Ballkani, shqiptarët, serbët...

Amerika

Ballkani, shqiptarët, serbët...

Nga: Skënder Karaçica Më: 19 korrik 2019 Në ora: 17:26
Skënder Karaçica

Presidenti i Francës,Makron në qendër të Beogradit ua tha para syve të regjimit të A.Vuçiq dhe para popullit serb:,,Kosova dhe Serbia janë shtete të barabarta të Evropës,,!

Udhëheqja e Kosovës,duhen të unifikojnë projektin politik dhe kombëtar që në bisedimet vetëm në nivelin teknik me Serbinë të jenë të bashkuar dhe të dalin me qëndrime të qarta sa i përket mos ndarjes së Mitrovicës,asociacioni i komunave serbe në asnjë mënyrë mos të ketë bazë dhe elemente ligjore (ekzekutive),por të ketë statutin sikundër asociacioni i komunave me shumicë apsolute shqiptare në shtetin e Kosovës dhe në mbështetje të Kushtetutës aktuale për pakicat.

Republika e Kosovës nuk ka se çfarë ti japë Serbisë për ndonjë ,,kompensim,,apo siç thotë A.Vuçiq përmes platformës serbe dhe gjithnjë kundër popullit shqiptar dhe shtetndërtimit të Kosovës se në zgjidhjen e çështjes shqiptaro-serbe ne duhet të kompezohemi me diçka,duke aluduar në skenarët e vjetër për ndarjen e Kosovës,që,shteti serb mos të mbetët si humbës.Në këtë tezë nacionaliste të Serbisë, udhëheqja e Kosovës e bashkuar të dalë para faktorit ndërkombëtar BE-SHBA se në vitin 1999,populli shqiptar dhe serb janë ndarë njëherë e përgjithmonë kur Kosova tashmë është bërë shtet i pavarur dhe demokratik me të gjitha të drejtat për pakicat që jetojnë në këtë shtet të ri në këtë pjesë të Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat