Ambasadori Gashi - Këshilltari i Presidentit Meta u takua me Vatranët në Nju Jork

Amerika

Ambasadori Gashi - Këshilltari i Presidentit Meta u takua me Vatranët në Nju Jork

Nga: Beqir Sina - New York Më: 20 korrik 2019 Në ora: 08:31
Ambasadori Gashi takohet me me Vatranët në Nju Jork

NEW YORK: Ambasadori Flamur Gashi Këshilltari i Presidentit Meta, për Çështjet e Rajonit dhe Diasporën Shqiptare në Botë, i cili ndodhet në një vizitë pune në SHBA, në Nju Jork, u takua sot me veprimtar të dalluar të komunitetit - vatranët Elmi Berisha, Sabit Bytyçi dhe Sejdi Hysenaj.

Me këtë rast familja Berisha, të cilët janë dhe pronarët e lokalit luksoz “Trattoria Locanda” në Main Street, qytetin Fishkill- New York, vëllezërit Elmi, Nazmi, Ali dhe Xhaferr Berisha nga Klina e Kosovës dhanë një pritje me rastin e vizitës së Ambasadorit Gashi në SHBA.

Në këtë takim u folë edhe për dorëheqjen e Kryeministerit të Kosovës Ramush Haradinaj , si edhe për krizën politike që ka pllakosur Shqipërinë, rolin dhe kontributin e diasporës shqiptare .

Mikëpritësi i kësaj dreke, bujare shqiptare, N/Kryetari i Rrjetiti të Bizneseve Shqiptare në Botë, z. Elmi Berisha, njëhereshit kryetar i Vatrës për degën e saj Hudson Valley, duke, folur në emër të dy miqve të tij Vatran , anëtar të kryesisë së saj, shprehu keqardhjen e thellë për dorëheqjen e Kryeminstrit Haradinaj : “Dorëheqja e Kryeministerit Haradinaj na ra si “bombë” , tha ai “por ne besjomë se ashtu si dy sfidat e para me drejtësin ndërkombëtare, edhe kësaj radhe Haradinaj, dhe Kosova , do ta kalojnë edhe këtë sprovë duke u përballur me drejtësinë - për të treguar edhe një her pastërtinë e luftës për çlirimin e Kosovës- E cila, ka qenë e shënjët e askush dhe në asnjë mënyrë nuk mundet ta cifëlosi atë pra Luftën e Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës - UÇK-së, luftën për liri e pavarësi”, tha Berisha.

Ambasadori Flamur Gashi - Këshilltari i Presidentit Meta, për Çështjet e Rajonit dhe Diasporën Shqiptare në Botë, mbasi faleminderojë për pritjen, tha se “Çështje të tilla, sa herë që ndodhin, bëjnë atë, që edhe lidhja midis diasporës dhe vëndlindjes të bëhet edhe më e fortë, e mjaft e rëndësishme. Kjo jo vetëm në aspektin historik - por edhe për të treguar atë, që sa shumë Diaspora kontribojë për çështjen Shqiptare,dhe që të jet edhe më e ndjeshme e më e gatëshme në çdo kohë.”

Po ashtu ai foli më pas edhe për rastin Haradinaj, dorëheqjen e tij për të cilën Ambasadori Gashi , theksoj se:”Institucioni i Presidencës së Republikës së Shqipërisë, është fuqishëm në krah te Kryeministrit Haradinaj, dhe në mbrojtje të vlerave të UÇK-së, integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Për këtë Haradinaj, është shembulli më i mirë në ditët e sotme për Kosovën , se si duhet me dinjitet të mbrohet Liria dhe Pavarësia e vendit, e ardhmja e saj Euro-Atlantike”

Ndërkohë, zoti Gashi, duke folur për thellimin për krizën politike në Shqipëri, mbas votimeve të 30 Qershorit dhe mbas dekreteve të Presidentit, theksojë se zgjidhja e kësaj krize duhet të jet kushtetuese dhe gjithë perfshirëse bazuar në parimet demokratike.

“Çdo tendendecë e Kryeministrit Rama dhe kësaj maxhorance për të kapur të gjithë institucionet e shtetit është një regres I cili po e çonë Shqipërinë në monoparititizëm- Në këto rrethana roli i të gjithë forcave demokratike në vend dhe veçanërisht ai i diasporës Shqiptare në botë, duhet të jet në mbrojtje të vlerave të demokracisë, pluralizmit dhe rrugës Europiane të Shqipërisë, të cilat janë të pazëvendësuesheme”, theksoi Ambasadori Gashi.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat