Në demokraci pushtetin e ka populli, udhëheqja politike është shërbëtore e këtij pushteti...! - Bota Sot
Në demokraci pushtetin e ka populli, udhëheqja politike është shërbëtore e këtij pushteti...!

Amerika

Në demokraci pushtetin e ka populli, udhëheqja politike është shërbëtore e këtij pushteti...!

Nga: Skënder Karaçica Më: 21 qershor 2019 Në ora: 19:15
Skënder Karaçica

Populli duhet të zgjohet më herët në mëngjes, përderisa pushteti që e ka zgjedh vetë me (votën e lirë) të nisë hilet në pikë të ditës...!

Po flitet për nepotizmin (më të njofshëm, term i popullit, nënvizimi im) dhe sheshit sikur dëgjojmë këngën: Rroftë daja, rroftë daja...rroftë dhe rrofshin ata që i kemi të dashurit tonë...!

Dasmat tona pa traditën e bukur kombëtare!Kemi edhe një reagim nga ata që, dasmën dhe traditën e kemi harruar: Mos me thirrni më në dasëm...!

Buxheti i shtetit është shtylla kryesore e zhvillimit, kështu thonë ekonomistët. Duhet të kemi kujdes se administrata është pika më e dobët kur e kur ajo bëhet barrë e buxhetit dhe tevona mbetët anash zhvillimi dhe përparimi i një vendi. Administrata moderne shtetërore sa më pak zyre dhe burokraci, aq më shumë do të kemi zhvillim dhe kahe të reja të shtetndërtimit.

Buka e motmotit dhe hambari plotë, kombi dhe shteti janë të fortë, thotë fjala e popullit. Kosova të ruajë tokën e bukës! Jo betonim për tokën e bukës, ndonëse sipas statistikave sot kemi 0.14 ari tokë për krye të banorit(sic!).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...