Mos ma vidhni shtetin shqiptar...!

Amerika

Mos ma vidhni shtetin shqiptar...!

Nga: Skënder Karaçica Më: 6 korrik 2019 Në ora: 18:20
Skënder Karaçica

Një djalë i ri nga Drenica (emri është i njohur për ne) kishte marrë udhën për të shkuar në Shqipëri. Në procedurën në kufirin shqiptaro-shqiptar (sic!) në Vermicë, zyrtari i kufirit shqiptar (Shqipëri) sikur ia kishte bërë më sy djalit nga Drenica, që të kruhet paksa,kur e kur të shkund xhepat me pak lekë...!

Djali nga Drenica, në shenjë revolte i ka thënë zyrtarit shqiptar nga Shqipëria:

Mos ma vidhni shtetin shqiptar...! Mësohuni njëherë e mirë të jeni zyrtar të shtetit demokratik dhe ligjor...!

Djali nga Drenica nuk i dha lekë zyrtarit në kufirin shqiptaro-shqiptar në Vermicë!

Mos ma vidhni shtetin shqiptar, do të jetë refreni ynë sot e gjithë ditën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat