KSHA-ja reagon për dorëheqjen e Ramush Haradinajt

Amerika

KSHA-ja reagon për dorëheqjen e Ramush Haradinajt

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 12:49
Haxhi Dautin

NEW JERSEY: Këshilli Shqiptar Amerikan, me bazë në New Jersey, ka reaguar me anë të një letre të cilën KSHA-ja, me President Haxhi Dautin, ia ka drejtuar Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo, dhe Parlamentit Europian.

Në fillim mbasi shkruan për dorëheqjen e Haradinajt, nga posti i Kryeministrit të Kosovës, për t’u përgjigjur në ftesën e tij, për t’u intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Posaçëm të Dhomave të Posaçme për Kosovën, thuhet në të, kjo është hera e dytë që Kryeministri Haradinaj - ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij, si Kryeministër, për të njëjtën shkak, por duke dalë i pafajshëm.

Më tej, në letrën e saj KSHA-ja sqaron se “Hera e parë që dha dorëheqjen ishte në vitin 2005, kur ai u padit nga Tribunali Ndërkombëtar i Krimeve të Luftës, për rolin e tij si komandant i lartë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës".

Dhe, kështu që, në të dy rastet permendet në leter ai është liruar nga akuzat e krimeve të luftës, si i pafajshmëm në vitin 2008 dhe përsëri në vitin 2012.

Pra, duke dëshmuar kështu, jo vetëm pastërtinë e vet, si komnadatë i UÇK-së, por edhe atë të luftës për çlirimin e Kosovës, ngase, ai nuk duhet të konsiderohet më, si një i dyshuar në këto krime të supozuara.

Megjithëse, dorëheqja e zotit Haradinaj thuhet se ndodhi në një periudhë të shtimit të trysnisë ndaj tij për të hequr tarifat ndaj mallrave serbe me të cilat Beogradi vazhdon të kushtëzojë vazhdimin e bisedimeve me Kosovën, Këshilli Shqiptar Amerikan, mendon se dorëheqja e Kryeministrit Hajredinaj, e çonë vendin në një situatë të prekshëme dhe e fut vendin në një udhëkryq simbas saj :”Mbasi, Kryeministri Hajredinaj - ishte ndoshta i vetmi ai që nuk u pajtua as edhe një herë me idenë e presidentit Vuçiç, për të ndarë Kosovën” thuhet në letrën e KSHA-së.

“Me dorëheqjen e z. Hajredinaj, Kosova, do të përballet me vështirësi, dhe, ndoshta edhe me ndonjë ndarje të saj,” po simbas Këshillit Shqiptar Amerikan, the se : “Dorëheqja e zotit Haradinaj mëtutje mund të zvarrisë edhe më tej përpjekjet për ripërtëritjen e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.”

Letra e plotë :

Sekretarit të Shtetit, z. Mike Pompeo,

Po shkruaj për të shprehur shqetësimet tona më të thella, për atë çfarë po ndodh sot në shtetin e Kosovës, kur Kryeministri i saj, Ramush Hajredinaj, dha dorëheqjen e tij nga ky post.

Një arsye kjo për lirimin e tij, nga kjo detyrë(dorëheqja), është për shkak që Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj - njoftoi dorëheqjen e tij pasi u thirr për t’u marrë në pyetje si i dyshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, e cila thotë se po heton krimet e luftës dhe të pasluftës në Kosovë.

Mirëpo, kjo është hera e dytë që Kryeministri Haradinaj - ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij, si Kryeministër, për të njëjtën shkak:

Hera e parë që dha dorëheqjen ishte ajo në vitin 2005, ku ai u padit nga Tribunali Ndërkombëtar i Krimeve të Luftës, për rolin e tij si komandant i lartë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Megjithatë, si në rastin e parë the në të dytin, :Haradinaj, është liruar nga akuzat e krimeve të luftës, si i pafajshmëm, si në vitin 2008, dhe, përsëri në vitin 2012.

Duke dëshmuar kështu, jo vetëm pastërtinë e vet, si komnadatë i UÇK-së, por edhe atë të luftës për çlirimin e Kosovës, ngase, ai nuk duhet të konsiderohet më, si një i dyshuar në këto krime të supozuara.

Me këtë rast duhet të kujtojmë se aktualisht ekzistojnë raste të kriminelëve të luftës, po këta janë në Serbi, dhe, se, për këta nuk po bëhet asgjë për këtë!

Por, në vend të kësaj, për të tretën herë në Kosovë, me thirjen e saj, për për të marrë në pyetje si të dyshuar nga Gjykata Speciale e Krimeve të Luftës, synohet që një personi të rëndësishëm, dhe, të pafajshëm në detyrë të lart shtetrore, pra një Kryeministër, që ka vënë gjithmonë veten dhe familjen e tij, në të mirë të Kosovës, dhe popullit të saj, të thirret për t'u pyetur, si i dyshuar për krime lufte në Kosovë.

Pikërisht, në një kohë që Presidenti serb, Vuçiç, "harakopet" nëpër botë, duke u paraqitur në mënyrë të rreme, si një president modern, dhe duke pretenduar se asgjë nuk ka ndodhur në Kosovë, apo në ish-republikat Jugosllave. Ai po sillet sikur serbët janë viktima, dhe, se NATO-ja, ka qenë agresore ndaj Serbisë!

Synimet e tij janë, që Serbia, ta mos njohë Kosovën.

Ndërkohë, që Kosova ka shtetin e saj, dhe është një vend i pavarur dorëheqja e Kryeministrit Hajredinaj, e çonë vendin në një situatë aqsa të prekshëme, dhe një situatë që e po e çon vendin në një udhëkryq. Kjo, mbasi, Kryeministri Hajredinaj - ishte ndoshta i vetmi ai që nuk u pajtua as edhe një herë me idenë e presidentit Vuçiç, për të ndarë Kosovën.

Me dorëheqjen e z. Hajredinaj, Kosova, do të përballet me vështirësi, dhe, ndoshta edhe me ndonjë ndarje të saj.

Pikat kryesore që duhet të shqyrtohen në rastin e Kosovës:

1. - Të gjenden dhe të dalin para drejtësisë vrasësit e vëllezërve Bytyqi, që janë ende të lirë.

2. - 20.000 gra dhe vajza të reja dhe të moshave të ndryshme, janë përdhunuar nga ushtria e policia serbe, zyrtarët, paramilitarët serb, gjatë luftës, dhe ende askush deri tani nuk është paditur për këto veprime të cilat janë në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare.

3. - Mijëra burra, gra dhe fëmijë, që konsiderohen të humbur, askush nuk di gjë për fatin e tyre! Qeveria serbe kurrë nuk ka dhënë asnjë përgjegji, se kush mban përgjegjësi për zhdukjen e tyre, me aktet të kryera nga ushtria e Millosheviqit ndaj popullatës shqiptare në Kosovë.

4.- Ata shkatërruan jetesën e atyre qindra mijëra njerëzve të pafajshmëm, duke vrarë dhe fëmijët, gratë dhe burrat e të gjitha moshave, pa ju tundur një qerpik. Ata vepruan ashtu të urdhëruar ne Beogradi - për të spastruar të gjithë Kosovën nga shqiptarët, ngase ata larguan me forcë nga shtëpitë e tyre, afro 1 milion shqiptar, duke ua djegur e palçkitur edhe shtëpitë e tyre.

5- Ndërkohë, që dihet se shumica e kriminelëve dhe vrasësve edhe sot jetojnë në liri në Beograd, askush nuk merrt me ata, ngaqë edhe qeveria e Beogradit qendron pas tyre.

Së fundi : A kemi nevojë për një konflikt tjetër në Ballkan? A nuk kemi mësuar ndonjë gjë nga e kaluara e këtij konflikti ? A e meritojnë fëmijët tanë, të cilët përfaqësojnë të ardhmen tonë? këtë situatë!

Ju falënderoj Sekretari i Shtetit, z. Pompeo, për mirëkuptimin tuaj, si dhe çdo ndihmë që mund të ofrohet nga Uashingtoni në lidhje me këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat