Srebrenica në orën e historisë

Amerika

Srebrenica në orën e historisë

Nga: Skënder Karaçica Më: 12 korrik 2019 Në ora: 15:29
Skënder Karaçica

Serbia fashiste deri në shkallë të gjenocidit ndaj popujve jo serb (populli boshnjak dhe shqiptar), Evropa me ndërgjegje të vrarë...!

Nuk fshihet kasaphanja më e rënda pas Luftës së Dytë Botërore.Të dënohet Serbia fashiste sikundër që veproi bota ndaj nazi-fashizmit të Hitlerit(1945).

Sot, në 24 -vjetorin e gjenocidit të Serbisë ndaj Srebrenicës,bota e lirë dhe demokratike e rikujton orën e historisë,kur regjimi i çmendur serb i Millosheviqit dhe me komandën e Karaxhiqit dhe të Mlladiqit, u përgjakë populli boshnjakë dhe toka u mbush me 8327 burra e djemë të vrarë për pesë ditë!

Evropë, mos heshtë para varrit masiv të gjenocidit serb ndaj Srebrenicës! Kriminelet dhe të tjerët me duart e përgjakura me gjakun e popullit boshnjakë të marrin verdiktin e drejtësisë ndërkombëtare për gjenocid në oborrin e Evropës dhe të popujve të bashkuar në vlerat e lirisë dhe të demokracisë...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat