Celebrimi i festës së Fitër Bajramit në Qendrën Islame Kulturore Shqiptare në Staten Island NYC

Amerika

Celebrimi i festës së Fitër Bajramit në Qendrën Islame Kulturore Shqiptare në Staten Island NYC

Nga: Beqir SINA - New York Më: 4 qershor 2019 Në ora: 17:36
Celebrimi i festës së Fitër Bajramit në Qendrën Islame Kulturore Shqiptare në Staten Island NYC

STATEN ISLAND NY : Komuniteti Shqiptaro-Amerikan, sot heret në mengjez ashtu si mbarë myslimanët e botës vërshuan drejt Xhamisë Shqiptare në Staten Island NYC në orët e hershme të mëngjezit, pikërisht në oren 4:30 am(simbas orës lokale) kur edhe u hapën dyert e xhamise.

Fjalën përshëndetse para namazit të Sabahut e mbajti Imam Enis Hoxhaj, me pas u krye falja e namazit të Sabahut.

Në faljen e namazit të Sabahut dhe Fitr Bajramit, morën pjesë mijëra besimtarë, përafersisht 3 mijë besimtarë, simbas Imam Tahir Kukaj, i cili tha se me këtë rast vlen të theksohet se Xhamia Shqiptare në Staten island - Nju Jork, është një nder xhamiat më të mëdha në Neë York State, dhe zonën për rreth.

Image

Ai tha se programi i celebrimit të Fitr Bajramit, filloj me lexim nga Libri Hyjnore, pastaj me faljen e namazit të Sabahut në orën 5:10 am, për të vazhduar me ligjeratën e Imam Ferid Bedrolli, Sekretari i QIKSH, i cili u përqendrue, në ligjaratën e tij, në dobitë morale të agjerimit si dhe paraqitjen e një raporti rreth objektit të ri, shkollës së lartë dhe sallën e sportive.

Ligjeraten e Fitr Baj e mbajt nga Hafiz Dr. Dhulkarnejn Vardar, i cili është edhe Presidenti i Qendrës Islame Kulturore Shqiptare.

Ligjerata e Dr. Vardarit ishte e përqendruar rreth frutave dhe rezultateve të agjerimit efektiv të besimtarit gjate muajit te Ramazanit: "Agjerimi, është një kurs intensive një mujor që ka arritë të bëjë ndryshime adekuate në personalitetin e besimtarit të devotshem. Ramazani, ishte nje rast perfekt për secilin besimtar që u mundua të agjeroj këtë muaj fisnik të përmirësonte mardhaniet dhe rapotin e tij me Krijuesin e vet si dhe raportet me familjen dhe mjedisin ku jeton dhe vepron" tha ai.

Gjatë kësaj ligjerate Dr. Vardari theksojë se Muaji i Ramazanit ishte një rast, që secili prej nesh të reflektonte në jeten e tij, të permiresonte veset e doket negative me të cilat ishte i rrethuar para këtij muaji fisnik. Shpresoj, u shpreh ai që secili prej nesh të kemi arritur të fitojmë mëshiren dhe faljen e Zotit! si dhe dhuraten madhore të premtuar nga Zoti për besimtarët xhennetin!

Ndërkohë, Hafiz Dr. Dhulkarnejn Vardar, Presidenti i Qendrës Islame Kulturore Shqiptare, ju drejtua besmitare të shumët duke thënë se dëshironte me këtë rast, t'ju drejtohej të gjithë prindëreve, shqiptar, që të tregohen më të përgjegjëshem ndaj fëmijëve dhe rinisë në komunitetin tonë.; "Është, bërë një referencë e rëndomtë që të kritikohen e qortohen të rinjët për ndonjë indifferencë dhe mosinteresim, që për rrjedhojat e ngjarjeve në komunitet e ndonjëhere edhe në familje, dua t'ju them prindërve, para se ti kritikoni të rinjët(fëmijët tuaj) për mosefektivitet, pyetni veten tuej,më parë se sa keni punuar per t'ju treguar rrugën e drejt të rinjëve(fëmijëve tuaj), para se ti leni preje e dokeve dhe sjelljeve të cilat nuk jan aspak productive për ta dhe për komunitetin tonë".

Ndërsa, duke folur në këtë ligjeratë për muajin e madhërishëm të Ramazanit, ai tha se ky, ishte një rast i mirë, që të ripërtrijm ndjenjën e identitetit fetare dhe kombëtar, të përmirësojmë, dhe forcojmë ndjenjen e përkatesisë dhe obligimeve ndaj familjes dhe komunitetit.

"O ju prindër të nderuar, kujdesi ndaj femijëve tuej asnjëhere nuk duhet të këtë karakter material,mbasi kryesisht, shtëpia e mirë, shkolla edhe biznesi nuk jan të tërat ato që duhet t'i ofrojmë të rinjëve tanë, shikoni sa keni punue dhe sa punohet për të rregulluar një gjë që është më e rëndësishme se gjitha këto? Pejgamberi a.s. na mëson se në gjoksin e njeriut, është një organ, nëse rregullohet si duhet, atëhere për mes tij janë të rrugullara, çdo gjë, e ky organ është zemra e njeriut. Sa punohet me të rinjët tonë në aspektin e zemrave të tyre, sa është dialogu mes prindërve dhe fëmijëve se Zoti duhet të jetë në zëmren e njeriut. Kur në gjoks kemi Zotin, atëhere veset e keëqia, droga, alkooli dhe degjenerimi që e shohim janë largë këtij të riu e të reje. Mundohuni t'i ndërtoni zemrat e të rinjëve në mënyrë, që ata të jenë një kala, dhe pallat i juej në pleqeri - para se të përcilleni në shtepitë e pleqeve, dhe të kaloni pleqërinë tuaj, largë atyre që ju i doni dhe mendoni, si dikur ju keni dhënë çdo gjë në rininë tuej. Nëse Zoti është në zemren tuej dhe në zëmren e fëmijeve tuej, atëhere, është respekti dhe dashuria e pa kushtëzuar".

Më pas lidhur me këtë temë gjatë ligjeratës, Dr. Vardari tha se dëshironte të ju përkujtonte motare dhe vëllezërve mysliman, një fenomen aktual në jetën tonë që quhet ekzistenca virtuale, interneti me gjithe atë qe përmban e përmbledhë social media.

"Kush, është sot këtu që nuk ka një smart phone?

Pyeti, Dr. Vardari dhe tregoj disa shifra të frikshme se si për afërsisht 40% në USA femijët nën moshën 13 vjeç, kan accountët e tyre në FB apo aplikacione tjera. "Lidhjet në internet janë jashtë kontrollit, sot jeta virtuale është aq efektive, por edhe e dëmshme në aspektin e mardhënieve të shëndosha me jetën reale. Shikoni sa shpenzojmë kohë në jetën virtuale deri ne atë shkallë, që marrdhëniet e rëndomta ndër familjarë, janë jashtë kontrollit dhe normalitetit. Edhe, pse pretendojmë se jemi në rrjete sociale me njerëz, në fakt ne jemi duke ndertuar mure në mes vete, familja, femijët dhe prinderit jan shumë larg njeri tjetrit. Prandaj, është mirë t'a dijmë se jeta reale, është ajo qe duhet jetohet dhe çmohet, vetëm me realitet mund të përmirësohen marrëdhëniet tona, humanizmi ynë. Këtë qëllim kishte edhe Ramazani, të sëndertoj marrëdhëniet e shëndosha njerëzore në realitet e jo virtualitet, i cili sado që shihet i dobijshëm, në rast se tejkalon masat dhe kufijtë e perfitimit adekuatë, shndërrohet në një s'mundje sociale, ku sot jan shumë institucione në Amerikë që merren se si duhet të veprohet me njeriun si të kthehet serish në jetën reale, në atë që është jeta e tij humane" tha ai.

Më tej ai tha se Ramazani, ishte ky rast që të i afrohemi Krijuesit, për mes adhurimieve të ndryshme, agjerimit, faljeve, sadakas dhe ndihmave të ndryshme që kemi bërë gjatë këtij muaji finsik: "Sot të nderuem vëllezër e motra. është dita e pranimit të shpërblimeve nga Krijuesi xh.xh, për mundin dhe përpjekjet tona, atë të muajit të Ramazanit, sot secili prej nesh merr certifikatën e ekselencës, dëshime e suksesit dhe mirësjelljes nga Krijuesi ynë. Secili, prej nesh duhet të mburremi për përmbushjen e zotimeve tona që ia kemi dhënë Zotiti xh,xh, se ne ti bindemi urdheresave të Tij. Lutem qe populli ynë të festoj për herë, lutem që familjet tona të kalojnë një dite të hareshme gjatë festes së Fitr Bajramit - Bajrami i Madh".

Ligjerata e Fitr Bajramit ishte nga Dr. Tahir Kukaj, Zëvendës Presidenti i Qëndrës Islame Kulturore Shqiptare:

"Të nderuar vëllezër e motra, besimtarët sot festojmë të arriturat tona gjatë këtij muaji fisnik, ky muaji ishte nje kurs intensive i përmiresimit dhe përforcimit të vullnetit tonë në mënyrë që kur të dalim nga Ramazani dhe të kthehemi sërish në jetën normale, sikur ishte para Ramazanit të kemi një vullnet të fortë që nuk ndikohet dhe anashkalohet nga epshi dhe doket e dëmshme."

Dr. Tahir Kukaj, kujtojë me këtë rast se të gjithë besimtarët mysliman në mbarë botën sot festojnë të arrituat e tyre shpirterore, dhe se ai shpresonë se gjatë këtij muaji të gjithë besimtarët që dolën nga ky agjërim, të kenë arritë të përmiresojnë vetveten e tyre, të kenë arritë të tejkalojnë veset e dëmshme që pengojnë suksesin dhe kënaqësinë e secilit në këtë jetë.

"Dëshiroj të theksoj se të festuarit në Islam ka një filozofi e urtësi shumë specifike, festat në Islam kan karakter Hyjnore dhe human. është kushtëzuar kënaqësia e krijesave të Zotit që të arrihet te kënaqesia dhe pëlqimi i Zotit. Ne lavdojmë dhe naltësojme Krijuesin për mirësitë e Tij, dhe njëherit kujdesemi për krijesat e Tij, duke ju ofrue ndihmën dhe kujdesin që ata kan nevojë. Pejgamberi a.s. na mëson se në ditët e festës, duhet të jemi të kujdesëshëm që të festojmë së bashku, me familje si dhe me komunitetin, të kemi kujdes ndaj atyre të anashkaluareve dhe të harruarëve dhe skamnorëve, që jetojnë në nën hijen e gërmadhave të jetës, ata atë cilët janë të margjinalizuar. Festa jone nuk plotëson kriterin human nëse ne nuk kujdesemi për të gjithë ata që janë në dorën e mëshirës dhe fatit"

Gjatë kësaj Ligjerate e Fitr Bajramit Dr. Tahir Kukaj, Zëvendës Presidenti i Qëndrës Islame Kulturore Shqiptare, ju drejtua besmitarëve duke thënë : "Të nderuar vëllezër e motra, të festuarit në Islam, ka parasyshë të ngrisë dhe lartësoj dinjitetin e njeriut, që në festat Islame, nuk flitet për humbjen e dikujt apo fitoren mbi ndoken nga njerëzit, nuk flitet për shkatërrimin e jetës se askujt, pa marrë parasyshë se kush është ai. Ne festojme njeriun dhe të arrituart e tij. Islami vlereson lartë jetën dhe rehatin e njeriut kudo që të jetë ai. Udhezimet Islame nuk përcaktojnë apo preferojnë se kush duhet të ndihmohet në aspect race e besimi, njeriu duhet të ndihmohet dhe përkrahet kudo dhe kushdo, ngase ai është mbi të gjitha NJERI, krijesa më e lartë e Krijuesit xh.xh, andaj edhe njëherë, ne celebrojmë Fitr Bajramin si njerëz të sinqertë, të prirur nga besimi Islam që nxitë ndër ne humanizëm, ndaj gjithë njerëzve. Prandaj, ne festojmë sot ripërtrirjen e marrëdhënieve tona familjare, lutemi për prosperitet të komunitetit tonë këtu në SHBA si dhe lutemi për popullin tonë në trojet kombëtare. Lutjet tona janë poashtu për gjithë njerëzit kudo në botë, në mënyrë të veçant ata që janë në mes zjarresh në luftëra dhe kriza humanitare. Lutemi për paqe dhe mirësi në mbarë botën"

Urime Festa e Fitr Bajramit përfundojë Dr. Tahir Kukaj, i cili është Zëvendës Presidenti i Qëndrës Islame Kulturore Shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat