“2019 NYC Diner en Blanc” - Kthehet, për të dytën herë në Parkun e Rockefeller në Battery Park City, qytetin e Nju Jorkut

Amerika

“2019 NYC Diner en Blanc” - Kthehet, për të dytën herë në Parkun e Rockefeller në Battery Park City, qytetin e Nju Jorkut

Beqir Sina - Manhattan NYC Nga Beqir Sina - Manhattan NYC Më 18 korrik 2019 Në ora: 08:15
“2019 NYC Diner en Blanc”

Ndërsa, je duke shetitur në metropolin e botës - qytetin më të bukur të botës Nju Jork, të bie rasti të shikosh të gjitha racat e botës, veshjet dhe bukurit me një mori njerëzish që lëvizin në drejtime të ndryshme si bletët në koshere.

Aty ku njujorkezët përsëri gjejnë rastin për të u relaksuar , aty ku njujorkezët të ndjehen më të lehtë që në veshje, shetitje, vizitat e pa fund, apo relaksimi nëpër parqet e qytetit, e cila, është në të njëjtën kohë dhe një nga momentet më të bukur sportive të qëndrimit në natyrë .

Këtu thuhet se të bie rasti të shikosh të gjitha veshjet e modës të botës së modës - frymëzuar nga sesioni i gjenë në Nju Jork - Qytet, ky që të dallon për nga qytetet e tjera të botës, mbasi në rrugët e tij plot jetë, për çdo ditë 2 deri në 4 milion turistë, të huaj lëvizin si kur të jenë në ndonjë nga sfilatat e mondës më të njohur të botës.

Eshtë, shumë e vështirë të bëshë dallime në këtë qytet, se cila rrugë apo shesh i Nju Jorkut, ka më shumë, turistë të huaj - vizitorë ose kalimtar, por në këtë shënim timin më mori vemendjen këtë sezon "zemra e qytetit", ose si thirret ndryshe nga njujorkezët Midtown, dhe përfshin sheshet Times Square, Rockefeller Center, Bryant Park – East River, dhe bregun lindor të ishullit që thirret East River , parkun natyror në zemër të qytetit në Parkun e Rockefeller në Battery Park City, qytetin e Nju Jorkut – ku më shumë se 5 mijë çifte, morën pjesë në edicionin e 9-të i asaj që thirret:" Diner e En Blanc - Tryezat e Bardha".

Gjithçka, ka nisë simbas një tradite të krijuar vitet e fundit – ku njujorkezët mblidhen në një nga qendrat e saj më të frekuentuara në zemër të qytetit për të festuar të ashtuquajturën “ Diner e En Blanc - Tryezat e Bardha” .

Kësaj radhe çiftet zgjodhën freskin e mbremjes bregdetare në bregun lindor të lumit East River të ishullit Manhattan –New York City, përreth lumit ku gjendet edhe Parku Rockefeller në Battery Park City, qytetin e Nju Jorkut në sesionin e 9-të , të darkës “:" Diner e En Blanc - Tryezat e Bardha".

Mbrëmë në Nju Jork, është mbajtur edicioni i 9të, i vitit “Diner en Blanc 2019” i qytetit të Nju Jorkut, një mbrëmje me të bardhë - pop-up, të cilën e ka marrë përsipër Nelsonin. A. - Rockefeller Park në Battery Park City. Ky është viti i nëntë, që Darka e Bardhë, po mbahet në qytetin e Nju Jorkut, me konceptin e origjinës së saj qe ka ardhur nga Paris, dhe për herë të dytë në këto nëntë vjet në Parkun Rockefeller, bregun e lumit East River (herën e fundit në 2015).

Mbrëmja e quajtur “Dîner en Blanc”, u mbajt për herë të parë në vitin 1988 me iniciativën e François Pasquier, i cili vendosi të mblidhte disa miq në Bois de Boulogne, për kthimin e tij në Francë, pasi kishte jetuar jashtë vendit. Për të gjetur njëri-tjetrin në park, të gjithë veshën rrobe të bardha. Dreka ishte një sukses i tillë që ata vendosën ta mbanin cdo vit, ku secili do të ftonte disa miq të tjerë dhe ngjarja eerdhi duke u rrit në mënyrë organike në darkën më të madhe që ka mbrritur deri me tani në 10000 veta në Paris.

François Pasquier dhe Aymeric, dy themeluesit Dîner en Blanc International, e përhapën eventin në 80 qytete në mbarë botën. Përpjekja është të mbajë ndjenjën e spontanitetit të paprekur, e cila është pa dyshim shumë më e mundur në Paris sesa në New York City, ku siguria udhëzon pothuajse të gjitha vendimet nga projektimi urban në organizimin e ngjarjeve.

Ndër lokacionet publik ku janë mbajtur darkat e mëparshme kanë qenë në Bryant Park, Lincoln Center, Guvernator Island, Hudson River Park, dhe East River 2019, e tjer.

New York City Dîner en Blanc, e këtij viti arriti deri në 80,000 njerëz që kërkuan të vinë, dhe, organizatori përzgjodhi vetëm 5,500 mysafirë të cilët morën pjesë, megjithëse në fund fare, nisi edhe një shi me stuhi, por ishte vonë në mbrëmje, megjithate sikur e prishi pakez ate bukurinë e këtij eventi kaq të madh.

Menjehr cifte u shtruan deri sa nisi edhe spektakli: ngrënie dhe vallëzimi nën qiellin e hapur në Rockefeller Park në Battery Park City - Manhattan Neë York City.

Të gjithë pjesëmarrësit sollën atë që ata donin për një darke elegante, duke përfshirë ushqimin, tavolina, karrige dhe madje edhe stolira argjendi dhe qirinjet neper tavolina dhe bueta me lule te bradha.

Ata u mblodhën simbas një kodi ku çdo dekor është i bardhë, të gjithë njerëzit jan të veshur me rroba të bardha, përfshirë edhe kamarierët , rojet e sigurimit dhe stafin organizator.

Si gjithmonë të gjithë qytetarët jan të ftuar perms rrjeteve sociale private në facebook, që të mblidhen kesaj radhe në parkun për rreth lumit Hudson ose East River, ku e vetmja gjë që kërkohej atyre ishte që të vishnin rroba të bardha.

Ndërsa, ngjarja e cila zhvillohet për çdo vjet në Europë - nën kujdesin e një varg restorantesh të kompanisë së njohur En Blanc, nga Franca, ajo tashme ka zbritur kohët e fundit (9 vjetët e fundit), edhe në metropolin e botës qytetin mit Nju Jorkun, sikur të jetë një piknik masiv, disa qytetarë kishin marrë ushqime.

Pamja thanë pjesëmarrësit ishte shumë e veçantë jo vetëm se të gjithë pjesëmarrësit ishin të veshur me të bardha. Por edhe Muzika live dhe argëtimi vazhdoi deri natën vonë, disa qytetarë kishin marrë ushqimedhe të gjithë së bashku filluan të kërcenin dhe të zbaviteshin.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat