Tenori shqiptar Bashkim Paçuku, një zë dhe emër i njohur i skenës botërore, del në mbështjtje të Teatrit Kombëtar në Tiranë

Amerika

Tenori shqiptar Bashkim Paçuku, një zë dhe emër i njohur i skenës botërore, del në mbështjtje të Teatrit Kombëtar në Tiranë

Nga: Beqir SINA Më: 25 korrik 2019 Në ora: 16:31
Bashkim Paçuku

BOSTON  MI :Komuniteti i artistëve shqiptar në Amerikë, i cili ka qenë unik qysh nga dita e parë duke ju bashkuar artistëve, nga Shqipëria, Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, vazhdon të qëndrojë në mbështetje të kolegeve të tyre nga Tirana, që janë vendosur në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, madje duke u përballur edhe me brutalitetin e policisë së Edi Ramës.

Dje, nisi sërish “seriali” i provokimeve të policisë së shtetit, me artistët në mbrojtje të teatrit, ku shteti i Edi Ramës kishte urdhëruar policinë e Lleshit që të rrethojë Teatrin Kombëtar, duke ndaluar artistët dhe njerëz të tjerë që të mbrojnë teatrin.

Regjisori Edmond Budina ka deklaruar die pas atyre ngjarjve të pështira jashtë ambienteve të jashtme të Teatrit Kombëtar, pas tensioneve ku artistët u shtynë dhe u goditën me grushta nga forcat e policisë, tha se kjo që ndodhi sot nuk ka ndodhur as në kohën e diktaturës.

"Kjo ditë është e dhimbshme. Të dëgjosh ose të shikosh atë që ka ndodhur, nuk më ka ndodhur as në kohën e Ramiz Alisë. Policia e diktaturës nuk më ka tërhequr zvarrë si më kanë tërhequr sot", tha Edmond Budina.

Ndërkohë, që dhe përfaqësues të opozitës do të qëndrojnë bashkë me artistët në protestën e tyre për të mbrojtur Teatrin Kombëtar, artistët shqiptar në SHBA dhe Kanada kanë deklaruar në faqen e tyre të internetit se janë fuqishëm në mbështetje dhe përkrahjen e tyre, madje duke e quajtur Ramën një diktator me menatiletet komunist në drejtim të vendit.

Tenori shqiptaro-amerikan me origjinë nga Dibra e Madhe, Bashkim Paçuku, i cili aktualisht e ushtron profesionin e tij në Bostonin - Nolian, i cili  ka një karrierë të gjatë dhe të sukesshme, e cila ka filluar në Ballkan, fillimisht në Shkup, ku ka kryer studimet, në Kosovë, Kroaci, e më pas është shtrirë në disa vende evropiane në një mesazh në rrjetin social Facebook, duke mbështetur kolegët e tij Edmond Budina dhe Kastriot Cipa, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, u drejtohet atyre mes të tjerash me këto fjalë “ Disi më pëlqen ta shkruaj THEATËR, sepse vërtetë më tingëllon puro shqip, vendi ku thuhet fjala: The-atë…..Në këtë godinë është thënë fjala e gdhendur duke ushqyer shpirtin njerëzor e kombëtar, prandaj ngohtësia e kësaj godine nuk ka të zavendësuar.” shkruan  Tenori shqiptar Bashkim Paçuku, një zë dhe emër i njohur i skenës botërore, i cili del në mbështjtje të Teatrit Kombëtar.

Mesazhi i plotë : 

Të dashur Kastriot dhe Edmond, E fillova me Kastriotin nga fakti sepse pata fatin ta njoh edhe personalisht në Dibër të Madhe, por respektin maksimal ushqej apsolutisht njisoj për të dy, pa asnji rezervë. Pa marrë parasysh se me ju i dashur Edmond nuk njifem personalisht, pikërisht falë këtij Theatri dhe veprimtarisë tuaj të ndritur në të, ashtu si edhe të shumë emrave tjerë të mëdhej shqiptarë, keni bë që ky Theatër të merr tingëllimën me timbrin e përsosur që bart në vehte dhe të quhet: Theatri Kombtar. 

Disi më pëlqen ta shkruaj THEATËR sepse vërtetë më tingëllon puro shqip, vendi ku thuhet fjala: The-atë…..

Në këtë godinë është thënë fjala e gdhendur duke ushqyer shpirtin njerëzor e kombëtar, prandaj ngohtësia e kësaj godine nuk ka të zavendësuar. Mbes me shpresë që edhe unë nji ditë të kem fatin e të performoj në këtë godinë, edhe sikur akoma të mos jetë restauruar dhe të shijoj kënaqsinë e ngrohtësisë së nejtë me të cilën ju keni ushqyr dashurinë tuaj për artin skenik e kështu duke lartësur shpirtërisht kombin mbarë.

Në vazhdimsi, duke ndjekur të gjitha përpjekjet dhe sakrificat tuaja, ju përqafoj vllezërisht me shumë respekt e dashuri nga Bostoni. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat