SHBA : “Lights for Liberty” - Vigjilim për të protestuar kundër keqtrajtimit të fëmijëve në burgjet e imigracionit

Amerika

SHBA : “Lights for Liberty” - Vigjilim për të protestuar kundër keqtrajtimit të fëmijëve në burgjet e imigracionit

Nga: Beqir Sina Më: 27 korrik 2019 Në ora: 14:10
Foto ilustrim
Mori pjesë edhe Imami i njohur shqiptar Tahir Kukaj, i cili në 24 qershor 2019 është zgjedhur si përfaqësuesi kryesor i detyrave islame në policinë e Nju Jorkut ose siç njihet ndryshe NYPD Muslim Chaplin
 
STATEN ISLAND NYC : Ishujt e SHBA, N.Y. - Udhëheqësit e të gjitha besimeve, zyrtarët e zgjedhur lokalë të qytetit të Nju Jorkut, përfshirë edhe Imamin Tahir Kukaj, dhe më shumë se 50 aktivistë të komunitetit, u mblodhën të enjten në mbrëmje jashtë oborrit të Kishës Kristiane të “Metodit të Bashkuar Kristian” në Graniteville, për të bërë lutje - dhe ndezur qirinjë, dhe përcjellur me këtë rast mesazhin e tyre të qartë se kushtet brenda burgjeve të imigracionit pranë kufirit me SHBA, nuk do të tolerohen më, shkruan "Staten Island Advance" raporton Bota sot.
Protestën në heshtje e ndoqën edhe disa Avokatët të imigracionit, nga Staten Island, të cilët iu bashkuan me këtë rast qytetarëve dhe liderve fetar të Nju Jorkut, me qirinjtë e tyre, në martin në heshtje me qirinjë ndezur në duar përgjatë Forest Avenue, duke dalë në mbështetje të shumë fëmijëve, që thanë ata se janë përballur me abuzimet e të drejtave të njeriut brenda burgjeve amerikane, ato të ngritura në kufirin midis Meksikës dhe SHBA.
Duke ju referuar shtypit lokal - gazetës së ishullit Staten Island - “Staten Island Advence”, thuhet se kjo Vigjilje u sponsorizua nga Udhëheqja Ndërfetare e klerikve të qytetit Staten Island, Komunitetet e Bashkuar për Respekt dhe Besim, Këshilli i Emigrantëve të Staten Island dhe qendra latine El Centro del Inmigrante.
Në këtë Vigjilje mori pjesë edhe Imami i njohur shqiptar Tahir Kukaj, i cili në 24 qershor 2019, është zgjedhur si përfaqësuesi kryesor i detyrave islame në policinë e Nju Jorkut, ose siç njihet ndryshe NYPD Muslim Chaplin.
Po ashtu midis atyre që morën pjesë ishte këshilltari i Bashkisë së Nju Jorkut, zoti Debi Rose (D-North Shore), i cili tha se burgjet janë në gjendje të mjerueshme ata mbajnë njërëz mbi kapacitet të caktuara të burgosurish dhe tani po arrijnë në mijëra, përfshirë edhe fëmijët që ndajnë ushqimin e tyre me të moshuarit.
"Ne jemi këtu për të folur kundër mizorive të kryera në emrin tonë, me dollarët tonë të taksave", tha Rose.
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat