Malësia e Madhe pëllëmbë e thesar

Amerika

Malësia e Madhe pëllëmbë e thesar

Nga: GANI VILA Më: 13 qershor 2019 Në ora: 16:35

Pavarësisht arsyeve dhe kohës përse jemi larguar, po thuaj se të gjithë shqiptarët nga të gjitha trevat në forma e mënyra të ndryshme kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë lidhje me vendlindjen e tyre. Një nga fushat më të rëndësishme për mos asimilimin e diasporës në mërgim krahër ruajtjes të gjuhës shqipe është edhe ruajtja e vlerave në familjet tona të traditave dhe zakoneve më të mira shqiptare kudo ku jetojnë në emigracion.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga fund shekulli i nëntëmbëdhjetë dhe deri më tani në çerek shekullin e njëzet e një, të ardhur dhe të lindur këtu jetojnë mbi një milionë shqiptaro-amerikanë. Një pjesë e madhe e emigranteve jo vetëm që kanë përjetuar fatin e keq të largimit jashtë dëshirës nga vendlindja, por këtë dhimbje e ndodhi masive së bashku me traditat shqiptare ja u kanë përciell dhe trashëguar fëmijëve të tyre brez pas brezi.

Një nga fushat e trashëgimisë të kombit tonë është që dhe festat fetare të festohen gëzueshëm familjarisht me miq e mysafirë çdo vit jo vetëm në vendlindje por edhe në emigracion.

Çdo zonë në vendlindje ka shenjtorët e saj mbrojtës që përkujtohen në ditën e tyre të shënuar. Kështu Mali i Kojes së Malësisë së madhe më datën 13 Qershor të cdo viti feston Ditën e Shna Nout.( Shen Antonit).

Këtë vit kjo festë për Kojasit si në vëndlindje dhe në mërgim do të jetë e vecantë,pasi në Famullinë e Kojës më 13 Qershor 2019 me financimin e dy bijëve të Kojës donatorë dhe biznesmen të suksesshëm Tom Fran Ivanaj me banim në Kanada dhe Kol Gjoni Ivanaj me banim në Michigan dhe me mbështetjen e Shoqatës të Kojës do të ngrihet në ambientet e famullise së Kojës truporja e Shna Nout.

Me këtë rast shumë banorë me origjinë nga Koja do të udhëtojnë nga mërgimi për në Malësi për të marë pjesë në këtë eveniment.Ceremonia e këtij aktiviteti do të nis me fjalën përshëndetëse të famullitarit të kësaj kishe Patër Pashko Gojçaj.Pastaj Ipeshkëvi i Tivarit Imzot Rrok Gjonlleshaj do të mbajë meshën për ngritjen e monumentit të Shna Nout.Më andej do të mbahet ceremonia e zbulimit të trupores dhe do të shtrohet dreka e rastit e kojasve bujarë. Lidhja me vendlindjen e Kojasve që jetojnë në mërgim, më krijimin e shoqatës është bërë më shembullorë, pasi krahës ndihmave në fusha të ndryshme që bëjnë si individ për të afërmit e tyre në vendlindje, Shoqata Koja me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës në 4- Shtator -2019 ngritën në hyrje të kishës truporen e saj.

Truporja e Shna Nout është i dyti investim relativisht në një kohë të shkurtër.

Afër me Kishën në qëndër të fshatit të Kojës kohë më përpara është ndërtuar edhe obelisku kushtuar 7 dëshmorëve të rënë në Kryengritjen e Malësisë së Madhe të vitit 1911 si dhe busti i udhëheqësit dhe luftëtarit të betejës në Deçiq në vitin 1911 Pretash Zeka Ulaj.

Por me ngritjen e truporeve kushtuar Nënës së dashurisë,Nënë Terezës dhe Shna Nout këtyre figurave të shenjta,krahës respektit dhe madhështisë që ato sjellin,në thellësinë e tyre ndër të tjera lexon edhe ruajtjen e Kojës nga asimilimi global,të hitorisë së saj të lavdishme,të djersës, mundit dhe gjakut të derdhur. Deri tek detyrimi i kojasve të larguar në mërgim që tju përulen me dashuri, respekt dhe mirënjohje atyre pak familjeve ,për ata banorë që punojnë dhe jetojnë që e mbajnë hapur derën e nderin e Kojës e që mbajnë gjalle dhe i japin jet asaj. Eshtë për tu veçuar se Shoqata e Kojës me qëndër në Michigan jo vetëm që ka mbështetur ngritjen e trupores të Shna Nout,por me këtë rastë do të celin për herë të parë fillimin e Logut të Kojës me synim që ta organizojnë logun më 13 Qershor për çdo vit duke e kthyer atë në traditë sidomos për brezat që vinë.Në Logun e Kojës këtë vit ndër të tjerë është e ftuar këngëtarja Marija Lajçaj dhe Këngëtari Legjendar,” G jenerali “ i këngës Kosovare Ilir Shaqiri.

Edhe pse në dukje këto aktivitete duken gjera të vogla e të kufizuara sipas zonave,apsolutisht ato janë vepra të dobishme, arritje e ushqime që rritin ndjenjat shoqërore e influencojnë pozitivisht në nxitjen e bashkatdhetarëve shqiptar kudo që jetojnë jashtë vëndlindjes për të bërë diçka si individ ose të bashkuar që të mos harrojmë rrënjët tona.

GANI VILA

Drejtori i Televizorit të Shqiptarëve të Amerikës

Michigan 12 Qershor 2019

 

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat