe sa gjeresia e sheshit ku eshte shkruar “Çamëria është Shqipëri - Chameria is Albania” shqip dhe anglisht.

Parada organizohet nën kujdesin e organizatës Rrënjët Shqiptare – Albanian Roots, me President, Marko Kepi por ka mbështetejen e fuqishëm nga shoqatat dhe organizatat e komunitetit Shqiptarë, bizneset shqiptare në SHBA, dhe individ qe japin donacione per ta bere sa me shume madheshtore kete parad.

Gazetari i Top Chanell nga Tirana Marin Mema – është zgjedhur të jetë  “Marshall” kryesor i paradës! Ndërkohë, që të ftuar nderit janë:  Dritan Sejko - President i Shoqatës Patriotike Çamëria – Tiranë. Ilir Ademi - President i Organizates Çamëria – SHBA, dhe “Marshall Nderit” të gjithë të lindur në Çamëri: Sali Bollati, Ahmet Giaffo, Bashkim Braho, Nikos Stylos, Gani Mezani, Justina Spiro & Nazo Veliu, lindur në Shqipëri nga prindër Çam.

Marko Kepi, në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, lajmërojë se mbrëm kan mbrritur pakot me Veshjet Çame, të cilat ai thotë se erdhën  nga Shqipëria në orën 12:00 të natës në magazinat e aeroportit JFK,  “Faleminderit: Tradita Popullore - Edlira dhe Shoqata Patriotike Çameria në Tirane! Dritan Sejko ,” shkruan Marko Kepi.

Image

Veshjet Çame: 

Kur flasim për veshjen shqiptare, thotë Faik Konica, ka aq kostume shqiptare sa ka edhe krahina. Vizitorët e huaj, që e kanë shëtitur Shqipërinë e Poshtme, kanë vërejtur se kostumet popullore shqiptare janë të bukura e befasuese. Nuk mund të flitet për kostumet shqiptare në Çamëri, pa përmendur ajrëllin.

Mjaft të bukura e të larmishme janë dhe veshjet popullore të përdorura nga popullsia e krahinës së Çamërisë. Deri në fund të shek.XIX veshja më e përhapur për burra si tek ato të besimit mysliman dhe tek ortodoksët, ishte ajo me fustanellë e shoqëruar me stoli të qëndisur  me fije argjendi me gjunjake, xhamadan, mëngore, këmishë të shkurtër me mëngë të gjëra, qeleshja me majucë, opingat me xhufka të kuqe dhe çorapet e bardhë. Pjesë tjetër shoqëruese e kësaj veshje konsideroheshin zbukurimorja e gjoksit e punuar nga argjendarët e qytetit të Janinës si dhe silahu i zbukuruar me fije argjendi i cili i vendosur mbi brez, shërbente për të mbajtur armët e brezit si dhe koburet, vezmet, vajnicën etj.

Deri në këtë kohë fustanella ishte veshje e të gjithë burrave shqiptarë me shtrirje gjeografike nga Novi pazari në Veri e deri në Prevezë në Jug, veçse ndryshonte pak gjatësia e saj. Burrat veriorë e mbanin më të gjatë (deri në pulp të këmbës), ndërsa ato të krahinave jugore deri në gjunj, përfshirë dhe burrat çam. Sidomos më e bukur ishte fustanella e burrave të shtresave të pasura, e qepur me shumë kinda (rreth 250-300).

Image

Sipas dokumenteve edhe në Çamëri në shek XIX sipër fustanellës vishej  edhe një dolloma prej cohe, e qëndisur me fije ari. Më pas kjo veshje ia la vendin asaj me poture, ndërsa veshja me fustanellë filloi të kufizohej për raste festash të mëdha dhe për ceremonitë martesore.

Ashti si nëtrevat e tjera shqiptare në veshjen e grave çame krahas veshjeve tradicionale vendase prej kohësh kishte hyrë moda orientale. Kësisoj veshja më e përhapur ishte ajo me tumane. Pjesë kryesore të kësaj veshje ishin tumanet, një lloj brekushesh të gjëra. Për raste  ceremonish bëheshin me pëlhurë mendafshi, ndërsa për veshjen e përditshme përdorej pëlhurë pambuku e stampuar, sidomos nëpër fshatra.

Pjesë të tjera të kësaj veshje ishin këmisha e mëndafshtë e endur në avlemend shtëpiak dhe jelekët e mëngoret e qëndisura më fije ari ose argjendi. Ndonjëherë mbi jelek vishnin edhe një sako prej kadifeje me mëngë të gjata, gjithashtu të qëndisura me fije ari. Në kokë vinin shami mëndafshi të zbukuruara me oje të punuara nga vetë gratë çame.

Nëpër qytete sidomos gratë e shtresave të pasura mbi tumane vishnin edhe dolloma të gjatë, të mbuluar në të gjithë sipërfaqen me motive të qëndisura me fije ari apo kondaxhupe. Kësisoj bashkëjetonin elemente të veshjes vendase me ato të modës orientale.

Në një periudhë më të vonshme pas viteve 1880-90, gratë qytetare janë veshur më shumë me fustane ose me funde të gjatë prej kadifeje herë me ngjyrë manushaqe e herë vishnje, të qëndisur me fije ari. Pjesë e kësaj veshje ishin dhe jelekët pa mëngë si dhe këmisha prej mëndafshi me mëngë të gjatë e të gjëra të zbukuruara me oje të punuara me një finesë të rrallë brezat prej argjendi. Në raste ceremonish ose për vizita jashtë shtëpisë vishej edhe një sako treçerekëshe me të njejtën ngjyrë si fustani apo fundi, gjithashtu e zbukuruar me motive të shumta floreale.

Akoma më shumë ia shtonin bukurinë kësaj veshje brezi prej argjendi, shamija e mëndafshit me oje dhe një numër i shumtë stolish prej ari si vëthët, varëset, unazat, byzylykët, etj.

Për veshjet e grave çame informohemi edhe nëpërmjet vargjeve të poezisë popullore çame.

Midis tyre përmenden:

Hiqe vallen me javash

Fustan kuqa me mëndafsh

Ose:

Dil moj të të shoh gjerdhanë

Fustan në kërcof të larë

Qëndisur gajtan, gajtanë.

Ose:

Dullamani i verdhë dillë

Prerë e qepur në Janinë

Ose:

Feride, moj Feride

Tuman kuqe kadife.

Në këngë të tjera gjejmë vargje të cilat na informojnë edhe për  shumë elemente veshjesh për burra dhe për gra si dhe për aspekte të tjera të jetës së përditshme. Konkretisht në këto vargje përmenden pjesë veshjesh për burra veçanërisht fustanella është ngado e pranishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat