Shqiptarët me banim në SHBA u mblodhën në një protestë kundra miliarderit Gorge Soros përpara kangjellave të Shtëpisë së Bardh - Bota Sot
Shqiptarët me banim në SHBA u mblodhën në një protestë kundra miliarderit Gorge Soros përpara kangjellave të Shtëpisë së Bardh

Amerika

Shqiptarët me banim në SHBA u mblodhën në një protestë kundra miliarderit Gorge Soros përpara kangjellave të Shtëpisë së Bardh

Nga: Beqir Sina Më: 7 korrik 2019 Në ora: 21:25
Pamje nga vendi i ngjarjes

Protesta është e thirrur nga Rrjetet Sociale

Protesta mbahet sot të Dielën, 7 Korrik 2019, në orën 12.00 të mesdrekës para Shtëpisë së Bardhë në Washington .D.C. ku një grup Shqiptarësh përfaqësues shoqatash dhe organizatsh - veprimtar të komunitetit shqiptar në Amerikë - thonë se po protestojnë kundër instalimit të diktaturës dhe shtetit monist në Shqipëri, ku simbas thirrjeve dhe parrullave thuhet se një Parti e vetme, ajo socialiste, me Kryeministrin Edi Rama është ajo që ka uzurpuar të gjithë institucionet, përfshirë dhe Drejtësinë.

Protestuesit janë duke i bërë thirrje dhe kërkojnë nga kjo Administrat dhe Presidentit Trump që të mos lejojë segmente të Fondacionit Soros që të rikthejë komunizmin në Shqipëri!

Kjo protestë e cila ka në fokusin e saj denoncimin e pushtetit absolut, korrupsionit, vjedhjes së votave, mungesën e Lirive dhe të Drejtave Njerëzore ka si qëllim të ngrisë sado pak vëmendjen e Uashingtontonit për krizën politike në Shqipëri ku opozita ka më se gjashtë muaj që po proteston.

Po ashtu Protestuesit shpresojnë që presidentit Donald Trump është I vetmi ai që mund ta shpëtojë Shqipërinë nga spiralja e frikshme e kaosit ku është futur, prandaj thonë protestuesit jemi këtu për të kërkuar dhe njëherë lidershipin e Presidentit te SHBA për Shqipërinë.

Protesta thanë organizatorët, është e shigjetuar kundër rregjimit të cilin po e quajn si rregjimin neo komunist, qe po instalohet sot ne Shqiperi, te cilet nuk po pyesin me , as per Kushtetute, as per president as per opozite dhe as per popull.

Protesta kundra oligarkise dhe pushtetit krimit ne Shqiperi kundra Soros përpara Shtëpisë së Bardhë zhvillohet me moton :

“Ti kërkojmë Presidentit Trump të mos lejojë segmente të Fondacionit Soros të rikthejë komunizmin në Shqipëri!”

“Shqiptarët e Amerikës me shqetësim të thellë janë ngritur per situatën e ngjarjeve në Shqipëri, duke marrë në konsideratë përgjegjësinë qe diaspora shqiptare ka për atdheun e familjet që jetojnë në Shqipëri, duke vlerësuar si të patjetërsueshme lidhjen e fortë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit shqiptar, të karakterizuar nga ndihma e sinqertë të SHBA në rastet më të vështira të kombit tonë ».

Me besimin se angazhimi ynë si shqiptarë te Amerikës dhe Presidentit Trump si President i vendit më mik i popullit tonë, mund të arrijë të shpëtojë Shqipërinë nga spiralja e frikshme e kaosit ku është futur, ne do të jemi per të kërkuar dhe njëherë lidershipin e Presidentit te SHBA për Shqipërinë.

Sot është koha të angazhohemi e të kthejmë vëmendjen te atdheu ynë. Sot është momenti për te qenë të gjithë bashkë si shqiptarë, si bashkëkombas pranë shqiptarëve në Shqipëri që shpëtimin mund ta gjejnë vetëm te SHBA. Shqipëria nuk mund të rikthehet në komunizëm prej synimeve të errëta të fondacioneve të huaja që kërkojnë me social komunistët e Tiranës me në krye Kryeministri Edi Rama kan ozurpuar demokracinë dhe lirinë mbi shqiptarët duke vendosur pronësinë mbi atdheun që ekziston prej gjakut të të parëve tanë.

Protesta u mbyll me lutjet e Shqiptarve :

Zoti e bekoftë Amerikën, zoti e bekoftë Shqipërinë!”

Image
Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...