Victor Vescovo: Flamuri shqiptar edhe në pikën më të thellë të Oqeanit Paqësor - Bota Sot
Victor Vescovo: Flamuri shqiptar edhe në pikën më të thellë të Oqeanit Paqësor

Amerika

Victor Vescovo: Flamuri shqiptar edhe në pikën më të thellë të Oqeanit Paqësor

Nga: Beqir Sina - New York Më: 2 qershor 2019 Në ora: 18:54
Victor Vescovo

Ai në krah kishte pesë simbole duke përfshirë edhe flamurin Shqiptar me shqiponjën dykrenare,...

Flamurin kuqezi me Shqiponjën dykrenare, mund ta gjeni edhe në hënë - por mund t’a gjeni edhe në majën më të lartë të botës Everest - (Himalaja), pra mund t’a gjeni në shumë vende të botës, aty ku nuk të shkon mendja, por askush nuk ka menduar ndonjëher që Flamurin kuqezi me Shqiponjën dykrenare, do t’a shohim edhe në pikën më të thellë të Oqeanit.

Njeriu që e vendosi Flamurin Shqiptar në pikën më të thellë të Oqeanit është eksploruesi amerikani Victor Vescovo (53 vjec), që me zhytjen e tij të fundit, ka thyer kohët e fundit rekordin për zhytjen më të thellë ndonjëherë me një zhytje të till në kaq në thellësi të Oqeanit - në kanalin Mariana, pjesa më e thellë e oqeanit, gati njëmbëdhjetë milje nga zhytja.

Image

Gjatë kësaj zhytje, sic tregon ai edhe në këtë intërvistë për Bota sot, nga Nju Jorku, në krah ka mbajtur pesë simbole (flamurin e UN, Texas, U.S.A, Albania, and 'Five Deeps Expedition and Discovery', duke përfshirë flamurin e Kombeve të Bashkuara, pra edhe flamurin Shqiptar me shqiponjën dykrenare,...

Amerikani që kaloi katër orë në det, duke eksploruar terrenin e largët e të errët, thotë se edhe robotët nuk e kanë arritur atë pikë, sa eksplorimi i ekspeditës së tij.

Image

Po thuajse të gjithë u befasuan me vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar në krahun e tij, të cilën eksploruesi amerikan e tregon për gazetën Bota sot.

Amerikani thotë në këtë intervistë se me flamurin shqiptar ka dashur të shpreh këmbëngulësinë dhe historinë e jashtëzakonshme të popullit shqiptar, që njihet si këmbëngulës.

Image

“Isha në Marinën Amerikane për njëzet vjet dhe isha përfshirë në Luftën e Kosovës në 1999. Unë isha një oficer i synuar që ndihmoi në identifikimin e luftës ajrore kundër Serbisë. U bëra shumë i dashur me Shqipërinë dhe shqiptarët, duke njohur me terrenin dhe rrugët e Kosovës, por edhe Shqipërinë. Isha shumë i impresionuar në atë kohë nga bujaria e popullit shqiptar të Kosovës, dhe nga trimëria e shqiptarëve që luftuan për lirinë e tyre. Partneri im romantik për tetë vitet e fundit, është Monika, e cila është një shqiptare nga Berati.”

Sipas tij, ajo është edhe një grua shqiptare e fortë që e ka mbështetur fortë dhe e ka sponsorizuar zhytjen e tij në oqeanin e thellë.

Image

Kush është Eksploruesi amerikan Victor Vescovo, i cili ka ngjitur malin më të lartë në Tokë, Everestin, dhe ka thyer një tjetër rekord të zhytjes në thellësi?

Victor Vescovo: Unë kam lindur në Dallas të Teksasit dhe fillova me sportin e alpinizmit prej se kur nisa të ngjitesha në mal kur isha 24 vjeç. Mbas njëzet vjet, që provova këto aventura nëpër male, unë isha në gjendje të ngjitem në malin më të lartë në çdo kontinent, përfshirë këtu malin Everest - Hamalaja. Kam shërbyer gjithashtu për njëzet vjet në ushtrinë amerikane - Marinësat dhe kam qenë në inkuadruar si ushtar të shërbej në luftën e Kosovës në vitin 1999 dhe kam arritur ta njoh Shqipërinë relativisht mirë. Por koha ime në departamentin e marinësave më bëri të çmoj detin dhe kështu për aventurat e mia të fundit mendova se do të përpiqesha të shkoj në fund të të pesë oqeaneve të botës - të cilën askush nuk e ka bërë kurrë më parë. Më pëlqen të eksploroj dhe të bëj gjëra që nuk janë bërë kurrë më parë.

Cila është ekspedita 'Five Deeps Expedition and Discovery'? dhe sa e njohur është ajo?

Victor Vescovo: Ekspedita “The Five Deeps Expedition and Discovery”, është një përpjekje njëvjeçare për të bërë një të mundur një zhytje kaq të thellë në fund të pesë oqeaneve të botës. Ku katër prej tyre kurrë nuk ishin vizituar më parë dhe Oqeani Paqësor kishte pasur dy tentaiva tjetra për zhytur dy herë, dhe që të dy herët kishin dështuar. Unë me zhytës të tjer kam bërë në të vërtetë zhytjet e para në oqeanet e Atlantikut, atë të Jugut dhe Indian. Ne gjithashtu bëmë pesë zhytje në Harkën e Marianës, hendeku më i thellë në Paqësor. Për të kompletuar Ekspeditën “The Five Deeps Expedition and Discovery”, ne vetëm duhej të zhytemish në shkallën shalloëest e pesë, Molloy Deep në Oqeanin Arktik. Gjatë gjithë ekspeditës, po masnim nivelet e thella të detit dhe nisëm të hulumtojmë lloje të reja, që gjenim gurë, dhe kërkime të tjera shkencore.

Si u vendos një rekord për zhytjen më të thellë? dhe cilat janë kriteret përcaktuese

Victor Vescovo: Për të vendosur një rekord të ri zhytjeje - të cilën e bëmë në Challenger Deep në maj - ne kemi disa sisteme. I zhyturi që isha unë i pilotuar në pjesën e poshtme kishim dy pajisje për zbulimin e thellësisë që ishin kalibruar dhe vërtetuar saktë përpara ekspeditës. Unë gjithashtu kisha një lander robotik që zbriti me mua në fund, robot që kishte sensorin e saj të thellësisë. Kështu që kemi pasur tre sensorë të kalibruar për të verifikuar thellësinë e re. Ne gjithashtu kishim një sonar shumë të fuqishëm në anije që maste thellësinë e hendekut duke përdorur valët e zërit që verifikonin thellësinë e përgjithshme të vendit ku ne zhyteshim. Pra, këtu përfshinë edhe sigurin e vendosjes së një rekordi të thellë, të thellësisë dhe duke e bërë atë shkencërisht të saktë, që është thyer një rekord.

Çfarë ju ka shtyrë të bëni një aventurë kaq të rrezikshme?

Victor Vescovo: Më pëlqen të bëj gjithmonë të bëjë gjëra të reja dhe të shkoj në aventura - kam që i apasionuar me aventuart të tilla eksploruese qysh kur isha një djalë i vogël. Ndoshta më pëlqen shumë, dhe me pak rrezik, por kryesisht më pëlqen të shoh gjëra që askush nuk i ka parë më parë dhe të provoj veten fizikisht dhe mentalisht.

Cila do të jete aventura e ardheshme?

Victor Vescovo: E pra, ne ende kemi plane për disa zhytje më të mëdha për të bërë. Ne plan për të zhytur kemi për në gropën e dytë më të thellë në Oqeanin Paqësor në mes të qershorit, në endin e quajtur “Trencha Tonga”, dhe pastaj planifikojmë zhytjen në rrënojën aty ku u fundosë Titaniku, në “RMS Titanik” në fund të korrikut. Pikiera e fundit e madhe në zhtyjet tona do të jetë në Oqeanin Arktik në fund të gushtit në “Molloy Deep”. Pas gjithë këtyre zhytjeve, unë do të doja të shkoj në hapësirë ​​një ditë.

Por çfarë e lidh Vescovon me Kosovën dhe Shqipërinë?

Victor Vescovo: Isha në Marinën Amerikane për njëzet vjet dhe isha përfshirë në Luftën e Kosovës në 1999. Unë isha një oficer i synuar që ndihmoi në identifikimin e luftës ajrore kundër Serbisë. U bëra shumë i dashur me Shqipërinë dhe shqiptarët, duke njohur me terrenin dhe rrugët e Kosovës, por edhe Shqipërinë. Isha shumë i impresionuar në atë kohë nga bujaria e popullit shqiptar të Kosovës, dhe nga trimëria e shqiptarëve që luftuan për lirinë e tyre. Partneri im romantik për tetë vitet e fundit, është Monika, e cila është një shqiptare nga Berati.

Kur keni vizituar për të fundit Shqipërinë dhe Kosovën?

Victor Vescovo: Kam vizituar Shqipërinë për herë të fundit në fillim të vitit 2019 kur vizitova Tiranën dhe Beratin. Kur vizituam Beratin unë me partneren time vizituam shtëpinë e fëmijërisë së Monikës, dhe bëm vizita në rrethin e saj familjar të zgjeruar. Të gjithë ishin të mrekullueshëm për ne.

Së fundi Kush është Fonadacionin ' Albanian Smiles Foundation', kur u formua, kush e formoi dhe çfarë bënë ky fondacion ?

Victor Vescovo: Unë, Monika, dhe një mik tjetër shqiptar formuam Fondacionin Smiles Albania në mes të vitit 2018, për të siguruar kujdes cilësor dentar për fëmijët shqiptarë në nevojë. Monika është shumë e interesuar për shëndetin e dhëmbëve dhe është shkolluar për të qenë dentiste në Shtetet e Bashkuara, por ajo donte eksperiencën e saj t'a kthente vendin vendit të saj dhe unë isha shumë i lumtur të ndihmoja.

Flamuri shqiptar që shkoi në Hënë me “Apollo 15"

Në vitin 1971, në Hënë niset “Apollo 15” dhe në bordin e saj u vendosën 32 flamuj të vegjël nga e gjithë bota, të kapur me litar, shkruan Vehbi Bajrami në librin e tij “Shqiptarët e Amerikës”.

Ai thotë se tekniku i lartë i NASA-s në atë kohë ishte ëilliam Kokalari, apo Vilson Kokalari, ishte një shqiptar me origjinë nga Gjirokastra.

Pas përfundimit të misionit, flamujt dolën në një ankand të madh.

Flamuri në fjalë, atë kohë me yllin e verdhë, ka një shkrim të astronautit dhe firmën e tij. Ai shoqërohet dhe me një certitikatë origjinaliteti. Sot flamuri është në duart e sigurta të koleksionistëve, Shkruan Vehbi Bajrami libri “Shqiptarët e Amerikës”.

"APOLLO 14" dhe Flamuri Shqiptar në Hënë

Ndërsa, historiani Dr. Moikom Zeqo, ka shkruar në “Revista Mbrojtja”, (4 Gusht 2003) për këtë : Duke kërkuar në arkivin e Muzeumit Historik Kombëtar gjeta një dokument të jashtëzakonshëm nga të gjitha pikpamjet. Mbi një karton të fortë është vendosur një fotografi e anijes kozmike Apollo 14, fotografi e bërë nga sipërfaqja e Hënës.

Krahas kesaj fotografie është vendosur një flamur Shqiptar i përmasave të të vogla. Nën fotografinë është shkruar: Antares at fra mauro, kurse poshtë fotografisë është ky mbishkrim: This flag ëas carried to the moon onboard Apollo 14 January 31 through February 9, 1971.

Nga ky shkrim mësohet se flamuri Shqiptar (zyrtar) është mbartur në Hënë në trupin e anijes kozmike Apollo 14 nga 31 Janari deri më 9 Shkurt 1971.

Ky flamur është paraqitur prej zëvëndës Admiralit Alan B. Shepard Jr., i Flotës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe që ka qenë delegat në Sesionin e 26-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Antares është pjesa e anijes që zbriti në Hënë dhe Fra Mauro eshte emri i vendit në Hënë ku zbriti anija.

Ka edhe një mbishkrim dore shkruar me bojë të zezë nga Alan Shepardi, qe lexon: ëith the compliments of the astronautes of the United States. Alan Shepard 02.10.71, që përkthehet në Shqip: Me fjalët me të mira të astronautëve të Shteteve të Bashkuara. Alan Shepard, 2 Tetor 1971.

Ky dokument që përmban flamurin Shqiptar me fotografinë në Hënë së bashku me mbishkrimet i është dorëzuar prej vetë astronautit Alan Shepard një dilomati Shqiptar, i cili pat marrë pjesë edhë ai në Sesionin e 26-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Alan Shepard, kur ka përgatitur këtë dhuratë dhe për ta bërë më të vërtetë dokumentin, ka shkruar me dorën e tij përshëndetjen jo vetëm nga vetvetja, por edhe nga astronautët e tjerë të SHBA-s. Kjo do të thotë që fakti i mbartjes së flamurit Shqiptar ka qenë temë bisede e astronautëve bashkëudhëtarë.

Pra Shepard u ka folur atyre për origjinën e tij Shqiptare. Gjesti i Shepardit është i madhërishëm.

Duke lexuar nje enciklopedi te kozmosit ku janë dhe emrat e kozmonauteve në vite, lexohen këto të dhëna për Alan Shepardin. Ai u lind ne East Dery, Neë Hampshire të SHBA më 18 Nentor 1923. Është me origjinë Shqipitare. Ka kryer Akademinë Detare Amerikane në Anapolis ku mbaroi dhe një shkollë fluturimi për pilot joushtarak. Më pas bëri edhe Shkollën e Marinës për pilot në Patuxent, Maryland, si dhe Shkollën Detare të Luftës në Neë Port Rhode Island më 1958. Më 1961 u ngrit në hapësirë si njeriu i parë në botë rusi Juri Gagarin. Ai fluturoi në kozmos si pasagjer, kurse Shepardi në misionin Apollo 4 në Janar-Shkurt 1971 e manovroi vetë anijen kozmike. Si kozmonaut, ai është i pari që ka fluturuar në kozmos si Amerikan dhe i pesti që ka shkelur në Hënë. Para daljes ne pension Alan Shepard gradohet Admiral. Ai ndërroi jetë më 21 Korrik 1998; pra jetoi 75 vjet.

Në të njëjtën enciklopedi flitej edhe për ëilliam Gregory një tjetër astronaut Shqiptaro-Amerikan. Gregory lindi në Lock-port, Nju Jork më 14 Maj 1957. Është me origjinë nga fshati Dardhë e Korçës. Më 1979 u diplomua per shkenca inxhinierike në Akademinë e Forcave Ajrore. Mori doktoratën si inxhinier mekanik nga Colombia University më 1980 dhe Doktoratën për drejtues më 1984. Ne vitet 1981 - 1986 ka qenë pilot fluturimi me avionët Fl11.

Më pas shërbeu si mësues pilotësh pranë Forcave Ajrore Britanike. Ka fluturuar në më shumë se 40 lloje avionësh dhe ka kapërcyer mbi 5000 orë flutturimi. U zgjodh nga NASA në Janar 1990 dhe u shpall astronaut në Korrik 1991. Fluturimin e tij të parë Shuttle STS-67 në hapësirë e kreu më 2 Mars 1995 nga Qendra e Hapësirës Kenedi dhe u ul në tokë më 18 Mars 1995. Ka vendosur rekordin e fluturimeve në hapësirat kozmike me 16 ditë dhe 15 orë duke plotësuar 262 rrotullime drejt tokës.

Ai fluturoi mbi 11 milion km në kozmos, ka mbi 400 orë flutuime në hapësirën kozmike, krahas 5000 orëve si pilot. Tani punon si drejtues për zhvillimin e biznesit në Arizona të SHBA.

Meqenëse Shpardi ka vdekur, shpresojmë qe Gregorin ta takojmë së shpejti. Të dy këta emra kanë vendin e tyre në Muzeun Historik Kombëtar dhe në kujtesën e Shqiptarëve, ka shkruar historiani nga Tirana, Dr. Moikom Zeqo, ka shkruar në “Revista Mbrojtja”, (4 Gusht 2003).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...