Të miratohet Ligji për zgjedhjet në Shqipëri dhe Kosovë

Amerika

Të miratohet Ligji për zgjedhjet në Shqipëri dhe Kosovë

Nga: Skënder Karaçica Më: 28 qershor 2019 Në ora: 20:59
Skënder Karaçica

Demokracia si vlerë universale për trajtat e jetës dhe të qytetërimit në botë,në vete ka frymën e lirë të pluralizimit politik që,përmes këtyre vlerave populli sovran është bartësi kryesor për pushtetin,ndërsa partitë dhe të zgjedhurit vetëm shërbëtar të pushtetit të popullit...

Për zgjidhjen e problemit saherë që vijnë zgjedhjet demokratike në Shqipëri,ato bëhen nën atmosferën e krizave politike dhe gati-gati deri në flakën e zjarrit për Shqipërinë dhe Kosovën tonë!

Pse po hezitohet kaq gjatë:Pse nuk e kemi (ende)Ligjin Zgjedhor në dy vendet tona...?!Të miratohet sa më parë Ligji për zgjedhjet në Shqipëri dhe Kosovë dhe të miratohet amandamneti në Kushtetutë për kohën e duhur për zgjedhjet vendore dhe të përgjithshme.

Në të ardhmen,në parim të këtij Ligji Zgjedhor për të dyja vendet të bëhet parim politik dhe demokratik,që mos të ketë lëvizje vetrtikale dhe horizontale të kuadrove nga një vend udhëheqës në tjetrin,por pas mandatit të rregullt në institucionet e të dyja shteteve tona(Qeveri,Kuvend dhe Presidencë)pas mandatit kushtetues atyre që u kalon mandati mos të sillen në rrethin virtual (rreth e rreth pushtetit),por të shkojnë në angazhimet tjera profesionale si qytetarë të lirë dhe në vend të tyre të vijnë rrafshet e reja politike për të zgjedhurit shqiptarë në Kosovë dhe Shqipëri.

Çikago,më 28 qershor 2019

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat