Votimet e pëgjakshme në Baran: Një rrëfim që historia të mos përsëritet - Bota Sot
Votimet e pëgjakshme në Baran: Një rrëfim që historia të mos përsëritet

Amerika

Votimet e pëgjakshme në Baran: Një rrëfim që historia të mos përsëritet

Nga: Harry Bajraktari Më: 17 korrik 2019 Në ora: 13:32
Në Lug të Baranit u përkujtuan votimet e përgjakshme

Para pak ditësh, në organizim të kryetarit të komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri dhe nen kryetarit, z. Shkumbin Gashit, u përkujtuan votimet e përgjakshme në Lug të Baranit, të ndodhura në vitin 1937 ku banorët e kësaj ane ishin pjesë e Partisë Demokratike Përparimtare në zgjedhjet lokale përballë Partisë ekstreme Radikale serbe. Kandidat i këtyre zgjedhjeve lokale për Baran nga Partia Demokratike ishte Haxhi Bajraktari i Vranocit.

Në këtë kohë në pushtet ishin radikalët ekstrem, të cilët përdornin terrorin për të shuar çdo shkëndijë të shqiptarëve në realizimin e të drejtave të tyre. Ishte në proces zbatimi i elaborateve serbe për dëbimin e shqiptarëve në Turqi. Në rrethana të tilla ishte e pamundur të zhvilloheshin zgjedhje të lira, siç insistonin banorët e Lugut të Baranit.

Edhe përkundër këtij terrori shtetëror, banorët e kësaj ane nuk u ndalën. Ata kërkonin të drejtat e tyre.

Ditën e votimeve dolën në mbrojtje të votës së lirë, por ndaj tyre u krye masakër, ku mbetën të vrarë: Isuf Gërvalla, Sokol Dergut Krasniqi, Lah e Zenel Berisha, Zenun Kastrati dhe Fazli Maznikolli, ndërsa 17 të tjerë u plagosën. Për nder dhe respekt të këtyre martirëve, u bë zbulimi i Pllakës përkujtimore, në të cilën është shkruar " Lugu i Baranit, në përkujtim të votimeve të përgjakshme 1936-1937". Në pllakë janë shënuar emrat e të vrarëve.

Vënja e kësaj pllake dhe përkutimi i ngjarjeve të historisë se largët dhe të afërme, ka një porosi të qartë se krahas ecjes sonë përpara e kaluara duhet të mbetet afër nesh, e paharruar dhe e përkujtuar. Në të kundërtën historia mund të përsëritet. Nga e kaluara duhet të mësojmë: veprimet tona duhet të jenë udhërryfyes që Kosova të shkojë përpara dhe të jetë shembull në Ballkan, ku secili të jetë i lumtur për të jetuar në këtë vend të mrekullueshëm, duke krijuar të mira materiale për fëmijët tanë që nesër do të na pasojnë.

Banorët e Lugut të Baranit çdo herë kanë dëshmuar se janë atdhetarë të mirëfilltë: në kohën e Perandorisë osmane, në vitin 1913 kundër terrorit të ushtrisë malazeze, në mbrojtjen e votës së lirë naë Baran më 1937, kundër terrorit komunist pas vitit 1945 deri në luftën e fundit për lirinë e Kosovës.

Që të mos përsëritet ajo që ka ndodhur gjatë 100 viteve të shkuara, është e domosdoshme të respektojmë sakrificën e popullit tonë dhe të të gjithë atyre që ranë për lirinë e këtij vendi.

Ata njerëz që sakrifikuan jetën para tetë dekadave në këto votime të përgjakshme, sot na bashkuan në këtë ceremoni (Akademi përkujtimore), duke u shprehur mirënjohje për jetën dhe gjakun e tyre. Kjo për mendimin tim do të thotë shumë dhe është një gjë me rëndësi të madhe se kështu duke i përkujtuar ngjarjet kombëtare të së kaluarës do ta njohim më mirë historinë dhe sakrificën e popullit tonë. Këtë shkrim po e përfundoj me një konstatim:

Harresa ndëshkon, historia mund të përsëritet.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...