Bajrami i Madh, festë edhe në Xhaminë “Qendra e Komunitetit Dibran” në Freehold, të New Jerseyt

Amerika

Bajrami i Madh, festë edhe në Xhaminë “Qendra e Komunitetit Dibran” në Freehold, të New Jerseyt

Nga: Beqir SINA – New York Më: 5 qershor 2019 Në ora: 06:01
Xhamia “Qendra e Komunitetit Dibran” në Freehold

Për herë të parë në mjediset e jashtme të xhamisë për sigurinë ishin vendosur dhe policia e Komunës së FreeHold në Neë Jersey, ndërkohë, në respect të kësaj dite të madhërishme të komunitetit mysliman, Kishat për rreth hapën pakingjet falas për besimtarët mysliman.

NEW JERSEY:Festa e Kurbanit të Bajramit është celebruar me entuziazëm në të gjithë xhamitë - qëndrat islamike shqiptare në SHBA e Kanada .

Në mëngjes herët besimtarët shqiptar të besimit islam u dyndën drejt xhamive, të tyre për të falur namazin e Bajramit.

Në në Xhaminë “Qendra e Komunitetit Dibran” në Freehold, të New Jerseyt një nga xhamitë më të reja, të këtij komuniteti dibranet e falën namazin në këtë Xhami ku thane ata kan marre pjese rreth 400 besimtar .

Kryetari i Shoqatës Atdhetare Dibra, në Staten Island I cili është dhe anëtar i kësaj xhamije – i tha gazetës Bota sot, se entusiasmi për festën ishte i madh, “Qindra besimtar me fëmijët e tyre erdhën herët në mëngjez për të falur Bajramin” tha ai.

Pas faljes së namazit besimtarët të gëzuar u përshëndetën dhe iu uruan njëri-tjetrit festën e Fitr Bajramit.

Ligjiratën, dhe Hytyben e mbajti Imami i kësaj Xhamie , Omer Papraniku.

Mifatri, tha për gazetën tonë se një nga pikat kryesore, që i kishte bërë përshtypje të gjithë besimtarëve, ishte se këtë vit për herë të parë në mjediset e jashtme të xhamisë për sigurinë ishin vendosur dhe policia e Komunës së FreeHold në New Jersey.

Ndërkohë, se në respect të kësaj dite të madhërishme të komunitetit mysliman, Kishat për rreth kesaj xhamie I hapën parkingjet falas për besimtarët mysliman.

Besimtarët myslimanë kremtuanë sot festën e Fitër Bajramit. Pas Muajit të shenjtë të Ramazanit, ceremonia e festimit të kësaj feste myslimane filloi me faljen e namazit të mëngjesit.

Fitër Bajrami pason Muajin e shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit sipas besimit Islam agjërohet 30 ditë në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.

Tradicionalisht, Bajrami festohet për 3 ditë dhe është një festë zyrtare në të gjitha vendet me shumicë myslimane. Numri i ditëve të pushimit varion nga vendi në vend.

Ashtu si Ramazani, Bajrami i Madh fillon me shikimin e parë të hënës, ndaj zakonisht myslimanët duhet të presin deri natën para Bajramit për të verifikuar datën.

Fiter Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fiter Bajram vjen nga fakti se myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë sadoka, dhe solidarizohen me të varfrit, dhe kështu në këtë mënyrë festojnë së bashku këtë festë.

Festa e Bajramit manifestohet duke falur namazin e Bajramit.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat