“Të mësojmë të jetojmë së bashku”

Amerika

“Të mësojmë të jetojmë së bashku”

Nga: Beqir Sina Më: 28 korrik 2019 Në ora: 18:22
“Të mësojmë të jetojmë së bashku”
Fëmijëve në diasporë të ua mësojmë , edhe më shumë shqip, më shumë kulturë, histori e traditë, gjeografi e tjera, dhe të bëjnë edhe atë që fëmijët shqiptarve në diasporë të lidhen edhe më shumë mes njëri tjetrit në vendlindje
 
NEW YORK - DIBËR : Sipas të dhënave që mund të quhen të përafërta, mabsi nuk janë zyrtare, kur flute për shqiptarët në emigracion, mbi emigracionin shqiptar në SHBA, vlerësohet se përafërsisht 500 mijë shqiptarë jetojnë në Amerikë e Kanada.
 
 Vetëm në Nju Jork, e shtetet për reth saj zona e "Tri-Shteshit", simbas disa të dhënave të sakta por jo zyrtare, thuhet se jetojnë dhe punojnë rreth njëqind e pesëdhjet mijë shqiptarë. 
 
Nga këta (150 mijë shqiptar) në zonën e Tri-Shteshit, vetëm dibran thuhet se janë reth 15 mijë, simbas një regjistrimi të disa viteve më parë nga Shoqata Atdhetare Dibra.
 
 Pra, duke marrë në konsideratë këto të dhëna, gjithkujt mendja i shkon te rëndësia e veçantë e këtyre shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, ku me të dreamt quiet edhe një "Shqipëri e Vogël"- "Little Albania"  . 
 
 Shqiptarët e Amerikës, në përpjekjen e tyre të vështirë për t’u integruar, si të gjithë emigrantët në diasporë, duket se e ndiejnë nevojën e mësimit të gjuhës shqipe nga fëmijët e tyre, si një mundësi më e mirë për integrim, apo edhe riintegrim në rastin e kthimit në vendin e tyre  - kthime këto të shtuara në numër kohët e fundit, sidomos në sezionin veror, për shkak të pushimeve verore të prindërve dhe fëmijëve shqiptar nga diaspora.
 
 Shoqata Atdhetare Dibra, dhe komuniteti dibran në Nju Jork, e zonat për reth tij New Jersey, Connecticut dhe Pennsylvania ,e drejtuar nga veprimtar të dalluar në këtë komunitet, me hapjen e shkollave të para shqipe, në Staten Island, New Jersey, Connecticut dhe Pennsylvania, e kan konsideruar prei se kun kan ardhur në Amerikë, si një pjesë majft e rëndësishme e kombit tonë, mësimin e fëmijeve shqiptar me gjuhën shqipe. 
 
  Kjo shoqatë, si dhe shoqatat e tjera të komunitetit shqiptar në SHBA, dhe Kanada, për shumë dekada janë duke punuar në vazhdimësi, edhe me shoqatat e tjera, të komunitetit shqiptar, Xhamit e Kishat shqiptare në zonën e Tri-Shetshit, e shtet e tjera në SHBA dhe Kanada, me hapjen e shkollave shqip, dhe zhvillimin e programve mësiomre, aktiviteteve të ndryshme në ruajtën e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare, dhe atyre lidhjeve me vendlindjen.
 
Shoqata Atdhetare Dibra, komuniteti dibran në Nju Jork, për dallim jo vetëm që është nga ato të parat që ka hapur shkollën shqipe, në Staten Island ,  por ajo ka qenë e vetmja shoqat e komunitetit shqiptar, që vite më parë(1987 -1992) kishte edhe grupin e teatrit të fëmijëve shqiptar në diasporë, në Staten Island - Nju Jork, ku ky komunitet ka edhe përqendrimin më të madh.
 
SHAD the shoqata e tjera në komunitetin shqiptar,  me hapjen e shkollave shqip, zhvillimin e aktiviteteve kulturore, artistike e sportive, i dhanë jo vetëm gjallëri jetës komunitare, por dhe i kushtuan  mjaft rëndësi çdo gjëje kombëtare në komunitetin shqiptar në SHBA.
 
 Mbasi sot, janë të shumtë ata fëmijët shqiptarë, që në Nju Jork, e zonat për reth tij, si New Jersey, Connecticut, dhe Pennsylvania, megjithëse, kanë lindur në Amerikë, ose nga ata që kanë ardhur në moshë fare të vogël, të cilët në saj të këtyre shkollave shqip, qoft atyre në shoqatat e komunitetit, apo në Kishat dhe Xhamitë, për më shumë se pesë dekada, sot flasin, lexojnë e këndojnë mjaft bukur shqip. 
 
 Për këtë arsye, mësimi i gjuhës shqipe, historisë dhe gjeografisë së Shqipërisë, si dhe trashëgimisë kulturore, arritën të trashëgohen dhe të i shërbejnë shqiptarve të Amerikës, si bazë e forcimit të identitetit kombëtar shqiptar, dhe lidhje mjaft të mira me vendlindjen e tyre.
 
Thënë kështu, pak më shqip shkollat shqipe të mësimit plotësues në diasporë kanë zënë një vend kryesor në realizimin e këtij qëllimi të rëndësishëm kombëtar, në mësimin e gjuhës shqipe te fëmjët e diasporës shqiptare. 
 
Këto shoqata me këto shkolla dhe veprimtari për fëmijët shqiptar në emigracion, kanë qenë the vazhdojnë të jenë të përqendruara edhe përpjekjet e vetë emigrantëve shqiptarë, individve të veçantë, dhe verpimtarë të komunitetit, të cilët janë te organizuar në shoqata, dhe kanë mundësuar hapjen e këtyre shkollave dhe shembujt e mirë në këtë drejtim nuk mungojnë, as në Europë, Amerikë, Kanada die Australi. 
 
Këto shkolla të mësimit plotësues,në Amerikë e Kanada, të cilat zhvillojnë mësim një herë në javë, që të gjitha pothuajse funksionoin mbi baza vullnetare.
 
Andaj ato jo vetëm duhet inkurajuar, e mbështetur, por duhet edhe ndihmuar, si dhe falënderuar me këtë rast të gjithë ata mësimdhënës dhe drejtuesit e shoqatave të emigrantëve shqiptarë, që i mbështetën së bashku, me prindërit dhe fëmijët. 
 
Pra, të gjithë ata që me dëshirë e përkushtim kanë vënë në dispozicion dijet e aftësitë e tyre, kohën the vështërsitë e kurbetit, vetëm e vetëm për t’u mësuar fëmijëve shqiptar gjuhën shqipe, historinë e gjeografinë e Shqipërisë, edhe kaq larg përtej oqeanit në SHBA the Kanada.
 
Ndërkaq, duke marrë si shembull Shoqatën Atdhetare Dibra, komunitetin dibran në Nju Jork, dhe zonën me rethe, cila  me mbështetjen e dibranëve, këto ditë ka mundësuar çeljen e një kampingu të vogël më fëmjët e diasporës, dhe atyre të qytetit të Dibrës së Madhe, këto ditë të pushimeve verore, mendojë se ky është edhe një shembull, mjaft i mirë, që duhet të ndiqet  edhe me shoqatat dhe fëmijët të tjerë nga mjaft vende të Europës. 
 
Por, edhe në Kanada, Shtetet e Bashkuara të Amerikës etj, sepse, edhe kështu do të ua mësojnë fëmijëve të diasporës, edhe më shumë shqip, më shumë kulturë, histori e traditë, dhe do të bëjnë edhe atë që fëmijët do të lidhen edhe më shumë mes njëri tjetrit. 
 
Shoqata Atdhetare Dibra, njoftoi sot në statusin e saj në Facebook, se është duke mbajtur një program veror për të integruar fëmjët nga Amerika, që kan shkuar për pushime me prindërit e tyre në Dibër të Madhe, me anë të aktiviteve me fëmijët e qytetit të Dibrës, për mësimin shqip , i cili synon të plotësojë shkollimin e fëmijëve shqiptarë në diasporë, duke u ofruar një shkollim plotësues për shqipen dhe kulturën e vendit të origjinës.
 
“Të mësojmë të jetojmë sëbashku” është motoja e programve verore të planifikuara për fëmijët dibranë gjatë kësaj vere nga Shqoata Atdhetare Dibra në Staten Island - New York,shkruan në statusin e saj në Facebook, SHAD, rapporten Bota sot.
 
Kjo shoqat norton se me qëllim që fëmijët tanë te shoqërohen, argëtohen, rrisin vetëdijen për vlera etike dhe të zhvillojnë të menduarit kritik dhe dashurinë për vendlindjen dhe bukuritë e saj duke filluar nga sot, 27.07.19, dhe në vazhdimësi deri në fund të muajit gusht, çdo të shtunë do të organizohen veprimtari interaktive në bazë të programit etik “Të mësojmë të jetojmë sëbashku” - “Learning to Live Together”, Arigatou International Geneva (https://arigatouinternational.org/…/contact/ethics-education ).
 
Ky aktivitet. simbas SHAD,  u realizua nga Arbana Pasholli, ku në mënyrë vullnetare bashk me Irena Fejsko dhe Dashamire Spahiu pregaditën programin dhe u kujdesën që fëmijët nga Dibra dhe Amerika të argëtohen dhe të punojnë bashkarisht.
 
Programi do të realizohet me angazhimin vullnetar të facilitatoreve të trajnuara në përkrahje të SHAD, thonë ata.
Në fund të këtijë njoftimi në rrejtin social Facebook, organizatorët e programit“Të mësojmë të jetojmë sëbashku” ftojnë të gjithë fëmijët e interesuar që të u bashkangjiten që të mësojnë dhe të argëtohen sëbashku!"
 
Për këtë ata falenderojnë restorant "Drilon" i cili ua ku mundësuar që të shfrytëzojnë hapësirat e restorantit për këtë aktivitet veror për fëmijët dibran.
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat