Dita e mrekullueshme Bekimi dhe Dedikimi i Shatores së Shenjtërores Shën Terezës së Shqipërisë

Amerika

Dita e mrekullueshme Bekimi dhe Dedikimi i Shatores së Shenjtërores Shën Terezës së Shqipërisë

Nga: Beqir Sina Më: 28 qershor 2019 Në ora: 18:41
Foto nga ngjarja
OSSINING NY: Në tempullin e besmit gjatë javës së kaluar në kishën e Shën Agustinit në Ossining, NY, u mblodhën klerik e besmitar shqiptar së bashku me Nuncin Papnor në Shqipëri, Shkëlqesia e Tij Charles Brown, i cili e  bekoi Shtatoren e Shënjët të Shenjtërores Shën Terezës së Shqipërisë, Msgr. Hilary dhe Father Brian T. McSweeney,.
 
Kjo Ishte një ceremoni e bukur, e një dite të mrekullueshme me Bekimin dhe Dedikimin i Shatores së Shenjtërores Shën Terezës së Shqipërisë, ku gjithashtu pjesmarrës ishte dhe Meshatri i  dalluem i Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” Dom Pjeter Popaj,së bashku me një grup besmitarësh nga ajo kishë, Dom Gjergj Meta -Prift katolik i Arkidioqezës Metropolitane Tiranë – Durrës, si dhe ish-kongresmeni Joe DioGuardi, dhe anëtar të bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane.
 
Ish-kongresmeni republikan, Joe DioGuardi, kryetari i Lidhjes Qytetare Amerikane, i cili jeton në Ossining, dhe kryen të gjitha ritet fetare në kishën e Shën Agustinit në Ossining, NY, ku është vendosur 10 vjet më parë Shtatorja e Nëna Terezes, ka folur në ceremoninë e Bekimit dhe Dedikimit të Shatores së Shenjtërores Shën Terezës së Shqipërisë.  
 
 Ai mbasi ka kujtuar darkën vjetore, ku morën pjesë më se 50 shqiptar, anëtarët e Bordit dhe mbështetësit e AACL, përfshirë Zef dhe Lina Balaj dhe familjen e tij, që sponsorizoi statujën e Shën Nënë Tereza, e cila ishte e dedikuar në tempullin shënjët oborrin e Kishës Shës Augustin në Ossining, NY, ka kujtuar edhe takimin e parë me Nëna Terezën në Shqipëri, 27 vjet më parë - kur Shqipëria, sapo kishte dalë nga izolimi totalitar.
 
DioGuardi, po ashtu kujtojë edhe vendosjen e gurë-themelit të Katedrales në qendër të Shkodrës, mbasi për më shumë se 40 vjet ajo kishte shërbyer si pallat sporti me shkatërrimin e kishave dhe ndalimin e fesë në Shqipëri, nga komunistët që e nadluan me kushtetut besimin dhe predikimin e fesë në Shqipëri.
 
Si dhe tregojë gjatë fjalës së tij, se sa e rëndësishme është vendosja e statujës së Shën Nënë Tereza, në tempullin e shënjët atë të oborrit të Kishës Shës Augustin në Ossining, NY, për të bartur  origjinalitetin dhe biografinë e saj shqiptare.
 
“Don McSweeney, i cili ka qenë Monsinor dhjetë vjet më parë, ishte ai që na mblodhi të gjithëve ne të Ligës Qytetare së bashku me Dom Pjetër Popaj dhe të tjer - Të gjithë ishim rreth 50 vetë në një darkë vjetore të Katedrales, ku do të vendosjej edhe shtatorja e Nëna Terezes” tha DioGuardi.
 
Më pas ai tha se në atë darkën vjetore ata u mblodhën për t’i treguar Father McSweeney, se shqiptarët së bashku mund të bënin diçka, për të nderuar Nënë Terezën - : “Kishim shumë ide dhe gjëra për të bërë. Kurse, Zef Bala dhe familja e tij, morën përsipër dhe sponsorizuan shtatoren e Nëna Terezes në oborrin e Katedrales, me një dedikim të vogël nga prindërit e tyre për këtë figurë të shenjët , pra vendosjen e një pllake bronxi ku të shkruhej : “The Meremory of  the Father Gjon and Mother Zoja Balaj”- të cilët janë babai e nëna e Zefit, dhe anëtarëve të tjer të kësaj familje. 
 
“Unë në vitin 1992 isha “aksedentalisht’ në Shkodër - kur u vendos gurë themeli i Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” në atë qytet. Kur hodhi themelet e para Katedralja që rregjimi i Enver Hoxhës, e kishte kthyer atë në një Pallat Sporti. Unë isha atje me një karvan njerëzish që me zor prisnin të luteshin e faleshin në Katedrale . Ishte një moment shumë prekës, sepse, një vit më pas  më 25 prill 1993 - Papa Gjon Pali II viziton Shqipërinë, duke u ndaluar në Shkodër dhe Tiranë: gjatë vizitës së Tij, Ati i Shënjët i dhuron Kishës së martirizuar hjerarkinë e re të pasdiktarurës- katër ipeshkvij të rinj: Imzot Frano Illinë, Imzot Rrok Mirditën, Imzot Robert Ashtën dhe Imzot Zef Simonin, të cilët ishte e pa besueshme se si i mbijetuan terrorit komunist në burgjet e Ener Hoxhës për më shumë se 45 vjet” tregojë DioGuardi.
 
Ai po ashtu në fjalën e tij tha se :  “E Shënjta Nëna Tereze, në këtë vend ka shumë për të treguar, për të gjithë besmitarët e jo vetëm ata shqiptar- Sepse, ajo ka për të i mbushur plot më besim dhe ka për të frymëzuar me shëjtërin e Saj, të gjithë ata që e dinë se kush ishte Nëna Tereze dhe se ajo ishte shqiptare, theksojë DioGuardi duke faleminderuar  Father Brian T. McSweeney, për ndihmën që ai ka dhënë në vendosjen e kësaj shtatore në oborrin e kësaj Katadrale, por një faleminderim i vecantë tha DioGuardi, natyrisht që shkon për Zef Balajn dhe familjen e tij për ata që e sponsorizuan financiarisht ngritjen e kësaj shtatore dhe vendosjen e saj në këtë vend të bukur - Katadralen Saint Agustine në Ossining NY”.
 
Ndërsa duke folur për Bekimin dhe Dedikimin e Shatores së Shenjtërores Shën Terezës së Shqipërisë, ai theksojë se :  “Profilizimi artistik i kësaj statuje është më se origjinal - Ashtu si ka qenë me të vërtet Nëna Tereze, e cila ka për të shpërndar në këtë vend te të cdo besimtar, thënjen e saj duke u bazuar në fjalët e Nënë Terezës, e cila ka përmendur origjinën shqiptare :“Me gjak, unë jam Shqiptare. Me shtetësi, jam Indiane. Me besim, unë jam një murgeshë Katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas botës. Për nga zemra ime, unë i përkas plotësisht Zemrës së Jezusit”, tha DioGuardi.
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat