4 Korrik 1776 - 243 vjetori i pavarësisë së SHBA-ve – Ditëlindja e Amerikës!

Amerika

4 Korrik 1776 - 243 vjetori i pavarësisë së SHBA-ve – Ditëlindja e Amerikës!

Nga: Beqir Sina - New York Më: 4 korrik 2019 Në ora: 00:27
Pamje nga vendi i ngjarjes

PHILADELFIA PA – Shteti simbol i botës, lirisë dhe demokracisë shënon sot festën më të madhe kombëtare, 4 Korrikun 1776 Ditëlindjen e saj – 243 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë. E gjithë SHBA-ja mbushet sot me flamuj amerikanë, dhe simbolet e saj – ndërkohë që miliona amerikanët kremtojnë në çdo mjedisë me ndjenjën e madhe të krenarisë, teksa shënohen plot 243 vjet të Dekleratës së Pavarësisë.

Tonelata me fishekzjarre, parada multi kulturore dhe sportive, karnavale shumëngjyrshme dhe të mahnitshme, koncerte të ndryshme, lojëra sportive( basketbolli, futbolli, bejzbolli e gara të tjera sportive) organizohen me këtë rast. 

Në sheshe, parqe, dhe vende të veçanta, mbahen fjalime politike, akademi solemne dhe organizime private me vendosje të luleve në varrezat e dëshmorve  pritet të mbahen sot për të festuar historinë dhe kujtuar të rënët, qeverisjen dhe traditat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Presidenti i Amerikës,  ka në plan t’i japë një ngjyrim të tij festës së 4 Korrikut, ditës së pavarësisë së Shteteve të Bashkaura, duke paraqitur ushtrinë amerikane dhe duke duke ndryshuar dhe zgjeruar shfaqjen e fishekzjarreve.

Presidenti Donald Trump do të mbajë një fjalim para vendit në shkallët e Memorialit të Lincoln-it në Ditën e Pavarësisë të enjten mbrëma. Në këtë zonë do të krijohet një seksion i veçantë VIP dhe biletat për këto ulëse do të shpërndahen nga Shtëpia e Bardhë.

Më 4 korrik shënohet dita e shpalljes së pavarësisë në vitin 1776 dhe krijimi i Shteteve të Bashkuara si një vend i pavarur. Presidentët në kohët moderne kanë shënuar ditëlindjen e Amerikës duke marrë pjesë në ngjarje të ndryshme, përveç festës kryesore në Sheshin Kombëtar të Uashingtonit.

Dita e pavarësisë, 4 korriku është festë kombëtare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që shënohet në shenjë të kujtimit të nënshkrimit të Deklaratës për pavarësinë nga ana e Kongresit kontinental më 4 korrik të vitit 1776 në Filadelfia, shteti federativ i Pelsivanisë.

Gjatë nënshkrimit të Deklaratës, SHBA-të ishin të përbërë prej 13 kolonish nën administrim të mbretit anglez Xhorxhi i Tretë. Arsye për nënshkrimin ishte pakënaqësia e rritur e kolonive për shkak të tatimeve të larta që kolonitë duhej t`i paguanin Anglisë

Në korrik të vitit 1776, “Pensilvania ivning post” është gazeta që e publikoi Deklaratën për pavarësi.

Më 8 korrik të vitit 1776, në sheshin “Pavarësia” në Filadelfia u bë publik për herë të parë Deklarata, ndërsa zilja në Pallatin e pavarësisë që ishte e njohur si “Kumbona e provincës”, do të riemërohet në “Kumbona e lirisë” (Liberty bell).

Në gusht të vitit të njëjtë, detyra e filluar më 4 korrik rreth nënshkrimit të Deklaratës për pavarësi nuk ishte përfunduar tërësisht deri më gusht. Por, pavarësisht nga kjo, 4 Korriku është pranuar si datë zyrtare e shpalljes së pavarësisë së SHBA-së nga Britania.

4 Korriku 1776 Dita e Pavarësisë së SHBA-ve – Ditëlindja 243-të e Amerikës

Sot, është 4 korriku 2019, Dita e Pavarësisë në Shtetet e Bashkuara, Ditëlindja e 243 të e saj. Më 4 korrik të vitit 1776, 56 përfaqësues të 13 kolonive britanike të Amerikës Veriore, deklaruan, se me autoritetin e popullit, ata po krijonin një komb të ri.

Do të duheshin edhe 6 vjet të tjerë luftë me Britaninë, në atë kohë fuqia më e madhe ushtarake e botës, para se të fitohej pavarësia e Amerikës nga ai vend. Më 1782, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin ende larg bashkimit.

Ato ishin në fakt, një konferderatë e paqëndrueshme, me një qeveri qendrore të dobët. Fuqinë e vërtetë e kishin qeveritë e sheteve të ndryshme.Por shtetet ishin shumë të ndryshme nga njeri tjetri, përsa i përket praktikave fetare, opinionit politik dhe interesave ekonomike. 

Ato kishin vendosur tarifa dhe barriera tregtare ndaj njëri tjetrit. Monedha ishte e fryrë nga inflacioni dhe ishin vendosur taksa që pengonin zhvillimin.

Kaosi ekonomik çoi në paqëndrueshmërinë civile. Filluan konflitetet mes shteteve lidhur me kufijtë, Qeverisë kombëtare i mungonin forcat ushtarake për trajtimin e kërcënimeve të sigurisë. Amerikanët filluan të kërkojnë mënyra për zgjidhjen e këtyre problemeve. 

Përgjigja ishte një kushtetutë e re, e cila do të krijonte një qeveri kombëtare të fuqishme, e cila të trajtonte nevojat e vendit, ndërkohë që t’u jepte fuqi të caktuara shteteve të ndryshme. Por amerikanët ishin të ndarë lidhur me formën që do të merrte qeveria e re.

Shtetet e vogla kërkonin përfaqësim të barabartë me shtetet e mëdha. Shumë qytetarë druheshin se një qeveri e fortë kombëtare do të shtypte të drejtat e individit. Këto çështje u zgjidhën, vetëm pas disa vite debatesh dhe kompromisesh. 

Kushtetuta e re u ratifikua në vitin 1789, vetëm pasi u shtuan 8 amendamente, të cilat garantonin të drejtat themelore të shtetasve, mes tyre lirinë e ushtrimit të fesë, të fjalës dhe shtypit, të drejtën për të zhvilluar procese gjyqësore dhe mbrojtjen kundër abuzimit të qeverisë ndaj qytetarëve.

Kushtetuta nuk është një instrument në duart e qeverisë për ta kufizuar popullin, tha në atë kohë Patrik Henri, një nga udhëheqësit amerikanë në luftën për pavarësi, ajo është një instrument në duart e popullit, për të kufizuar qeverinë, që ajo të mos e sundojë jetën tonë. Më tepër se 243 vjet pas miratimit të kushtetutës, ajo mbetet garancia e lirisë për të gjithë amerikanët,

4 Korrikut 1776 – Ditëlindja e Shteteve të Bashkuara/Njerëzit e thjeshtë mund të kryejnë bëma të jashtezakonshm

Dëgjojini këto fjalë të Deklaratës së Pavarësisë Amerikane, të shkruara 243 vjet më parë: 

“Ne i konsiderojmë, këto të drejta të jënë të vetëkuptueshme: që të gjithë njërëzit janë krijuar të barabartë; që ata janë pajisur nga Krijuesi i tyre me disa të drejta të patjetërsueshme; dhe mes tyre janë jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë; që për të siguruar këto të drejta, qeveritë krijohen nga njërëzit, duke e përftuar pushtetin e tyre të drejtë nga pëlqimi i zgjedhësve…”. 

Këto fjalë ndryshuan përgjithmonë parimet e qeverisë. Kush i shkroi këto fjalë të jashtëzakonshme, duke ndryshuar përgjithmonë parimet e qeverisë. Ishin ata politikanë te shquar, akademikë e teoricienë politikë. Jo, ata ishin fermerë (bujq), avokatë, tregtarë, një botues librash, dhe një topograf.

Asnjë prej tyre nuk kishte mbajtur ndonje ofiq të lartë qeveritar. Në fakt, zor se ndonjeri prej tyre kishte mbajtur ndonjë ofiq qeveritar. Disa kishin lindur të varfër. Të tjerët ishin pronarë tokash. Të gjithë ishin të mirëarsimuar; pothuajse të gjithë kishin lexuar veprat e Ciceronit mbi virtytin. 

Të gjithë meshkuj e të bardhë, nuk ishin tipike të popullsisë si e tërë, nuk ishin as nga elita politike. Ata ishin njerëz të thjeshtë, të cilët shqetesoheshin thellësisht për lirinë, lirinë personale, për qeverinë përfaqesuese të bazuar në sovranitetin popullor. Ata janë quajtur me të drejtë brezi më i madh i talentit politik në historinë amerikane. 

Krijimi i nje kombi te pavarur amerikan ndodhi papritmas, jo gradualisht. Ishte nje proces revolucionar, e jo evolucionist. Asnje prej atyre qe firmosen Deklaraten e Pavaresise, nuk e dinte se si do te pefundonte.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tani Sheti më i vjetër që i ka qëndruar historisë botërore, me një serë institucionesh dhe traditash politike. Ato, që tani konsiderohen “idealet amerikane”, jane përqafuar në mbarë botën; forma alternative të organizatave dhe qeverive politike kanë ardhur e kanë ikur gjatë këtyre 243 vjetësh.

Kuadri politik i ngritur në ato fjalë të thjeshta, të sipër cituara në fillim, janë idetë për të themeluara për herë të parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fund të shekullit 18-të.

Dhe kanë vazhduar. Burrat dhe gratë bëjnë historinë. Burra dhe gra të zakonshme mund të kryejnë bëma të jashtëzakonshme. Ata që rrezikuan gjithçka për të shpallur këtë Deklaratë Pavarësie ishin njerëz të thjeshtë.

 Deklarata mbyllet: “Dhe në mbështetje të kësaj deklarate, me një besim të patundur në mbrojtjen e Perendisë Hyjnore, ne së bashku i betohemi njeri-tjetrit me jetën tonë, pasurine tonë, dhe nderin tonë të shenjtë”. Keta qytetare te thjeshte krijuan ideale politike te reja te jashtezakonshme. 

Image

Hartuesit e Kushtetutes sone, 13 vjet me vone krijuan kuadrin e qeverise se SHBA-së, te bazuar ne keto ide revolucionare.

Karta e te Drejtave vijoi mbas dy vjetesh. Krijimi i nje qeverie kerkon kohe. Nuk eshte kurre e thjeshte. Kerkon eksperimentim dhe kurajon per te flakur tutje ate qe nuk funksionon. Ai perfshin edhe rrezik. 

Sic tregon Kushtetuta e pare e SHBA-es, kerkon kompromis. Por, qytetaret e thjeshte mund te kryejne bema te jashtezakonshme. Kombet mund te themelohen, idealet mund te perhapen. Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe tash pas 243 vjetëve të 4 Korrikut 1776 – Ditëlindjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vazhdojnë të përpiqen e të ndihmojn popullin shqiptarë për të arritur tek idealet tona, për të arritur tek aspiratat e shqiptarëve .

E ardhmja e SHBA-es prej qytetareve te saj i duket e qarte, ashtu si duhet t’iu kete dukur ajo e Amerikes se Eterve Themelues me 1776 apo edhe me 1783, apo edhe sot pas 243 vjetve. Qe nga ai 4 Korriku i pare, ka qene tradite qe te festohet ditelindja e Amerikes me fishekzjarre dhe sonte SHBA-es, e vazhdojne ate tradite “Gezuar Ditelindjen Amerike”.

Për ne shqiptarët aq sa i perket kjo festë kombit Amerikan, po aq u përket edhe shqiptarëve, kombit shqiptar, dhe të gjithë atyre kombeve nga mbarë bota që luftojnë për liri e demokraci dhe që duan idealet dhe principet amerikane.

Ngaqë për gjithë këto vjet, SHBA ka luajtur rol mjaft të rëndësishëm dhe model për demokracinë dhe liritë e njerëzve në botë. 4 Korriku 1776, Dita e Pavaresise se SHBA, ka një kuptim tjetër edhe për shqiptarët, 29 vjet më parë me ndihmën e SHBA, vendi ynë - Shqiperia, do të ecte drejt rrugës për liri dhe demokraci. Kosoa do te ishte e lire dhe me vone e Pavarur me shtetin e saj -

Pra, “për ne mikun e madh dhe të përjetshëm” si thoshte Presidenti i parë dhe hsitorik i Kosovës, Ibrahim Rugova.

Mbas 46 vjetëve të sundimit komunist ishte 2 korriku ai që shënoi rënien e komunizmit në Shqipëri.

Image

Duke qenë të vetëdijshëm për momentin historik para të cilit ndodhej Kosova, atëhere delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, më 2 korrik të vitit 1990, miratuan publikisht (para Kuvendit të Kosovës) Deklaratën Kushtetuese, me të cilën Kosova u shpall njësi e veçantë në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave.

Ky ishte një akt historik i pritur moti dhe që shprehte aspiratat shekullore të popullit të Kosovës për mëvetësi shtetërore e territoriale nga Serbia dhe 9 vjetë(1999) më pas nga ky akt vjen çlirimi i Kosoves dhe 18 vjet(2008) vjen Pavaresia e saj.

Image

Andaj aq sa i perket kjo festë kombit Amerikan, po aq u përket edhe shqiptarëve, kombit shqiptar, dhe të gjithë atyre kombeve nga mbarë bota që luftojnë për liri e demokraci dhe që duan idealet amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat