Në Toronto tek Luigj Gojani, shqiptarët ndihen si në shtëpinë e tyre

Amerika

Në Toronto tek Luigj Gojani, shqiptarët ndihen si në shtëpinë e tyre

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 16:03
Luigj Gojani

Shqiptarët, si pasojë e shtypjes së vazhdueshme dhe represionit nga okupatorët e pushtuesit e ndryshëm, asnjëherë në vendlindjen e tyre, deri pas viteve 90-ta, nuk kanë mundur ta tregojnë veten e tyre si të suksesshëm. Por, kjo nuk iu ka penguar që duke u larguar për një jetë më të mirë, në perëndim, së pari si punëtorë të thjeshtë, e pastaj edhe si sipërmarrës të suksesshëm, nëpër biznese të ndryshme, të ia ndritin fytyrën së pari vetes, pastaj familjes e kombit.

I tillë është Luigj Gojani nga Klina. Ai jeton në Toronto të Kanadasë, është në pronësi të një rrjeti restorantesh ku ka marrë tituj të ndryshëm në fushën e gastronomisë, si piceria më e mirë. Ai është patriot dhe shumë atdhetarë, në kohërat më të vështira iu gjend afër atdheut, duke kontribuar në mënyra të ndryshme.

Gojani gjithashtu është derë e hapur për të gjitha delegacionet apo grupet e organizuara nga vendlindja, si ata të kulturës, artit, sportit apo politikës, të cilët e vizitojnë, e ku iu bënë pritje të veçantë.

Mërgimtari, biznesmeni Luigj Gojani, lirishtë mund të themi se është ai shembulli më i mirë i një mërgimtari tonë, i cili në mënyrën më të denjë të mundshme na përfaqëson, e me të cilin mund të mburremi përherë./BS

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat