Liri-dona! - Bota Sot
Liri-dona!

Amerika

Liri-dona!

Nga: Beqir Sina - New York Më: 23 qershor 2019 Në ora: 06:23
Liridona Malota është 28 vjeçe sot.

Liridona Malota është 28 vjeçe sot. Ditëlindja e Liridona - është më 06/19/1991. Dhe, emri e datëlindja saj kan një simbolike , për babain e saj, veprimtarin e njohur të komunitetit Besim Malota.

Babai i saj Besimi, tregon se si e mori emrin vajza e tij dhe kush ia vendosi emrin asaj që gëzon edhe sot mba 28 vjetëve, mbasi emri saj lidhet edhe me fillimet e para të lobimit në Amerikë, për lirinë e Kosovës.

Besim Malota tregon: “Sot 28 vjet më parë, më ka lindur vajza e madhe, Liridona!. Unë aso kohe ndodhesha në Uashington D. C., në përcjellje të një delegacioni nga Kosova dhe Shqipëria, delegacioni i parë i përbashkët, ky që prej rënjës së komunizmit dhe izolimit të Shqipërisë. Ishte hera e parë që dy delegacione shqiptare, merrnin pjesë në një takim të lart për cështjen e Kosoës, e cila atëhere ishte nën ish- Jugosllavi.”

Image

Në atë delegacion kan marrn pjesë edhe akademik Mark Krasniqi, akademik Rexhep Qosja, dhe hsitoriani nga Shqipëria, Profesor Kristo Frashëri. 

Po ashtu ka qenë edhe ish diplomati kosovar Mahmut Bakalli, dhe ish ambasadori i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara Avdi Baleta deputet e PD në atë kohë së bashku me kryeredaktorin e gazetës Rilindja Demokratike Frrok Cupi.Ky delegacion, rrefen Besim Malota,  ishte i sponsorizuar me lobimin e Shoqatës “Shpresa”, unë, Xhevat (Jack) Kuka, Tahir Nikci, dhe Kadrin  e takimeve 28 vjet më parë, thotë ai, ne u takuam në Departamentin Amerikan të Shtetit, me Skeretarin e Shtetit ëorren Zimerman, dhe me zyrtarët e lart amerikan në Uashington si  Kristopher Hill, ish ushtruesi i detyrës së ambasadorit të SHBA, në Shqipëri,( më vonë ish negociatori amerikan në bisedimet e Rambujes), dhe anëtar të tjer të qeverisë Amerikane” .

Gjatë këtyre takimeve me Sekretarin e Shtetit, na ka shoqëruar edhe zoti Elez Biberaj dhe z. Fran Shkreli të dy të Zërit të Amerikës.

Image

Ai tregon se ky takim u mbajt për tu njohur me situatën e atëherëshme në Kosovë, ku Ish Sekretari i Shtetit ëorren Zimerman, prtiti në zyrën e tij dhe  dëgjoi qysh 28 vjet më parë, për të gjitha shqetësimet e ngritura nga delegacioni shqiptar, “Zimerman, mbeti me të vërtet i mahnitur kur mësoi se për herë të parë ishim një delegacion e përbashkët nga Kosova dhe Shqipëria, që po flisnim për Kosovën dhe cështjen e shqiptarëve nën ish Jugosllavi, liritë e drejtat e tyre”.

Me këtë rast delegacioni nga Kosova, Krasniqi, Bakalli dhe Qosja, i dorzuan Sekretarit të Shtetit, Zimerman, një letër që kishte të bënte me Kosovën, dhe presionin që ushtronte Millosheviqi ndaj popullit shqiptar, letër  të cilën ja drejtonte atij, si Sekretar i Departamentit të Shteti, ish presidentit i fundit i ish Jugosllavisë zotit Stipe Mesic.

Image

Mbas takimit që zgjati 1 orë e 30 minuta, Zimerman, iu drejtua delegacionit kosovar duke premtuar se do ta lexonte letrën e Stipe Mesic, dhe shumë shpejt do ti përgjigjej ati drejtpërsëdrejti atij.

Dhe, kështu ndërsa, vazhdonin takimet në Departamentin e Shtetit, Senat dhe Kongres, ulur të drekojnë, ka qenë Tahir Nikci, i cili ngriti një dolli për vajzën Besim Malotës, që sapo kishte lindur në Nju Jork, dhe jepte për të gjithë lajmin e lidnjes së vajzës së parë. 

Image

Me një her si e kemi zakon ne shqiptarët nisëm të diskutojmë për emrin e saj tregon Besim Malota sot mbas 28 vjetëve.

“Dhe, kështu vendosëm për një emër të miratuar si miq, emër ky që erdhi me propozimin e Akademik Mark Krasniqi, i cili - propozoi në mënyrë simbolike emrin Liri - dona . Mbasi, si tha akademik Krasniqi, këtë ditë që lindi vajza - ne jemi duke kërkuar lirinë, dhe ky ishte një emër i përhapur shumë në Kosoë aso kohe, emër ky që vajza ime e gëzon edhe sot e kësaj dite”.

 Ajo që befasoi aso kohe ishte se megjithëse Besimi, e dinte këtë lajm një natë më parë  - ai vazhdoi punën me delegacionin- pa e dhënë vvetëm fare - se cfarë gëzimi të madh po përjetonte Malota, ato ditë në Uashington, pikërisht kur flitej për Kosovën dhe cështjen shqiptare.

Për këtë Akademik Rexhep Qosja është shprehur, se “ Vetëm, djelmoshat shqiptar mund ta bëjnë këtë - që të lënë familjen në Nju Jork, dhe të vinë në Uashington, që të merren me cështjen e Kosoës”.

Image

Ndërkohë, Akademik Mark Krasniqi, ai që vuri edhe emrin e vajzës së Besim Malotës, në linbrin e tij me poezi, “Posta e porositur”, shkroi një poezi me titull “Maharragja” një poesi kjo dedikuar Liridones. Poezitë në këtë libër ishin më shumë politike, dhe kritikonin me mprehtësi regjimin jugosllav atëhere, më parë se të shpërbëhej Jugosllavia.

Besim Malota, në këtë ditëlindje tha se : “Jam shumë krenare me këtë vajzë, ashu si jamë për të gjithë fëmijët dhe familjen time- Liridonën e lerësojë shumë për ullnetin e saj për të studiuar dhe shkolluar. Mbasi ajo tani më që është e martuar ka kryer edhe shkollën e lart dhe ka magjistruar në Shkenact Politike. Ndërkohë, që ka punuar edhe dy vjet në Freedom House në Uashington D. C: mbas asaj ka punuar në Misionin e Kosovës në Kombet e Bashkuara. Aktualisht punon në një profil tjetër dhe ka një familje shumë të mirë, cka na bën ne si prindër të jemi mjaft krenar me Liridonën.” Gëzuar ditëlindjen Liridona!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...