Reagimi i DioGuardit për dorëheqjen e Haradinajt - Bota Sot
Reagimi i DioGuardit për dorëheqjen e Haradinajt

Amerika

Reagimi i DioGuardit për dorëheqjen e Haradinajt

Nga: Beqir Sinaa - New York Më: 21 korrik 2019 Në ora: 14:41
Joe DioGuardi dhe Ramush Haradinaj

Themeluesi dhe udhëheqësi i Lobit të parë dhe të vetëm i shqiptarëve, në Uashington - Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, ish kongresmeni republikan e Nju Jorkut, Joe DioGuardi, në një dekleratë, ka reaguar lidhur me dorëheqjen e Kryeministrit Ramush Haradinaj i cili , është thirrur në Prokurorinë e Posaçme për Kosovën në Hagë, raporton Bota sot.  

Në fund të reagimit të tij, zoti DioGuardi, i cili thotë se ka qenë mjaft kritik ndaj politikanëve shqiptar, shkruan : "Pa marre parasysh se ku qendrojme ne spektrin politik, apo cka mendojme per Ramush Haradinajn, ne kete rast nuk eshte ne pyetje vetem nje individ, por nje shtet qe edhe njehere po vendoset nen llupen nderkombetare per shkak te suksesit te Serbise ne krijimin e nje pariteti fallso ne mes te keqbereseve dhe viktimave te luftrave ballkanike te viteve te 1990-ta.Ai ka kritikuar ashpër edhe Ramush Haradinajn, për të cilin ka treguar se si së bashku me bashkëshorten e tij kishin shkuar në Hagë që ta nxirrnin atë nga Haga, ku po gjykohej për krime lufte".

Për më shumë lexoni dekelratën e plotë të tij publikuar në faqen zyrtare të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, në rrjetin social Fb: 

Sic e dini, Ramush Haradinaj dha doreheqje me 19 korrik 2019 nga pozita e Kryeministrit te Kosoves pasi ai u ftua ne cilesine e te dyshuarit per intervistim nga Dhoma e Specializuar e Prokurorise ne Hage.

Une dhe Roland Gjoni kemi publikuar shkrime qysh ne vitin 2012 ne te cilat kemi ngrite ceshtjen e rihapjes, padrejtesisht, te rastit te Ramush Haradinajt nga Tribunali per Krime te Luftes ne Ish-Jugosllavi me seli ne Hage, i cili Tribulan e kishte shpalle njehere te pafajshem Harandinajn me 2008, por edhe mbajtjes se tij ne paraburgim per rreth dy vite asokohe, si dhe per faktin qe Tribunali kishte komprimituar principet e veta ligjore ne favor te Prokurorise.  Me 29 nentor 2012, Haradinaj edhe per here te dyte ishte shpalle i pafajshem per krimet e supozuara gjate kohes qe kishte qene Komandant i UCK-se ne luften e Kosoves.

Roland Gjoni, ekspert i se drejtes nderkombetare, publikoi shkrimin "ICTY/Gjylata e Hages: Favorizimi i Prokurorise kundrejte Drejtesise"  ne Open Democracy me 9 gusht 2011, kurse une publikova shkrimin "Ramush Haradinaj: Drejtesia e Vonuar eshte Drejtesi e Mohuar," ne Prishtina Insight me 10 Maj 2012. Ju lutem, klikoni ketu per te lexuar shkrimin  e Rolandit dhe ketu per te lexuar shkrimin tim.

Pa marre parasysh se ku qendrojme ne spektrin politik, apo cka mendojme per Ramush Haradinajn, ne kete rast nuk eshte ne pyetje vetem nje individ, por nje shtet qe edhe njehere po vendoset nen llupen nderkombetare per shkak te suksesit te Serbise ne krijimin e nje pariteti fallso ne mes te keqbereseve dhe viktimave te luftrave ballkanike te viteve te 1990-ta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...